• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

“Eurovisioni në frikë!”/ Një grup hakerësh rusë po tentojnë të ndërhyjnë në votim

22:23 : 13/05/2022
në BOTA

Hakerët kibernetikë rusë mund të synojnë festivalin Eurovision për të ndaluar Ukrainën të fitojë çmimin kryesor.

Killnet, një grup hakerësh pro-Putin, po sugjeron se do të imobilizojë serverët e votimit në internet, mbi mbështetjen për Kalush Orchestran, që janë përfaqësuesit e Ukrainës me këngën “Stefania” dhe njëherësh favorit për çmimin kryesor. Grupi në fjalë është bërë gjithnjë e më i popullarizuar në të gjithë Evropën pas pushtimit rus të Ukrainës që nisi në muajin shkurt. Rusia ndërkohë sivjet është përjashtuar nga gara e madhe e Eurovisionit, shkruan DailyMail.

Në një postim në Telegram me logon e Eurovisionit, Killnet shkroi: “Nuk mund të votoni në internet”.

“Ndoshta sulmi ynë DDOS është fajtor për gjithçka”, shkruan ata, raportoi The Sun. Të martën, Kalush Orchestra u ngjit në gjysmëfinalen parë të festivalit, të mbajtur në Torino, Itali.

Oleh Psiuk, anëtari themelues i grupit, tha se fitimi potencial i festivalit nga shteti ukrainas, mund të ‘rrisë moralin’ në Ukrainë. “Për vendin tonë është kaq e rëndësishme të kemi fitore në të gjitha mënyrat”, shtoi ai.

Lexo edhe:

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

Kënga e tyre, “Stefania”, përmban vargun: “Unë gjithmonë do të eci drejt teje nëpër rrugë të prishura” – dhe është bërë edhe më domethënëse pas muajve të shkatërrimit të Ukrainës nga forcat ruse. “Çdo vit sistemi i votimit të Eurovision ka një gamë të gjerë masash sigurie për të mbrojtur pjesëmarrjen e audiencës nga ndikimet e jashtme”, tha një zëdhënës i Eurovisionit. “Ky vit nuk është ndryshe”, shtoi ai.

Mbrëmë, Killnet postoi një mesazh duke thënë se për një sulm tjetër ‘nuk ia vlen koha’, raportoi The Sun. Kjo vjen pasi hakerët pro-rusë sulmuan faqet e internetit të disa institucioneve italiane, duke përfshirë senatin, njoftoi të mërkurën agjencia e lajmeve ANSA.

Killnet e mori përsipër sulmin, tha ANSA, i cili synonte gjithashtu Institutin Kombëtar të Shëndetit (ISS) dhe Automobile Club d’Italia, një shoqatë kombëtare e shoferëve. Faqet e internetit të senatit, dhomës së lartë të parlamentit të Italisë dhe ISS u kthyen në internet në orën 20:00 (18:00 sipas kohës lokale). Një orë më parë, ishte e pamundur të qasesh në to.

Kryetarja e Senatit Elisabetta Casellati tha në Twitter se sulmi i hakerëve nuk kishte shkaktuar asnjë dëm. “Këto janë incidente të rënda, të cilat nuk duhen nënvlerësuar”, ka shkruar ajo.Ministria e mbrojtjes, uebfaqja e së cilës nuk ishte e disponueshme, tha në një deklaratë se kjo ishte ‘për shkak të aktiviteteve të planifikuara prej kohësh të mirëmbajtjes që po vazhdojnë në uebsajt’.

Një burim në agjencinë italiane të sigurisë kibernetike tha se ata po punonin me administratat e prekura për të rivendosur faqet e internetit, duke sugjeruar “kundërmasat e para të përshtatshme teknike”. Policia tha se një hetim ishte në vazhdim, por nuk bëri komente të mëtejshme.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, shumë qeveri perëndimore kanë ngritur nivelet e alarmit në pritje të sulmeve të mundshme kibernetike ndaj sistemeve dhe infrastrukturës së IT-së.

Në fund të marsit, kompania hekurudhore italiane Ferrovie dello Stato Italiane (FS) ndaloi përkohësisht disa shërbime të shitjes së biletave nga frika se do të ishte shënjestruar nga një sulm kibernetik.

Në prill, Ministria e Tranzicionit të Ekologjisë tha se duhej të mbyllte të gjitha sistemet e saj të IT-së për shkak të kërcënimeve të jashtme.

Etiketa: europaEurovizioniRusia

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Rusia paralajmëron Trump: Mos rifillo testet bërthamore

15:43 : 30/10/2025
BOTA

Figura të lidhura me Rusinë përpiqen të ndalojnë ekstradimin e mercenarit rumuno-francez

20:48 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
BOTA

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
Para

E trishtë! “Shuhet” aktori i njohur

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com