• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Analiza/ Deputetët mazokistë të opozitës që “duan” President

16:24 : 17/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Çdo deputet i opozitës që vazhdon e merr pjesë në konferencën e kryeatarëve për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të ri të republikës, bën as më pak, as më shumë sesa rolin e një bufoni. Sado propozime që të japin, sado gjëra racionale të duken sikur thonë në formë, sado sfida për mungesën e legjitimitetit të kësaj mazhorance të bëjnë, sërish ata duken qesharakë.

Në thelb edhe Alibeaj edhe Mediu edhe Duma edhe Gjekmarkaj edhe Tabaku që folën sot gjatë mbledhjes që u transmetua live në të gjitha TV informativë nuk thonin gjëra pa sens. Eshtë normale që nëse kërkon të ketë një kryetar shteti konsensual, ai që ka shumicën e votave t’ia lërë propozimin pakicës. Eshtë gjithashtu logjike që po të duash të ndjekësh këtë rrugë, të pranosh që në tre raundet e para pakica të dalë me një emër dhe në seancat parlamentare të votohet kandidatura e propozuar prej saj.

Por ama edhe të gjithë së bashku edhe veç e veç ata që thoshin këto mendime normale nuk dukeshin aspak seriozë, sepse angazhimi i tyre qe i njëjtë me atë të një çilimiu që do ti ndryshojë mendjen një bande që është nisur të bëjë një mëkat.

Ata dukej sikur talleshin me veten e tyre teksa rrinin e dëgjonin Taulant Ballën tu thoshte se PS po u bënte koncesionin maksimal duke i caktuar datat e raundeve në skaj të afateve ligjore. Ata spiropalizoheshin duke dialoguar me Elisën që u thoshte qenë të përçarë ndaj nuk ishin në gjendje të sillnin dot emra. Ata poshtëroheshin kur Lindita Nikolla kthehej në zanatin e vjetër të zyshës, që kur nuk ka përgjigje për pyetjen e një nxënësi, mbyll para kohe orën e mësimit.

Të gjitha këto ndodhin për një arsye të thjeshtë: sepse mazhoranca e ka ndarë mendjen që do e zgjedhë me votat e veta pesidentin dhe do të peshkojë ndonjë idiot të dobishëm që të hiqet sikur ka ngritur proces.

Lexo edhe:

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

Këtë e ka treguar Balla kur bën sikur mërzitet se i kanë hequr PS të drejtën e propozimeve, kur këtë idiotsi se beson askush sepse të gjithë e dinë që rilindja ka numrat për të vendosur e vetme.

Këtë e ka afishuar në mënyrë arrogante Rama, duke thënë se “ne i kemi votat”, se bëri shumë mirë që i votoi ndryshimet kushtetuese në 2008, që sot të mos kishim sot krizë, apo duke predikuar se nuk do pranonte asnjë president propozimi i të cilit do mbante emrin e Berishës.

Pra gjithçka është e qartë se kryeministri e ka ndarë mendjen dhe kushdo që merr pjesë në farsën e tij motivohet vetëm nga ndjenja mazokiste e atij që kërkojnë ta tallin me çdo kusht. As pretendimi se ata po marrin pjesë në proces në mënyrë që të ndërgjegjsojnë publikun për manovrat e shëmtuara të shumicës qeveritare nuk qëndron. Sot kujdo, të madhi e të vogli, i kanë mjaftuar 9 vite pushtet të Ramës për të kuptuar se ai do të kapë gjithçka edhe kur nuk i ka votat, e jo më kur ligji ia lejon ta zgjedhë vetë presidentin. Të gjithë e dinë se ai do ta nxjerrë emrin nga mënga në raundin e katërt. Prandaj edhe pjesmarrja në farsë me justifikimin për ta demaskuar atë është një prezence e turpshme. Ç’do deputet i opozitës që vijon e merr pjesë në këtë estradë nuk është më shumë sesa një klloun. /LAPSI/

Etiketa: DeputetetPDPresidenti

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kuvendi rrëzon kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit

11:19 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Debatet në Kuvend teatër”, Agron Shehaj: PS-PD pazare për të ndryshuar Kushtetutën

11:02 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

PD kërkoi shkarkimin e Niko Peleshit, zbardhet raporti i PS-së për rrëzimin e kërkesës

12:02 : 29/10/2025
Para

Partizani heziton t'i rinovojë kontratën, në Kosovë fërkojnë duart për Alban Hoxhën

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com