• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja/ Dumani: Me pistoletën që më fali Talo i qëllova vëllain, por u bllokua

10:59 : 20/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Vrasja e Bujar Çelës, për hetuesit, është një tjetër krim i Nuredin Dumanit, i realizuar në bashkëpunim me persona të tjerë.

Referuar dosjes hetimore, që prokuroria i ka përcjellë gjykatës, zbardhet edhe dëshmia e Dumanit lidhur me ngjarjen e ndodhur më 17 Shtator. Vetë Dumani pranon se ka marrë në eliminimin e vëllait të Talo Çelës në Brandashesh. Ekzekutimi ndodhi në një lokal, ku viktima ishte ulur për kafe.

Dumani tregon se ka shkrepur pistoletën për të qëlluar taksistin Bujar Çella, por arma është bllokuar. Pistoletën në fjalë, zbulon Dumani në dëshminë e tij, ia kishte falur pikërisht Talo Cella, dikur mik dhe bashkëpunëtor i tiji në disa krime, i kthyer më pas në armik.

Dumani thotë se vrasje erdhi si një hakmarrje për një vrasje të mëparshme. Sipas Dumanit, dy ditë para ngjarjes në Brandashesh, ishte ekzekutuar “miku i tij” Klevis Kapllani në Rrogozhinë. Dhe për Dumanin, autori ishte Talo Çela.

Dumani thotë se për ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës ka marrë 60 mijë euro dhe ia ka ndarë dy bashkëpunëtorëve. Për vetë s’mbajta asnjë lekë, tregon ai.

Lexo edhe:

Akuza e Berishës: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, u gradua zv.drejtor policie në Elbasan

“Blindohet” Rinasi/ Momenti kur mbërrin nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, publikohet VIDEO-ja

Dëshmia

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 Shtator të vitit 2020 dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari ishte se 2 ditë më parë më datë 15 shtator të vitit 2020 u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në ngjarjen e Ramazanit tek servisi i Seit Manhasës vëllait të autorit. Unë u organizova me Enver Diven dhe me Besmir Xhixhën. Komunikova me Erjon Alibej edhe i thashë që do ndërroj objektiv nuk do ti bëj atentat Dine Çamit por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thash Erjonit do t’i jap çunave 60.000 Euro, Enverit dhe Besmirit. Jemi takuar në 16 Shtator me Enverin dhe Besmirin në fshatin Pajovë dhe kemi qëndruar gjithë natën në një arë në Pajovë duke pritur orën 04:00 të mëngjesit pasi Bujar Çela në këtë orë çohej për të shkuar tek autobuzat që vinin nga Greqia dhe pinte kafe aty”, citohet Dumani në dokumentet e prokurorisë.

“Në orën 4:00 kemi shkuar tek shtëpia e Bujar Çelës por na diktuan. Unë së bashku me çunat i shkova para shtëpisë dhe po prisja që të hapej dera e banesës për të dalë jashtë Bujari. Duke qëndruar në pritje vjen pas meje një shtetas të cilin nuk e njihja dhe e pyes kush je ti ? Më tha që jam i shtëpisë këtu. Unë isha veshur me një jelek antiplum dhe i them personit jam i Policisë. I thash çunave, o komandant hajde se na pikasën dhe u larguam. Unë isha me mjetin Mercedes E Class i vitit 2012 i cili ishte e vjedhur…. Pasi ikëm direkt tek kthesa e Cërrikut që të largoheshim nga lagja e Bujarit. U ktheva edhe njëherë bashkë me Besin dhe Enverin tek lokali ku unë e dija që ai e pinte kafen në mëngjes. Për vendndodhjen se ku e pinte kafen Bujari më kishte informuar Eljo Bitri. Eljon e kisha si informator por në këtë ngjarje nuk e dinte që do vritej atë ditë Bujari… Kur jam kthyer nga kthesa e Cërrikut për te lokali që do kryenim ngjarjen, kam ndaluar tek një karburant dhe kam hedhur naftë. Më pas shkova drejt vendngjarjes. Nuk e mbaj mend nëse isha unë para apo makina tjetër. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela në atë moment bëra rreth rrotullimin dhe e ndalova makinën pak më përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën Renault përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën Scorpions 7.65 diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela. Bujari nuk kishte vdekur akoma por unë e doja të vdekur. Meqenëse mua mu bllokua arma që kisha thërras Besin që ishte shofer dhe i thash hajde më sill armën. Më tha ça të bëj, i thash ta godiste në kokë. Ai qëlloi dy herë me pistoletë 9 mm nuk e mbaj mend armën. Jemi larguar direkt pastaj secili me makinë të vetë në drejtim të Peqinit ku unë ika shumë para dhe prita sa të vinin çunat me Renault. Ja bëra me shenjë kur i pashë që të ktheheshin tek vendi ku do digjeshin makinat. Çunat e futën makinën dhe e dogjën dhe që të 2 erdhën te makina ime tip Benz. U larguam deri në Fushë Krujë me benzin….Armët i kemi hedhur në kanal. I kemi hedhur tek rruga dytësore në Plepa tek kanali. Mbas shinave ku është rotondo jemi kthyer djathtas dhe kemi hedhur armët. Nëse shkoj në vendin e ngjarjes mund ta identifikoj vendin. Lekët mi ka sjellë Erjoni nëpërmjet një personi në Vorë ku unë kam nxjerr Enverin dhe Besin të marrin lekët me sa mbaj mend. Erdhën lekët tek unë dhe ja ndava të dyve. Unë nuk mbajta asnjë lek. Të dyve i ranë nga 30.000 Euro për kokë. Unë pastaj u largova për në Kosovë. Arjanit i kam shkruar për këtë ngjarje”, dëshmon Dumani.

Etiketa: Bujar ÇelaNuredin Dumani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akuza e Berishës: Bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, u gradua zv.drejtor policie në Elbasan

12:44 : 13/06/2025
AKTUALITET

“Blindohet” Rinasi/ Momenti kur mbërrin nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit, publikohet VIDEO-ja

17:55 : 11/06/2025
Dashnor Dumani
AKTUALITET

EMRAT/ Deportohet nga Dubai vëllai i Nuredin Dumanit dhe pastruesi i parave të bandës së Çopjave

11:28 : 11/06/2025
AKTUALITET

Alibej: Mikael Qosja i ofroi 2 mln euro Dumanit që të më vriste, ai i kërkoi gjysmën dhe Talon

14:33 : 10/06/2025
AKTUALITET

“200 mijë € për ta sjellë Talon të gjallë”/ “Krymi” në GJKKO: Jam me shkollë të lartë, si u njoha me Dumanin

12:02 : 29/05/2025
AKTUALITET

Dëshmia e Dumanit: Paratë e drogës transportohen me autobusë, shoferët marrin 12% të shumës!

17:05 : 22/05/2025
Para

Zgjedhjet për President/ Balla: PS nuk firmos kandidatët e opozitës

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 15 Qershor 2025

23:05 : 14/06/2025

Vret ish-bashkëshorten shqiptare/ Agresori Nikollaq Hudhra: Bëra atë që duhej

22:54 : 14/06/2025

Media iraniane: Në orët e ardhshme, Irani do të nisë sulme shkatërruese ndaj Izraelit!

22:35 : 14/06/2025

Tragjedia e Air India/ Gabimi në kabinën e pilotit, që mund të ketë kushtuar 241 jetë

22:15 : 14/06/2025

Gjykata e Lartë cakton gjyqtaren që do shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj

21:50 : 14/06/2025

Përplasen dy mjete në Karbunarë, një i plagosur

21:27 : 14/06/2025

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

21:02 : 14/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com