• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akti Normativ, kompanitë e rindërtimit do të kompensohen për rritjen e çmimeve

15:22 : 24/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Kompanitë e ndërtimit që kanë kontratë publike për rindërtimin me financim të buxhetit të shtetit do të kompensohen nga 5 deri në 30% të vlerës që zënë materialet e hekurit, bitumit, çimentos, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut.

Në total parashikohet që fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit të jetë në vlerën e 7 mld lekëve. Akti Normativ për kompensimin financiar të çmimeve të ndërtimit për shkak të rritjes së çmimeve është botuar në Fletoren Zyrtare.

Në aktin normativ përcaktohet se kompensimi do të zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde të shoqërive me kapital shtetëror të paktën 51% apo me financim të huaj, që përballohen nga fondet e shoqërive me kapital shtetëror, të cilat janë në proces për t’u lidhur përpara hyrjes në fuqi të këtij akti normativ ose në proces zbatimi që nga data 1 janar 2020.

Për të përfituar kompensimin operatorët duhet të dorëzojnë kërkesën, ku duhet të bashkëngjisin vlerën e parashikuar në kontratë për punimet gjatë 2022, vlerën e parashikuar për përdorimin e materialeve të ndërtimit për vitin 2022 si dhe vlera e kërkuar për kompensim.

***

Lexo edhe:

Toronto, 30,000 dollarë kompensim për çdo pasagjer të avionit që u rrëzua në aeroportin Pearson

Si po dështon akti normativ për impiantet e ujërave të zeza

Akti Normativ

Neni 1

Ky akt normativ ka si qëllim përcaktimin e rregullave dhe kritereve për kompensimin financiar të çmimit të hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut në kontratat publike për punë që plotësojnë kriteret e nenit 2, të këtij akti normativ, të lidhura në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për prokurimin publik dhe në kuadër të procesit të rindërtimit, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022.

Neni 2

Fusha e zbatimit 1. Ky akt normativ zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde të buxhetit të shtetit, të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, njësive zbatuese të caktuara në kuadër të procesit të rindërtimit apo të enteve të tjera publike të cilat janë në proces për t’u lidhur përpara hyrjes në fuqi të këtij akti normativ ose në proces zbatimi që nga data 1 janar 2020 dhe që preken nga rritja e çmimit të hekurit, çimentos, bitumit dhe tubave plastikë, për punë të kryera pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ. 2. Ky akt normativ zbatohet për kontratat publike për punë, të financuara me fonde të shoqërive me kapital shtetëror të paktën 51% apo me financim të huaj, që përballohen nga fondet e shoqërive me kapital shtetëror, të cilat janë në proces për t’u lidhur përpara hyrjes në fuqi të këtij akti normativ ose në proces zbatimi që nga data 1 janar 2020 dhe që preken nga rritja e çmimit të hekurit, çimentos, bitumit, aluminit, bakrit dhe zinkut, për punë të kryera pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ.

Neni 3

Përkufizime Për qëllim të këtij akti normativ, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim: a) “Autoritet kontraktor” është autoriteti i cili lidh një kontratë publike për punë të financuara nga buxheti i njësive të përcaktuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si dhe autoriteti përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi, në kuadër të procesit të rindërtimit; b) “Kontrata publike për punë” ka të njëjtin kuptim me atë të përdorur në legjislacionin për prokurimin publik; c) “Kontrata shtesë” nënkupton kontratën mes autoritetit kontraktor dhe operatorit ekonomik, sipas procedurës së përcaktuar në këtë akt normativ, kur miratohet kompensimi.

Neni 4

Situata e veçantë Situatë të veçantë, në kuptim të këtij akti normativ, përbëjnë të gjitha rastet të cilat krijojnë situatë emergjente si pasojë e rritjes së ndjeshme të çmimit të tregut për materialet e hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut, në krahasim me çmimet ekzistuese në momentin e lidhjes së kontratës publike për punë.

Neni 5

Kriteret dhe dokumentacioni për përfitimin e kompensimit 1. Me shpalljen e situatës së veçantë, sipas këtij akti normativ, operatorët ekonomikë, të angazhuar në kontrata publike për punë me fonde të buxhetit të shtetit, të njësive të qeverisjes qendrore dhe vendore, njësive zbatuese të caktuara në kuadër të procesit të rindërtimit ose të enteve të tjera publike apo të shoqërive me kapital shtetëror të paktën 51%, i paraqesin autoritetit kontraktor kërkesën për kompensim, sipas aneksit nr. 1, vetëm për pjesën e kostos që lidhet me rritjen e çmimit të materialeve të ndërtimit, të përcaktuara në nenin 2, të këtij akti normativ. 2. Autoritetet kontraktore shqyrtojnë kërkesën sipas pikës 1, të këtij neni, brenda 30 (tridhjetë) ditëve. Në rast të refuzimit të kërkesës, operatori ekonomik ka të drejtë të ankimojë vendimin në gjykatën kompetente. 3. Shtesa e kontratës hartohet në bazë të rritjes së çmimit në raport me vlerën e këtyre materialeve në kontratën publike për punë. Kjo shtesë duhet të jetë brenda kufirit të përcaktuar në nenin 6, të këtij akti normativ. 4. Autoritetet kontraktore paraqesin shtesat e kontratave të miratuara te ministritë e linjës/ institucionet qendrore, Komisioni Shtetëror i Rindërtimit për kontratat në kuadër të procesit të rindërtimit, bordet drejtuese, këshillat bashkiakë apo këshillat mbikëqyrës të shoqërive publike, të cilat parashikojnë burimet përkatëse për mbulimin e tyre. 5. Kompensimi i fondeve të parashikuara në kontratën shtesë bëhet nga autoriteti kontraktor pas verifikimit të gjendjes së punimeve të realizuara dhe faturës së blerjes së materialeve të ndërtimit, të përcaktuara në nenin 2, të këtij akti normativ, sipas parashikimeve të kontratës shtesë. 6. Me qëllim shmangien e abuzimit, strukturat shtetërore dhe autoritetet kontraktore mund të kryejnë edhe verifikime në vend, në rast konstatimi të pasaktësive në dokumentacionin e paraqitur nga shoqëritë. Për kryerjen e verifikimeve autoritetet kontraktore mund të marrin edhe ekspertë sipas fushave përkatëse. 7. Pas verifikimit, sipas pikës 5, të këtij neni, kryhet pagesa për kompensimin sipas legjislacionit në fuqi. 8. Në rast të përfundimit të situatës së veçantë, fondi i papërdorur nga shtesa e kontratës mbetet në buxhetin e autoritetit kontraktor.

