• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Nisin gërmimet në Serbi, dyshime për një varrezë masive me trupa shqiptarësh

08:20 : 11/05/2022
në RAJONI

Në fshatin Shtaval në komunën e Sijenicës në Serbi, të martën më 10 maj, kanë nisur gërmimet për dyshimet për një varreze masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qeveria e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar nisjen e gërmimeve, njofton REL.

“Gërmimet kanë filluar pasi në fund të javës së kaluar, përmes Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq janë siguruar imazhet satelitore, të cilat në ditët në vijim do të analizohen nga ekspertët, me qëllim të saktësimit të lokacionit të mundshëm të varrezës masive”, thuhet në njoftimin Qeverisë së Kosovës.

Në ditën e parë të gërmimeve vlerësuese, të pranishëm në lokacion nga Kosova ishin përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, ekspertët nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësues nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq si dhe nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur.

“Ekspertët mjekoligjor të Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të qëndrojnë në lokacion për t’i vëzhguar punimet gjatë periudhës në vijim”, njofton Qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, Komisioni për Persona të Zhdukur i Qeverisë së Serbisë, ka thënë se urdhri për nisje të këtij procesi është dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi.

Lexo edhe:

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

“Kërkimi i terrenit është i nevojshëm për të përcaktuar saktë nëse ka mbetje të personave të shpallur si të zhdukur, gjë që u dërgon një mesazh të qartë familjeve të tyre se autoritetet kompetente të Republikës së Serbisë kanë vendosur të kontrollojnë të gjitha informacionet për të gjetur të dashurit e tyre”, thuhet në njoftimin e Komisionit për Persona të Zhdukur të Qeverisë së Serbisë.

Fshati Shtaval në Serbi ku dyshohet se ekziston një varrezë masive. Deri tek vendimi për gërmime në këtë lokacion erdhi pasi Komisioni i Qeveritar i Kosovës për Persona të Zhdukur ofroi informacione për dyshime për varrezë masive.

Autoritet serbe thanë se kërkimi i terrenit do të zgjasë deri në përcaktimin dhe sqarimin e fakteve që janë të nevojshme për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të një varri të mundshëm masiv.

Kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, Veljko Odaloviq, kishte paralajmëruar zhvillimin e gërmimeve në këtë lokacion më 27 prill të këtij viti. Më 27 prill, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, kishte akuzuar palën serbe se nuk ofron informacione për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

“Do të duhej të ishte [çështje] humanitare, por unë nuk e di që është trajtuar si humanitare ndonjëherë. Kaq pak ka dhënë informacione Serbia për Kizhevakun dhe Rudnicën… Dhjetë vjet kanë kaluar ekipet tona, në të dyja lokacionet në Serbi, për shkak se Serbia bën lojëra me dhënien e informacioneve të sakta se ku janë varrezat masive, derisa na kanë ardhur imazhet satelitore prej vendeve mike të Kosovës, që të mund t’i gjejmë”, thotë Hoti, pa specifikuar se për cilat vende e ka fjalën.

Hoti kishte thënë se Serbia ende vazhdon “lojën” duke mos dhënë informacione. Zyrtarët kosovarë kishin ngritur vazhdimisht dyshime për ekzistimin e një varreze masive në fshatin Shtaval të Serbisë.

Ky fakt ishte forcuar edhe më shumë kur në Kizhevak, në komunën e Rashkës afër kufirit me Kosovën, më 16 nëntor 2020 u gjetën eshtrat e një numri të civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Ky ishte lokacioni i pestë në Serbi ku u gjeten trupa të kosovarëve të vrarë në luftën e viteve 98-99. Sipas të dhënave të organizatave joqeveritare, në varrezat masive në Serbi janë gjetur trupat e rreth njëmijë kosovarëve të vrarë.

Rreth 1,600 persona të tjerë ende mbesin të zhdukur në Kosovë, kryesisht nga komuniteti shqiptar.

Etiketa: masiveSerbivarreze

Lajme të lidhura

BOTA

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

11:15 : 05/09/2025
BOTA

A u cenua siguria e Kosovës nga çifti i dyshuar për spiunazh?

09:07 : 05/09/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Gjermania/ Serbi arrestohet në Morinë, po tentonte të hynte në Shqipëri

13:01 : 02/09/2025
BOTA

A do t’i blejë Serbia aksionet ruse në NIS?

08:50 : 25/08/2025
RAJONI

DW: Dhunë gjatë protestave në Serbi: Si po reagon BE-ja?

09:17 : 24/08/2025
RAJONI

Vuçiç fton protestuesit në debat publik mes tensioneve dhe akuzave për dhunë

15:00 : 22/08/2025
Para

Njihuni me “hakerat ukrainas që po luftojnë Rusinë nga shtëpitë e tyre”

TË GJITHA

Vazhdon drama! Fero-Arbenitës: Ti v*ave babain tënd

19:10 : 05/09/2025

102-vjeçari sfidon moshën, ngjitet në malin më të lartë të Japonisë

18:57 : 05/09/2025

Eklipsi Hënor, tre shenjat e zodiakut që do të ndiejnë ndikimin e tij

18:43 : 05/09/2025

Britani/ Starmer riorganizon qeverinë, emëron zv.kryeministrin e ri

18:38 : 05/09/2025

Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, dy të vde*ur dhe dy të pla*osur

18:26 : 05/09/2025

Izraeli godet një kullë në Gaza, 27 të vdekur

18:17 : 05/09/2025

Mediat turke: Ernest Muçi largohet nga Besiktasi, ja ekipi i ri

18:13 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com