• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berberi “qethet” nga 2T, 12 mln euro pa garë firmës së vëllait të kreut të Gardës

Tenderi nga ARRSH

10:04 : 21/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Evis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka “qethur” institucion që drejton, duke i dhënë një tender firmës “2 T”. Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, ARRSH ka finalizuar kontratën C, të mirëmbajtjes së rrugëve, ndërsa tenderi është fituar nga firma e vetme në garë që ka marrë rreth 99 % të fondit të akorduar.

Sipas dokumenteve nga Qendra Kombëtare e Biznesit, firma “2T” është në pronësi të Dritan Troksit dhe Artan Sakos. Ky i fundit është edhe vëllai i komandantit të gardës së republikës, Gramos Sako.

Gjithashtu në media, kjo firmë, është aluduar edhe si “ndërtuesi i pallatit të Linda Ramës”. Pas këtyre ndërtimeve, firma tepelenase ka filluar të marrë me “thasë” para publike, teksa së fundmi është akomoduar te drejtuesi i ARRSH-së.

Lexo edhe:

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

Blackberry i Evis Berberit zbardh aferën e tunelit të Llogarasë. Hija e Ballukut në dosjen e SPAK

Faksimile: Firma “2 T” ka garuar e vetme në kontratën C, duke marrë plot 12 milionë euro

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka finalizuar tenderin me objekt “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të tre rajoneve”. bëhet fjalë për kontratën C, “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Juglindor”.

Të gjitha lotet e mirëmbajtjes kanë një vlerë rreth 50 milionë euro, ndërkohë loti 3, ka një vlerë totale 1.455.726.087 lekë me TVSH, ose rreth 12 milionë euro.

Në dokumentet e tenderit shkruhej se kriteret e përzgjedhjes së fituesit ishte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në kost. “Me anë të kësaj bëjmë me dije se, në këtë procedurë /lot kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë të mëposhtëm me vlerat përkatëse si më poshtë: “2 T”.

Vlera e ofruar, ose totali i çmimeve për njësi dhe vlera e pritshme e kontratave, nëse është e zbatueshme, është 1.455.620.460 lekë” thuhej në dokumente. Pra, shumë afër fondit limit, ose mbi 99 % të fondit të akorduar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Pra, në një nga tenderat më të majmë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, paraqitet në garë vetëm një firmë, e cila merr edhe qindarkat e fundit.

Faksimile: Kontrata C ka rrugë në Elbasan, Korçë, Berat e Lushnje, e cila duhet të bëjë edhe sinjalistikën

Në dokumentet shoqëruese, ARRSH parashikon që fituesi i kësaj kontrate, “2 T”, do të mirëmbajë segmentet Elbasan – Qafë Thanë, Dogana Qafë Thanë – Pogradec. Tiranë – Elbasan (e reja), Korçë – Kapshticë, Rrogozhinë – Fier, Rrogozhinë – Elbasan, Pogradec – Dogana Tushemisht. Gjithashtu edhe rrugët Ura Zaranikës (Elbasan) – Rotondo, Lushnje – Berat apo edhe Cërrik – Gramsh.

“Shërbimet që do mundësohen përfshijnë gjithë veprimtaritë, fizike dhe të tjera, që duhet të kryhen nga kontraktori, sipas përputhshmërisë së tyre me nivelet e shërbimit bazuar ne zbatimin e te gjitha specifikimeve teknike” thuhet në dokumente. Më tej thuhet se firma duhet të bëjë punime asfalti, nivelimi i bankinave, rifreskimi i sinjalistikës vertikale dhe horizontale. Por, për sinjalistikën, ARRSH ka bërë tendera të tjerë, duke sjellë mbivendosjen e tenderëve të kryer.

Etiketa: 2Tarrshberberi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Blackberry i Evis Berberit zbardh aferën e tunelit të Llogarasë. Hija e Ballukut në dosjen e SPAK

20:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Balluku u mor e pandehur nga SPAK: Hetimet ndaj saj mund të lidhen edhe me bashkëpunimin me kryeministrin

18:12 : 25/10/2025
AKTUALITET

E “paralizoi” Tiranën nga trafiku, ARRSH njofton se autostradën Vorë-Durrës do e bllokojë vetëm natën

20:27 : 14/10/2025
AKTUALITET

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

20:52 : 12/10/2025
AKTUALITET

Nisin punimet për riparimin e rrugës Vorë-Ura e Dajlanit, segmentet ku do bllokohet qarkullimi

14:58 : 10/10/2025
Para

Aksioni i SPAK/ Sot, masat e sigurisë

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com