• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

E para femër që ka arbitruar në Superiore, Emanuela Rusta rrëfen përvojën unike

17:57 : 16/05/2022
në SPORT

Emanuela Rusta ka shënuar një tjetër arritje në futbollin shqiptar. Ajo është arbitrja e parë femër që drejton si kryesore një ndeshje të Kategorisë Superiore, më konkretisht sfidën Skënderbeu-Laçi të vlefshme për javën e 34-t të kampionatit. Paraqitja e saj ka qenë mjaft pozitive duke u shfaqur në lartësinë e duhur dhe duke marrë vlerësimet më të mira për punën e saj.

Tre vite më parë ajo u bë arbitrja e parë femër nga Shqipëria me stemën e FIFA-s, duke thyer kështu abarrierat dhe duke përfaqësuar denjësisht futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Në një intervistë dhënë për Fshf.org, Emanuela rrëfen eksperiencën e saj unike në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar.

Gjithashtu, Rusta flet edhe për objektivat në të ardhmen, ndërsa ka edhe një mesazh për të gjitha vajzat që duan të bëhen pjesë e arbitrimit në futbolli.

– Këtë fundjavë ke gjykuar për herë të parë një ndeshje të kategorisë “Abissnet Superiore”, duke shënuar një moment historik për futbollin shqiptar. Si ndihesh që je arbitrja e parë femër që arrin të drejtosh një ndeshje në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar?

– Nuk do ta lidhja shumë me veten si Emanuela, aq sa do ta lidhja me besimin e dhënë kohë pas kohe për të arritur në këtë nivel. Do të tregohesha e pavërtetë nëse nuk do ta pranoja se ishte një eksperiencë fantastike, për të cilën kam punuar gjatë dhe e kam dëshiruar prej kohësh. “Abissnet Superiore” është një kategori me një nivel tepër të lartë teknik dhe taktik, çka imponon një përgatitje serioze për ta përballuar.

Lexo edhe:

‘Më kanë mërzitur mesazhet seksiste’, Rusta: Arbitërimi është çështje kompetence, jo gjinie

Tjetër arritje për gjyqtaren Rusta, do të arbitrojë ndeshjen e Champions League

– Si e përjetove këtë eksperiencë të re? A je e kënaqur me paraqitjen tënde në ndeshjen Skënderbeu-Laçi?

– Sikurse u shpreha më sipër, nuk mund të mos e pranoj se ishte një eksperiencë nga ato që do ta mbaj mend gjatë. Është një stad i ri për karrierën time tanimë. Mendoj se në tërësinë e saj paraqitja ime ishte e kënaqshme. Gjithsesi, kam nxjerrë konkluzionet e mija mbi atë se çfarë dhe ku mund të bëja më mirë. Është një nivel i cili të lejon të shprehesh dhe përmirësohesh ndeshje pas ndeshje. Edhe ekipet kishin një qasje profesionale, pa me paragjykuar mbi mundësitë e mia për ta përballuar ndeshjen. Loja e zhvilluar ishte fair-play e në këtë kuptim ekipet ma bënë më të lehtë.

– E ndjen se ka ardhur momenti që arbitret femra të jenë më shpesh të pranishme në ndeshje të nivelit të lartë?

– Prezenca e arbitreve femra në ndeshje të këtij niveli ka qenë e vazhdueshme, qoftë në cilësinë e asistentit apo arbitrit. Mendoj se profesionalizimi nuk lidhet me konsiderata të karakterit gjinor. Ka mjaft raste frymëzuese në kampionatet e huaja, të cilat kanë arbitruar edhe finale të Champions League. Nga ana e saj, Shoqata e Arbitrave gjithnjë ka pasur në fokus të saj promovimin e femrave, ndaj kjo nuk është as rastësi dhe as fundi i procesit. Shpresoj se nuk do të jetë e largët dita kur të jemi katër femra që gjykojmë një ndeshje të “Abissnet Superiore”.

– Pas kësaj arritjeje, cili është objektivi yt i ardhshëm sa i përket arbitrimit? Çfarë synimesh i ke vënë vetes?

– Parapëlqej që objektivat t’i kem të mundshëm e të realizueshëm. Do të vazhdoj të punoj po me të njëjtën dëshirë dhe insistim për të qenë pjesë e përjavshme e kategorisë “Abissnet Superiore”. Për rrjedhojë kjo eksperiencë gjykoj se do të më ndihmojë të performoj akoma më mirë edhe në ndeshjet ndërkombëtare. Të jem e sinqertë, objektivi i radhës dhe dëshira është të jem femra e parë që do të gjykojë një ndeshje derbi.

– A keni një mesazh për të gjitha arbitret femra apo për vajzat që synojnë të bëhen pjesë e arbitrimit të futbollit?

– Do t’i ftoja të mos hezitojnë. Ta vlerësojnë si mundësi për të zhvilluar një karrierë ndryshe nga sa mund të jetë diçka më e zakonshme. Megjithëse, në dukje është një ambient kryesisht mashkullor, ndihem e respektuar dhe e vlerësuar për punën që bëj në fushë. Për sa kohë e konsideron si një marrëdhënie profesionale, je korrekte, objektive dhe e përkushtuar, ndihma nuk mungon qoftë nga kolegët meshkuj apo nga shoqata e dizenjatori i arbitrave.

Etiketa: Emanuela Rusta

Lajme të lidhura

SPORT

‘Më kanë mërzitur mesazhet seksiste’, Rusta: Arbitërimi është çështje kompetence, jo gjinie

18:38 : 19/09/2024
SPORT

Tjetër arritje për gjyqtaren Rusta, do të arbitrojë ndeshjen e Champions League

11:06 : 14/09/2024
SPORT

Gjyqtares Rusta i besohet gjysmëfinalja e Kampionatit Europian U-19 për vajza

16:52 : 22/07/2024
SPORT

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta shkruan historinë në Champions League

22:19 : 07/02/2024
SPORT

Dy arbitre shqiptare do të drejtojnë ndeshjen e Champions League për femra

21:12 : 29/01/2024
Para

Kompania amerikane “Linden Energy” pagoi vizitën e Mike Pompeo në Tiranë

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com