• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikt interesi, vajza e Luljeta Bozos “dorëzon” tenderin 100 mln lekë

13:30 : 23/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kompania “Studio-Rebus”, me ortake kryesore Ilirjana Bozo, vajzën e deputetes Luljeta Bozo, është tërhequr nga nënshkrimi i kontratës me vlerë 100 milionë lekë të vjetra për projektimin e godinës së re të Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin e Durrësit.

Institucioni arsimor ka njoftuar se “Studio-Rebus” është shpallur fituese, por ajo ka njoftuar zyrtarisht se nuk pranon të nënshkruajë kontratën.

Njoftimi nuk shoqërohet me arsyet e tërheqjes së shoqërisë private, megjithëse fondi që do të përfitonte ishte i konsiderueshëm.

Në foto: Universiteti i Durrësit njofton se shoqëria “Studio-Rebus” është tërhequr nga tenderi 100 mln lekë të vjetra

Megjithatë, duket se “Studio-Rebus” ka reflektuar pas raportimit të publikuar për herë të parë në “Boldnews.al” dhe që më tej mori shpërndarje mediatike, lidhur me zhvillimin e tenderit në shkelje të ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesave”.

Lexo edhe:

LISTA/ Kush janë deputetët që Edi Rama i largoi përfundimisht nga gara e 11 Majit

Skandali “McGonigal”/ Luljeta Bozo: Ky nuk është problem jetik për Shqipërinë

Në fund të Prillit 2022, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës shpalli rezultatet paraprake të tenderit me fond limit 90 milionë lekë të vjetra pa TVSH, e cila, së bashku me TVSH kalonte shumë e 100 milionë lekëve të vjetra.

Në bazë të atyre rezultateve, fituese ishte studio arkitekturore “Studio-Rebus”.

“Boldnews.al” ngriti dyshimet se ky tender është zhvilluar në kushtet e konfliktit të interesave.

Ligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave” parashikon rregulla të ngurta për zyrtarët me funksion “deputet”.

Atyre dhe familjarëve të tyre të afërt, përfshirë bashkëshortët dhe fëmijët madhorë, nuk u lejohet të përfitojnë tendera nga asnjë institucion shtetëror dhe publik në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Por, mesa duket, Universiteti publik i Durrësit nuk e ka pasur të qartë këtë ndalim ligjor dhe ka zhvilluar i pashqetësuar procedurat, duke shpallur fitues të tenderin 100 milionë lekë të vjetra studion që zotërohet në 50 përqind të aksioneve nga Ilirjana Bozo, vajza e deputetes Luljeta Bozo.

Në përfundim të të gjithë procedurave, ‘Studio-Rebus” është shpallur sërish fituese.

Por, siç informon Universiteti i Durrësit, “shoqëria “STUDIO – REBUS” sh.p.k ka njoftuar tërheqjen nga procedura e prokurimit me objekt “Studim Projektim i Godines se re te Fakultetit te Studimeve Profesionale” si dhe tërheqjen nga nënshkrimi i kontratës për këtë procedurë”.

Lexo edhe:

Dyshimet/ Vajza e deputetes Luljeta Bozo fiton tender 100 mln lekë në kundërshtim me ligjin

Etiketa: Ilirjana BozoLuljeta BozoStudio-Rebus

Lajme të lidhura

AKTUALITET

LISTA/ Kush janë deputetët që Edi Rama i largoi përfundimisht nga gara e 11 Majit

08:33 : 13/03/2025
AKTUALITET

Skandali “McGonigal”/ Luljeta Bozo: Ky nuk është problem jetik për Shqipërinë

14:56 : 08/02/2023
AKTUALITET

Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kishin ëndërruar! T’ia dini për nder Edi Ramës

20:55 : 26/11/2022
AKTUALITET

Babë e bir humbën jetën në Shkodër, Luljeta Bozo: Faktikisht atje nuk duhej kaluar

18:52 : 26/11/2022
AKTUALITET

Inxhinierët në protestë, kundështojnë Urdhrin e propozuar nga Luljeta Bozo

11:21 : 06/07/2022
AKTUALITET

Luljeta Bozo: Pas tërmetit, qytetarët kanë marrë vila që as nuk i kishin ëndërruar

13:50 : 28/06/2022
Para
Foto ilustruese

Aksidenti fatal në Bypassin e Fierit, arrestohet shoferi 19 vjeç

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kritikat e Vjosa Osmanit, Macron: Shpresoj që javën e ardhshme të rinisë dialogu

10:46 : 17/05/2025

Rama: Me Macron biseduam për përfshirjen e Francës në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë

10:25 : 17/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Macron: Përballë cinizmit të Putin, besoj se Trump do të reagojë

10:07 : 17/05/2025

Shkodër/ U kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje, procedohen 3 shtetas

09:51 : 17/05/2025

Presidenti francez Macron mbërrin në Kryeministri, pritet nga Rama

09:37 : 17/05/2025

Zjarr në një varrezë automjetesh në Shkodër, digjen tre makina dhe një zyrë pune

09:27 : 17/05/2025

Votat nga emigrantët e Greqisë, nis sot numërimi i 50 mijë zarfeve të lëna pezull

09:19 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com