• Kontakt
Tuesday, June 23, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 6% në 2021, ndikimi nga interneti në rrjetet fikse

07:52 : 16/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Lexo edhe:

Shqipëria ka çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

Alarmi global për Super El Niño! Sa është rreziku i ndërprerjes së internetit në mbarë botën

Rritja e tregut të shërbimeve fikse reflekton sidomos zgjerimin e vazhdueshëm të tregut të shërbimit të internetit me brez të gjerë. Numri pajtimtarëve me akses broadband fiks në fund të vitit 2021 për herë të parë iu afrua shifrës së 560 mijë pajtimtarëve, në rritje me 10% krahasuar me

Tregu i komunikimeve elektronike u rrit me 6% vitin e kaluar.

Mbështetur në të dhënat e raportuara në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nga operatorët e tregut, të ardhurat totale prekën vlerën e 35.4 miliardë Lekëve ose 292 milionë Eurove.

Kjo shifër është gjithashtu lehtësisht më e lartë krahasuar me vitin 2019, çka tregon se tregu është kthyer në nivelet e para pandemisë. Në rritjen e të ardhurave totale të tregut vitin e kaluar peshën kryesore e ka pasur rritja e të ardhurave të gjeneruara nga ofrimi i shërbimeve të rrjeteve fikse. Volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar arriti në pothuajse 11 miliardë lekë, me një rritje prej 14.5% krahasuar me një vit më parë.

Më shumë se 80% e të ardhurave të tregut të shërbimeve nga linjat fikse gjenerohen nga 7 operatorët kryesorë të tregut, ku kryeson Albtelecom 34%, i ndjekur nga Vodafone me 24%, ASC me 7% dhe ATU, Abissnet, Nisatel dhe Digicom me nga rreth 4%. Operatorët e tjerë, të marrë së bashku, vlerësohet se zotërojnë rreth 20% të të ardhurave të këtij tregu.

Rritja e tregut të shërbimeve fikse reflekton sidomos zgjerimin e vazhdueshëm të tregut të shërbimit të internetit me brez të gjerë. Numri pajtimtarëve me akses broadband fiks në fund të vitit 2021 për herë të parë iu afrua shifrës së 560 mijë pajtimtarëve, në rritje me 10% krahasuar me vitin 2020.

AKEP vlerëson se në vitin 2021 norma e penetrimit të aksesit broadband nga rrjete fikse ishte mbi 77% për familje (në rritje me 7 pikë përqindje krahasuar me 2020 dhe rreth 20% (në rritje me 2 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë) nё raport me numrin e popullsisë.

Diferencat në depërtimin e shërbimit të internetit nga linjat fikse mes zonave urbane dhe rurale megjithatë mbeten të konsiderueshme. Mesatarja e normёs sё penetrimit urban pёr vitin 2021 rezulton rreth 30% e popullsisë, ndёrsa mesatarja pёr rajonet rurale ёshtё rreth 8%.

Bazuar në të dhënat rajonale vërehet se qarqet me normat më të larta të penetrimit urban të internetit nga linja fikse edhe për vitin 2021 ishin Tirana dhe Korça, përkatësisht me nga 43.55% dhe 30.42%. Ndërsa Durrësi është qarku që ka normën më të lartë të penetrimit rural rreth 23%, i ndjekur nga Tirana, Shkodra dhe Lezha me nga 10%.

Në tregun e ofrimit të shërbimeve celulare gjatë vitit 2021 operatorët kanë raportuar një xhiro prej 24.5 miliardë lekë. Segmenti i shërbimeve celulare vazhdon të jetë dominues, me 69% të të ardhurave totale të tregut të komunikimeve elektronike.

Megjithatë, rritja e tregut celular ka qenë ndjeshëm më e vogël krahasuar me atë fiks dhe vlerësohet se xhiroja totale u rrit me 3% krahasuar me një vit më parë.

Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, tregu edhe për vitin 2021 u dominua nga Vodafone Albania, me 51.8% të totalit, i ndjekur nga One Telecommunications me 35.5% dhe Albtelecom Mobile me 12.7%.

Të dhënat e AKEP tregojnë se numri total i abonentëve celularë ose kartave SIM arriti në rreth 3.4 milionë gjatë vitit 2021, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri posedon rreth 1.23 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja e rajonit tё Europës dhe ajo globale, përkatësisht 1.18 dhe 1.11 karta SIM pёr banorё.

Ndërkohë, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё përdorura për të kryer komunikime elektronike gjatë tre muajve të fundit) arriti në rreth 2.6 milionë, me një rritje të lehtë rreth 0.63% krahasuar me vitin 2020.

Për shkak të aksesit më të lehtë në shërbim, tregu i telefonisë celulare paraqitet më i saturuar dhe me hapësira më të vogla për të zgjeruar numrin e abonentëve. Në këto kushte, tregu ka shfaqur një rritje të konkurrencës mes operatorëve për të marrë operatorë nga njeri-tjetri, konkurrencë që, sipas AKEP, në disa raste është shoqëruar në praktika të dëmshme ofertash dhe çmimesh, në kundërshtim me interesin afatmesëm dhe afatgjatë të aktorëve të tregut dhe të konsumatorëve.

AKEP i referohet kryesisht një tendencë drejt ofrimit të çmimeve grabitqare, që mund të ndikojë në rënien e përfitueshmërisë dhe aftësisë për të investuar të operatorëve celularë në të ardhmen./MONITOR

Etiketa: Internetkomunikimtreg

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria ka çmimin më të lartë të paketës bazë të internetit celular në Rajon

14:36 : 19/06/2026
BOTA

Alarmi global për Super El Niño! Sa është rreziku i ndërprerjes së internetit në mbarë botën

12:39 : 27/05/2026
BOTA

Irani vendos rikthimin e internetit

21:04 : 25/05/2026
NDRYSHE

10 gjëra që njerëzit vërtet të zgjuar nuk i postojnë kurrë në internet

19:43 : 25/05/2026
RAJONI

Tregu i përbashkët Evropian, a mund t’i bashkohet Kosova?

22:04 : 21/05/2026
AKTUALITET

Tregtarët e “5 Majit” mes hirit dhe gjobave

21:09 : 14/05/2026
Para

Zgjedhjet për President/ Digjet raundi i parë i votimit, ende asnjë emër

TË GJITHA

U sulmua nga zyrtarët e PS, Spiropali: Kontrolli algoritmik dhe gjuhët e shthurura nuk më frikësojnë

12:01 : 23/06/2026

Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës

11:55 : 23/06/2026

CR7 dhe Portugalia kërkojnë “revanshin”, luzitanët luajnë sfidën e dytë në Botëror kundër Uzbekistanit

11:45 : 23/06/2026

Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

11:39 : 23/06/2026

Zhdukja e Jan Prengës/ Përplasje në GJKKO, mbrojtja kundërshton provat e reja të prokurorisë

11:31 : 23/06/2026

Tabaku: Korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po frenojnë ekonominë shqiptare

11:15 : 23/06/2026

Protestat/ Dhoma Amerikane e Tregtisë mesazh Ramës: Të luftohet korrupsioni dhe të rritet dialogu

11:02 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetgaranti girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgoldenbahisnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş