Plani për menaxhimin e parkut kombëtar të Butrintit u diskutua Në emisionin “Opinion” këtë të Mërkurë. E teksa mazhoranca thotë se Butrinti nuk do të jepet me koncesion, studiuesi Auron Tare tregoi se pse e konteston projektin.
Ai tha se Konventa e Unesco-s nuk lejon që qendra të tilla të menaxhohen nëpërmjet fondacioneve. Ai u shpreh se në konsulencën e bërë për këtë plan nuk është marrë asnjë specialist shqiptar, por në vend të tyre janë vënë pastruesja e muzeut dhe një pensionist.
“Ku është kontestimi jo i imi, por i të gjithë pjesëve më të mëdha të arkeologjisë. Parimi, një. Mos shkojmë tek bordi. Parimi. Konventa e Unesco-s e ’72 nuk të lejon që qëndra të tilla të menaxhohen nëpërmjet fondacioneve. I kam kërkuar publikisht meqenëse u bë ky debat, një model. Ministrja në parlament tha Versaja. Versaja doli komplet që menaxhohej nga shteti. Shiko çfarë ka ndodhur. Që ka nevojë për mirëmenaxhim ajo qendër nuk diskutohet dhe jam 100% me kryeministrin e Shqipërisë që është në rrumpallë. Kemi një fond që quhet Fondi Shqiptaro-Amerikan, i cili ka ndërhyrë në ligjin e trashëgimisë kulturore në një vend sovran dhe ministria e ka hequr nga website i vet, por vetë ADF e ka këtu dhe thotë: Kemi bërë ligjin e re, kanë lobuar në parlament, zoti Granof ka qenë atje sipër dhe thotë e kemi bërë ligjin që “the new law” do ta menaxhojë si një shoqëri private”, tha Tare.
“Çfarë ndodh? ADF ndërhyn në ligjin e trashëgimisë, ndryshon disa nene, sjell një kompani nga Anglia me një reputacion normal, nuk kanë shkruar ndonjëherë plane të tilla menaxhimi, megjithatë nuk ka gjë. Bëjnë një plan menaxhimi, i cili kundërshton planin e menaxhimit që ka paguar vetë ADF në ’11-’12 i cili thoshte që Butrinti duhej të menaxhohej nga autoritetet vendore të cilat duhen përmirësuar, por SHTETI. ADF krijon bashkë me zonjën Kumbaro, kjo është çështje e zonjës Kumbaro, zonja Margariti i ka ngelur në derë kjo punë. Kjo është Kushtetuta e Butrintit që e ka prezantuar zoti Granof me zonjën Kumbaro. Shiko çfarë ndodh këtu. E para një herë në konsulencën që është bërë nuk ka asnjë emër të specialistëve shqiptarë. Zero. Butrinti fillon me Riçard Hoxhisin në ’94 dhe mbyllet po me të në 2021. Çfarë mungon? Mundon zoti Ugolini. Nuk ka. Muson Hasan Ceka, mungon Neritan Ceka. Cilin arkeolog ka konsultuar ADF-ja? Për kuriozitet e lexova. E di kush është arkeologu apo arkeologia që është vendosur në Kushtetutën e Butrintit e prezantuar nga ADF-ja? Është zonja Liri Shametaj. Zonja Liri Shametaj është një punonjëse shembullore e Butrintit ka 30 vjet. Është një pastruese shembullore e muzeumit të Butrintit. E dua shumë, ka punuar me mua, më bënte një kafe të mrekullueshme, por është pastruesja e muzeumit. Liri Shametaj. Konsulent tjetër, zoti Asim Canaj, shef i policisë së Sarandës. Zoti Asim është një pensionist që mbjell qepë dhe patate tek bahçja e zyrës sime. Këta kanë dalë në pension dhe mbjellin qepë. Këta njerëz janë tallur me të gjithë ne që kemi dhënë kontributin tonë në Butrint”, shtoi ai.