• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bie numri i të diplomuarve në të gjitha nivelet, tkurrja më e fortë tek 9-vjeçarja

12:13 : 13/05/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, SOCIALE

Në vitin shkollor 2020-21, u diplomuan në arsimin zyrtar 96.005 nxënës dhe studentë, me një ulje prej 2,2%, krahasuar me vitin shkollor 2019-20.

Ulje në numrin e të diplomuarve kanë patur të gjithë nivelet arsimore, 9 vjeçar, i mesëm dhe i lartë, raportoi INSTAT.

Tkurrja më e fortë është shënuar në arsimin 9-vjeçar, duke reflektuar plakjen e popullsisë dhe rënien e lindshmërisë vitet e fundit.

Sipas niveleve arsimore, struktura e diplomimeve në arsimin zyrtar është pothuajse e njëjtë, gjatë tre viteve të fundit shkollor/akademik.

Arsimi Parauniversitar 

Lexo edhe:

No Content Available

Në vitin shkollor 2020-21, në arsimin 9-vjeçar u diplomuan 32.179 nxënës, duke shënuar një ulje prej 4,3%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Nga të diplomuarit në këtë nivel arsimor 52,9% ishin djem dhe 47,1% vajza.

Në arsimin e mesëm u diplomuan 31.136 nxënës, duke shënuar një ulje prej 1,7%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Në këtë nivel arsimor u diplomuan 47,3% djem dhe 52,7% vajza. Në arsimin profesional u diplomuan 3.831 nxënës. Të diplomuarit e arsimit profesional përbëjnë 12,3% të të diplomuarve gjithsej në arsimin e mesëm. Raporti bruto i diplomimit në arsimin e mesëm per vitin shkollor 2020-21 është 79,6%.

Arsimi i Lartë 

Në vitin akademik 2020-21, u diplomuan në arsimin e lartë 32.690 studentë, duke shënuar një ulje të lehtë prej 0,6%, krahasuar me 2019-20. Studentët e diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 54,0% të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 40,8%. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.592 studente femra, ose 66,1% e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë.

Administrim biznesi më i preferuari 

Fusha në të cilën janë diplomuar më shumë studentë në të gjitha programet është “Biznes, administrim dhe ligj” prej 30,0% ose më shumë se një e katërta e numrit të përgjithshëm të të diplomuarve. Fusha e dytë më e preferuar nga meshkujt është “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” me 18,9% të të diplomuarve meshkuj. Ndërsa, nga femrat gjithsej të diplomuara, fusha e dytë e preferuar është “Shëndet dhe mirëqenie” me 18,3% të të diplomuarave.

Analizuar për secilën fushë veças, fushat në të cilat janë diplomuar më shumë femrat krahasimisht me meshkujt janë “Arsim” (82,3%), ndjekur nga “Arte dhe shkenca humane” (79,9%) dhe “Shkenca sociale, gazetari dhe informacion” (79,1%).

Fushat në të cilat janë diplomuar më shumë meshkujt krahasimisht me femrat janë “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim” (64,4%), “Shërbime” (63,9%) dhe “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit” (61,6%).

 

/MONITOR/

Etiketa: Bie numri i të diplomuarve në të gjitha nivelettkurrja më e fortë tek 9 vjeçarja

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
Marrë nga "Instagram"

Fero u kërkon falje publike Noizyt, S4MM dhe Gjikos: Më ka shtyrë Mozziku që t’i shaj, ja pse

TË GJITHA

Italia përfshihet nga vapa ekstreme, 9 persona humbin jetën nga i nxehti përvëlues

21:00 : 04/07/2025

“Ishte djalë i mirë”, Mourinho kujton Jotan: Nuk e dëshironte vëmendjen

20:57 : 04/07/2025

Prej 30 vjetësh vuajnë problemin e tensionit të ulët, banorët e fshatit Rreth-Kale: Na digjen pajisjet

20:53 : 04/07/2025

Bëhet “shkrumb e hi” projekti miliarda dollarësh i Akon për qytetin e së ardhmes

20:50 : 04/07/2025

Nga fishekzjarrët te shfaqja e makinave klasike, si e festojnë amerikanët Ditën e Pavarësisë

20:46 : 04/07/2025

Denoncimi i gazetarit: Pacienti i sëmurë priste që të shiste viçin, për të paguar lekët e operacionit

20:29 : 04/07/2025

E pazakontë/ Verilindja e Turqisë përfshihet nga dëbora, teksa vendi digjet nga i nxehti dhe zjarret

20:20 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com