• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbështeti Putin/ Ish-kancelarit gjerman, Gerhard Schröder i hiqen privilegjet

11:39 : 18/05/2022
në BOTA

Në Partinë Socialdemokrate, SPD ka ende anëtarë që i janë mirënjohës Gerhard Schröderit. Për shembull Jo-ja e tij për luftën në Irak pati shumë përkrahës. Ende flitet në këtë parti, se drejtuesja e atëhershme e grupit parlamentar të CDU/CSU, Angela Merkel do t’i kishte dërguar ushtarët gjermanë në luftë. Por pas këmbënguljes së Schröderit për mosdorëzimin e mandateve që ka në koncernet ruse, edhe SPD-së i humbi durimi. Partnerët e koalicionit, SPD, Të Gjelbrit dhe liberalët (FDP) së bashku duan tani t’ia heqin privilegjet ish-kancelarit.

Në këtë kërkesë thuhet, se zyra që ka në dispozicion ish-kancelari në Bundestag do të mbyllet. Po ashtu i kërkohet qeverisë që të verifikojë që privilegjet e tjera të rrjedhin nga detyrimet që vazhdojnë pas postit, dhe jo të jenë të lidhura me statusin. Me këtë vendosen kritere që vlejnë edhe për ish-kancelarët e tjerë dhe ata të ardhshëm.

Kush punon në funksion të postit të tij të mëparshëm, si për shembull ka patronazhe apo mban fjalime e udhëtime diplomatike, mund të mbështetet në burimet që ofron Bundestagu, kush nuk e bën këtë në të ardhmen nuk do t’i gëzojë këto privilegje. Kontratat e vendeve të punës që janë rezervuar për ish-kancelarin në Bundestag do të vazhdohen deri më 19.maj 2022. Personeli i mbetur do të merret me përmbylljen e detyrave të zyrës dhe më pas do të kalojë në poste të tjera.

Schröderit i lejohet truproja

Ish-kancelarit gjerman me sa duket do t’i lejohet truproja. Kjo në rast të vlerësimit të gjendjes së sigurisë për ish-kancelarin sipas Zyrës Federale të Kriminalistikës. CDU dhe CSU kishin kërkuar që ish-kancelarit t’i hiqen edhe pagesat që rrjedhin pas mandatit. Sipas informacioneve të ARD-së, socialdemokratët, Të Gjelbrit dhe liberalët e kanë verifikuar këtë hap nga ana juridike dhe në fund nuk e futën në kërkese, sepse ka shumë gjasa, që kërkesa e Unionit CDU/CSU të mos përputhet me kushtetutën.

Lexo edhe:

SPD kërkon përgatitjen e procesit për ndalimin e AfD

SPD-ja miraton marrëveshjen për koalicion, hap rrugën për Qeverinë e re gjermane

Schröder është kritikuar ashpër në Gjermani, sepse megjithë agresionin rus kundër Ukrainës, ai nuk hoqi dorë nga postet e tij në koncernet e rëndësishme ruse. Ai punon ende për koncernin shtetëror Rosneft dhe shoqërinë e gazsjellësit Nord Stream 2 AG. Në një intervistë të kontestuar për “New York Times” Schröder e vlerësoi luftën si gabim, por nuk u distancua nga miku i tij, presidenti Putin. Më pas kryetarja e SPD-së, Saskia Esken kërkoi që Schröder pas 60 vjetësh anëtarësi në SPD të dorëzojë dokumentin e anëtarësisë./DW

Etiketa: Gerhard SchröderSPD

Lajme të lidhura

BOTA

SPD kërkon përgatitjen e procesit për ndalimin e AfD

10:04 : 30/06/2025
BOTA

SPD-ja miraton marrëveshjen për koalicion, hap rrugën për Qeverinë e re gjermane

15:39 : 30/04/2025
BOTA

Fitorja e Scholz, e pamjaftueshme

20:12 : 23/09/2024
BOTA

Rezultati zyrtar paraprak në Gjermani/ SPD mund me rezultat të ngushtë CDU/CSU-në

08:38 : 27/09/2021
Para

Presidenti i ri/ Socialistët arrijnë marrëveshje me Alibeajn

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com