• Kontakt
Saturday, July 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Cila është gjëja që ju shqetëson më shumë në Shqipëri? Ja si përgjigjet Kim

22:07 : 12/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

E pyetur se cila është gjëja që e shqetëson më shumë nga realiteti shqiptar dhe cila është gjëja që i pëlqen më shumë, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi në “Open” në News24 se “ne jemi krenarë dhe na bën shumë përshtypje ajo që shqiptarët kanë arritur, sidomos në 35 vitet e fundit”.

Ajo tha se ka disa të cilët duan të dorëzohen, të cilët do të thonë se asgjë nuk ka ndryshuar, por se ata janë gabim dhe po përpiqen t’ju vrasin shpresën dhe të ardhmen tuaj. “Dhe ju nuk duhet ta pranoni këtë”, theksoi ambasadorja Kim.

Eni Vasili: Ndoshta nga gjithë eksperienca që keni parë në Shqipëri, cila është gjëja që ju shqetëson më shumë nga realiteti shqiptar dhe cila është gjëja që ju pëlqen më shumë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se ajo që kam vënë re, sidomos këto ditë, është se shqiptarët nuk kanë një imazh të saktë, të përditësuar të vetes së tyre. Mendoj se kur flas me shqiptarët, ju përshkruani vendin tuaj dhe njerëzit tuaj në mënyra të cilat sipas meje tregojnë se ju e shihni veten tuaj nëpërmjet një pasqyre që është e njollosur. Ndaj, si një mike, më lejoni t’ju them çfarë shohim ne: ne shohim një popull i cili është jashtëzakonisht punëtor, të cilët kanë këmbëngulur, të cilët kanë vuajtur, ata kanë vuajtur, 45 vjet diktaturë komuniste të paraprirë nga 500 vjet pushtim nga një perandori. Ne jemi krenarë dhe na bën shumë përshtypje ajo që shqiptarët kanë arritur, sidomos në 35 vitet e fundit. Ju hodhët tutje vargonjtë e diktaturës komuniste. Sfidat mbeten, natyrisht, dhe vendi juaj mund të jetë shumë më tepër se sa është, por mendoni për gjithçka që keni arritur. Mendoni, edhe një here, faktin që jeni anëtare e NATO-s; do të bëheni, do të bëheni anëtare e BE-së dhe çdo shtet anëtar e pranon se populli shqiptar dhe qeveria shqiptare kanë bërë ndryshimet e nevojshme për të qenë anëtare e plotë e BE-së. Ju keni qenë Kryesuese e OSBE-së, një prej organizatave më të rëndësishme të sigurisë në të gjithë Europën. Ju tani uleni, fizikisht, në krahun tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke drejtuar përgjigjen botërore ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo është një çështje themelore, një sfidë e cila do të ketë pasojat e saj jo vetëm për Europën, por për të gjithë botën, në çfarë bote jetojmë, çfarë rregullash vendosen, çfarë sjelljeje tolerohet, kush do të mbahet përgjegjës, si do të mbahen përgjegjës. Përfaqësuesi juaj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së po bën një punë të mrekullueshme në përfaqësimin e vendit tuaj. Ne jemi shumë krenarë. Kur ne shohim këtë vend, ne shohim një vend plot potencial, ne shohim një vend ku kompani si Bechtel, Exxon, Excelerate dhe shumë kompani të tjera duan të jenë këtu. Dhe kjo, jo vetëm sepse kemi një lidhje emocionale. Kompanitë bëjnë llogaritë se ku do të shkojnë për të gjetur forcën më të mirë punëtore dhe kushtet më të mira për fitime, apo jo? Dhe kur ato shohin Shqipërinë, ato shohin një vend ku qartazi ka një forcë punëtore të arsimuar dhe të aftë. Shpresoj që edhe pjesa tjetër e vendit ta kuptojë këtë. Uroj që shqiptarët të vazhdojnë të kenë shpresë sepse edhe ne e kemi atë tek ju.

E di që ka disa të cilët duan të dorëzohen, të cilët do të thonë se asgjë nuk ka ndryshuar. Ata hiqen sikur reforma në drejtësi ka dështuar. Ata pretendojnë se çdo gjë në Shqipëri është e tmerrshme. Ata pretendojnë se bota nuk mendon shumë për Shqipërinë. Ata janë gabim. Ata e kanë gabim. Ata po ju shpërqendrojnë dhe ajo që po përpiqen të bëjnë është që t’ju vrasin shpresën tuaj. Po përpiqen t’ju vrasin të ardhmen tuaj. Dhe ju nuk duhet ta pranoni këtë. Ju duhet të luftoni. Ju duhet ta mbani shpresën tuaj. Duhet të kujtoni se cilët jeni – kjo është toka e Skënderbeut. Këmbëngulni! Luftoni!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

17:17 : 19/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

17:01 : 19/07/2025
RAJONI

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

16:58 : 19/07/2025
AKTUALITET

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

16:45 : 19/07/2025
AKTUALITET

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025
AKTUALITET

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

16:24 : 19/07/2025
Para

Jo vetëm Totti, ja personalitetet e botës së futbollit që do të jenë të pranishëm në Tiranë

TË GJITHA

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë, flakët përparojnë drejt majës së malit

17:17 : 19/07/2025

VIDEO/ Pamjet e sherrit të dhunshëm në Tushemisht, ‘i forti’ i hotel Drilonit dhunon kryeplakun

17:01 : 19/07/2025

Fjalimi fyes kundër UÇK-së/ Igor Popoviç dërgohet në paraburgim, Serbia kërkon lirimin e tij

16:58 : 19/07/2025

Tirana vuan për ujë në kulmin e të nxehtit

16:45 : 19/07/2025

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

16:38 : 19/07/2025

Media britanike: Shqiptari që nuk mund të deportohet tall Ministrinë e Brendshme me makinë 80.000£

16:24 : 19/07/2025

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

16:07 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com