Neni 6

Masa e kompensimit të shtesës së kontratës 1. Kompensimi i secilit prej operatorëve ekonomikë që përmbushin kriteret e këtij akti normativ, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 2, të këtij akti normativ, bëhet në masën nga 5% deri në 30% të vlerës që zënë materialet e hekurit, bitumit, çimentos, tubave plastikë, aluminit, bakrit dhe zinkut në kontratat publike respektive. Në çdo rast, vlera e kompensimit nuk tejkalon masën nga 5% deri në 30% të vlerës të materialeve të përmendura. 2. Shtesa e kontratës sipas kompensimit të materialeve sipas pikës 1, të këtij neni, nuk do të konsiderohet si shtesë kontrate, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik dhe të procesit të rindërtimit. 3. Në rast se operatori ekonomik nuk bie dakord me vlerën e vendosur të kompensimit nga autoriteti kontraktor, kontrata ndërmjet palëve zgjidhet dhe rihapet një procedurë e re prokurimi për realizimin e punimeve të papërfunduara. Gjithashtu, ndaj operatorit ekonomik merret masa e përjashtimit nga procedurat e përfitimit të kontratave publike për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Neni 7

Kohëzgjatja dhe zbatimi 1. Parashikimet e këtij akti normativ zbatohen për aq kohë sa zgjat periudha e situatës së veçantë të krijuar në treg. 2. Hyrja në fuqi e këtij akti normativ konsiderohet edhe shpallje e situatës së veçantë. 3. Përfundimi i situatës së veçantë përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit përgjegjës për infrastrukturën.

Neni 8

Dispozitë kalimtare 1. Për kontratat publike për punë, që do të lidhen pas hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, autoritetet kontraktore duhet t’u referohen çmimeve të tregut për materialet e hekurit, çimentos, bitumit, tubave plastikë dhe në rastin e shoqërive me kapital shtetëror të paktën 51%, duke përfshirë edhe aluminin, bakrin dhe zinkun. Në veçanti për procesin e rindërtimit, autoritetet kontraktore, për materialet e përcaktuara në këtë akt normativ, duhet t’u referohen çmimeve të tregut. 2. Vonesat në zbatimin e kontratave publike, për të cilat shtrin efektet ky akt normativ, si dhe vonesat në zbatimin e kontratave në kuadër të procesit të rindërtimit, që janë në proces zbatimi nga data 1 janar 2020, nuk do të konsiderohen si shkelje e kushteve kontraktore dhe nuk do të aplikohen penalitete ndaj operatorëve ekonomikë.

Neni 9

Hyrja në fuqi Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ANEKS NR. 1

KËRKESË Emri i operatorit ekonomik ____________ NIPT-i: ______________________ Objekti i kontratës/projekti ____________ Kërkesa për kompensim ________________

*Bashkëlidhur kësaj kërkese: – Vlera e parashikuar e punimeve për vitin 2022; – Vlera e parashikuar për përdorimin e materialeve të ndërtimit sipas përcaktimeve të neneve 2 dhe 6, të këtij akti normativ për vitin 2022; – Vlera e kërkuar për kompensim të parashikuar në kontratën shtesë; – Shpjegime të tjera.

Etiketa: AKTI NORMATIVkompanite e ndertimitkompensim

Lajme të lidhura

BOTA

Toronto, 30,000 dollarë kompensim për çdo pasagjer të avionit që u rrëzua në aeroportin Pearson

19:51 : 20/02/2025
AKTUALITET

Si po dështon akti normativ për impiantet e ujërave të zeza

19:32 : 07/11/2024
AKTUALITET

Tërhiqet Qeveria, shefat e spitaleve publike do të punojnë edhe në klinikat private

21:37 : 11/09/2024
AKTUALITET

Ligji për Urdhrin e Mjekëve, VOA: Akti normativ mbi dypunësimin e bluzave të bardha ngre diskutime

21:16 : 02/09/2024
AKTUALITET

Miratohet Aktin Normativ, punonjësit e policisë do të paguhen për orët e zgjatura

18:15 : 28/08/2024
AKTUALITET

Breshëri shkatërron prodhimin e fermerëve në Korçë, kërkojnë kompensim për dëmet

17:20 : 19/08/2024
Para

Motori përplaset ‘kokë më kokë’ me makinën në Greqi, ndërron jetë shqiptari

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com