• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bylykbashi: Rama-Alibeaj marrëveshje për të zgjedhur Presidentin që do kryeministri

11:28 : 19/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, akuzoi për marrëveshje të fshehtë mes Alibeajt dhe Ramës për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një pronononcim nga selia blu, Bylykbashi tha se Alibeaj pranoi marrëveshjen që i ofroi Taulant Balla për llogari të Ramës.

Sipas tij, Rama kërkon që kandidatin e tij të preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij dhe ajo t’i sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual.

Deklarata

“Me 18 maj 2017, Basha i fali Ramës zgjedhjet duke pranuar që të mos përdorej koalicioni. Rama ia kërkoi heqjen e koalicionit që ta lejonte Bashën të dilte nga çadra e të hynte në zgjedhje dhe Basha e pranoi marrëveshjen. Dje më 18 maj 2022, pesë vite më pas, u shpall një marrëveshje e re. Taulant Balla i dha të drejtën deputetit Alibeaj që të propozojë kandidatë për President në raundin e dytë dhe të tretë.  Me këtë akt Rama kërkon që kandidatin e tij te preferuar ta sjellë opozita e caktuar prej tij dhe ajo t’i sigurojë 84 votat për ta shitur si president konsensual.  Me marrëveshjen e djeshme Alibeaj ka marrë përsipër t’ia sigurojë këtë.  Alibeaj pranon që Partia Socialiste të caktojë edhe opozitën, por edhe sa herë ka të drejtë opozita të propozojë kandidatë për president.  Alibeaj pranoi marrëveshjen që i ofroi Taulant Balla për llogari të Ramës dhe pa asnjë tagër ka thirrur deputetët e Partisë Demokratike që të legalizojë marrëveshjen e tj personale me Ballën, marreveshje që i siguron Edi Ramës një president kukull me veshje konsensualiteti kallp”, tha Bylykbashi.

Lexo edhe:

“Zgjedhjet, sëmundje autoimune për sistemin shqiptar”, Bylykbashi: Jemi kthyer në pacientë të Venecias

“Dekretimi i datës së zgjedhjeve, nul”/ Bylykbashi: Presidenti shkeli Kushtetutën

“Deputetët e Partisë Demokratike janë të ndërgjegjshëm që përfaqsojnë vullnetet e demokratëve të shprehura nga organet e tyre më të larta përfaqsuese dhe jo vullnete dhe pazare personale. Opozita nuk ka nevojë marrëveshje për të propozuar kandidatë sepse kjo e drejtë është në Kushtetutë. Partia Demokratike e ka përcaktuar qëndrimin e saj të qartë dhe konstruktiv me rezolutë të Këshillit Kombëtar. Partia demokratike e denoncon këtë marrëveshje të pavlerë si një akt që synon të krijojë një opozitë marionetë dhe t’i dorëzojë presidentin Edi Ramës. Presidenti i shqiptarëve duhet të jetë përfaqësuesi real i unitetit të popullit, që vjen nga vullnete përfaqësuese politike bazuar në vote, dhe jo një kukull e një marrëveshje vasaliteti të lidhur në përvjetorin e pestë të një marrëveshjeje famëkeqe”, shtoi ai.

Etiketa: Oerd Bylykbashi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Zgjedhjet, sëmundje autoimune për sistemin shqiptar”, Bylykbashi: Jemi kthyer në pacientë të Venecias

11:37 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Dekretimi i datës së zgjedhjeve, nul”/ Bylykbashi: Presidenti shkeli Kushtetutën

11:40 : 02/10/2025
AKTUALITET

Nuk ishin në seancën e kaluar, betohen 4 deputetë të PD-së

10:21 : 16/09/2025
AKTUALITET

Bylykbashi: Kriminelët intimiduan votuesit! Votat e PD-së janë në kutitë e qytetit të Durrësit

08:48 : 12/05/2025
Lajmet e Dites

‘19% e emigrantëve iu është refuzuar regjistrimi në zgjedhje’, Bylykbashi: Të hiqen barrierat

13:09 : 17/02/2025
AKTUALITET

PS-PD drejt konsensusit për votimin me ID të huaja/ Çështja mund t’i kalojë për zgjidhje KQZ-së

19:59 : 13/02/2025
Para
J. Merritt/Getty Images

Britney Spears tregon si po e kalon këtë periudhë të vështirë pas abortit

TË GJITHA

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025

“Standard i dyfishtë”/ Veliaj: Në Rrogozhinë kryetari i dënuar qëndron në detyrë, unë u shkarkova

16:38 : 31/10/2025

Një krizë e pakuptimtë

16:28 : 31/10/2025

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025

Nga presidenti te politikanët, reagime për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

16:24 : 31/10/2025

39-vjeçari në Pogradec gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, dyshohet për vetëvrasje

16:05 : 31/10/2025

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com