• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qindra të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, policia bën bilancin e një jave (VIDEO)

09:51 : 15/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e arrestimeve dhe të shpallurve në kërkim në një javë.

Sipas policisë, në një javë janë arrestuar qindra persona, ndërsa shumë të tjerë janë shpallur në kërkim. Efektivët policorë kanë prangosur shumë persona, në kuadër të shumë operacioneve të zhvilluara.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, në një javë!

Përkushtim dhe vendosmëri, për të parandaluar e luftuar krimin dhe paligjshmërinë. Monitorime intensive me teknologji bashkëkohore për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Lexo edhe:

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

“E kam fiksim”/ U kap me uniformë policie, zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit që hiqej si efektiv

  • Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 537 persona, nga këta: 179 janë arrestuar, 335 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.
  • Janë kapur në total 35 persona në kërkim, nga këta: 32 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Skema”, “Punishment”, “Hill”, “Çekreza”, “Messina”, “Flagranca”, “Camouflage 5”, “Hostel”, “Necklace”, “Hill 2”, “Road Guard 18”, “Informaliteti 4”, “Bogzat”, “Strumi”, “Cross Border”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, “Broke”, “Përfitimi”, “Trajektorja”, “Coruna”, “Gjormi”, “Fushë Malbardhë” dhe “Ndjekja”.
  • Si rezultat i kontrollit masiv të territorit, me dronë dhe me shërbime policore nga toka, për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe trafikimit të lëndëve narkotike, janë finalizuar operacionet policore të koduara “Çekreza” dhe “Hill”, të zhvilluara nga Policia e Tiranës.
  • Si rezultat i këtyre operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe janë sekuestruar 23 kg kanabis, 27 pako me lëndë, të dyshuar narkotike, të llojit cannabis sativa, në formë çokollate, peshore elektronike, 323 fara kanabisi, 92 bimë narkotike, si dhe pajisje që do të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambiente të mbyllura.
  • Si rezultat i kontrolleve të shtuara në pikat e kalimit kufitar, në PKK Kakavije është goditur një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike dhe janë sekuestruar rreth 5 kg heroinë e kokainë.
  • Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 11 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 8 thika, 1 shufër metalike, 1 shkop bejsbolli, municion luftarak etj.
  • Janë goditur 17 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.
  • Janë evidentuar dhe goditur 39 raste të krimeve mjedisore; 2 raste të organizimit të lojërave të fatit; 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe janë sekuestruar 2 automjete, 7 aparate celulare, shuma të konsiderueshme parash dhe 3 mjete të rënda, që shërbenin për transportim inertesh në mënyrë të kundërligjshme.
  • Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 34 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 24 raste. Gjithashtu janë sekuestruar artikuj të ndryshëm, të dyshuar të kontrabanduar dhe bizhuteri.

Policia Rrugore/ Makina inteligjente “Poliscan”, lexuesi automatik i targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjete të tjera të pauniformuara, për të parandaluar aksidentet rrugore.

  • Gjatë kësaj jave janë pezulluar 897 leje drejtimi, nga të cilat: 713 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 109 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 75 për qarkullim në sens të kundërt.
  • Janë arrestuar 76 drejtues mjetesh, nga këta: 39 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 37 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike.
  • Janë vendosur 17.955 masa administrative, si dhe janë goditur, nga Policia Rrugore e Tiranës, 2 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare/Intensifikohen kontrollet në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

  • Gjatë kësaj jave janë kapur 5 shtetas në kërkim, nga të cilët 4 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.
  • Janë proceduar në gjendje të lirë 7 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 3 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 4 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
  • Janë goditur 2 raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar.
  • Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është e vendosur për të parandaluar dhe goditur krimin dhe paligjshmërinë në tërësi, si dhe krimin e organizuar në veçanti dhe në këtë kuadër fton sërish qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë!

Etiketa: 1 javebilancpolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

17:29 : 04/11/2025
AKTUALITET

“E kam fiksim”/ U kap me uniformë policie, zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit që hiqej si efektiv

11:21 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shpërthim me tritol në Kuçovë

09:22 : 04/11/2025
AKTUALITET

I sëmuri mendor sulmon me levë në mes të ditës, institucionet: S’ka qendra trajtimi

22:17 : 03/11/2025
SPORT

Dhunë pas sfidës Flamurtari-Elbasani, tifozët vlonjatë përplasen me policinë (Video)

21:19 : 03/11/2025
AKTUALITET

E kishte fshehur kokainën në tigan, 22-vjeçari shqiptar kapet me drogë në Angli

19:51 : 03/11/2025
Para

S*lmi me 10 të vrarë në SHBA, autori 18 vjeç i veshur me rroba ushtarake transmetoi gjithçka live

TË GJITHA

Gara për Bashkinë e New York! 5 pyetjet kryesore rreth Ditës së Zgjedhjeve

21:12 : 04/11/2025

Vajza 3-vjeçare detyrohet të qëndrojë 7 orë në Bashki për takime me babanë dhunues

21:00 : 04/11/2025

30 familje protestë te Gjykata e Apelit: Duam përshpejtim të seancave për çështjet e pronave

20:48 : 04/11/2025

Kurti flet për incidentin në veri: Sulmet e Serbisë kanë për qëllim disiplinimin e serbëve

20:47 : 04/11/2025

Dosjet Balluku-Veliaj, Koka: Një patate e nxehtë në duart e Ramës, braktisi dhe forumin në Bruksel

20:41 : 04/11/2025

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Shpresojmë të ketë shpejt një qeveri për të zbatuar rekomandimet e Raportit të Progresit

20:39 : 04/11/2025

“U bënë 6 rrugë që nuk ecin”/ Si dështoi trafiku i 4 tonëve drogë mes Dervishajt dhe Alibejt. Zbardhen bisedat

20:14 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com