• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të varfrit në mbijetesë, buka, vaji, bulmeti dhe sheqeri rritje vjetore nga 14% -24% në prill

07:49 : 10/05/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Shpenzimet e familjeve shqiptare për blerjen e produkteve bazë të shportës, si bukë, vaj, bulmet dhe sheqer janë rritur me ritme dyshifrore në prill nga 14 deri në 24 për qind, duke ushtruar presion të lartë sidomos tek buxhetet e familjeve të varfra.

INSTAT raportoi se ritmet e rritjes së çmimit të bukës u intensifikuan më tej gjatë prillit, teksa çmimet ishin 16.7% më të larta se prillin e kaluar. Rritjen më të lartë e pësoi çmimi i vajit, i cili muajin e kaluar ishte 24.2 për qind më e i lartë se vjet në prill.

Pas vajit rritja më e lartë ishte për çmimet e vezëve dhe të bulmetit me rreth 17%. Çmimet për këto produkte po rriten ndër tjerash prej problematikave që po kalon sektori i blegtorisë ku po vihet re një rënie e madhe numrit të krerëve vitet e fundit. Ndërkohë gripi që ra këtë pranverë në pularitë më të mëdha në vendit në Durrës uli ndjeshëm ofertë për vezë në treg duke ndikuar në rritjen e çmimit.

INSTAT raportoi se çmimet e ushqimeve në prill u rriten mesatarisht 10% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Por Banka Botërore në një vlerësim të fundit për ecurinë ekonomisë në Rajonin e Ballkanit vuri në dukje se inflacioni zyrtar në Shqipëri pasqyron më shumë inflacionin e të pasurve teksa inflacioni i të varfërve (20% e popullsisë) që jeton me të ardhura të ulëta paguan një faturë më të shtrenjtë se raportimet zyrtare.

Familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve, ndaj shtrenjtimi i tyre më shumë gjasë do të përkeqësojë mbijetesën e tyre. Shqipëria ka rreth 640 mijë njerëz që jetojnë ne varfri, me më pak se 5.4USD në ditë, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë me varfërinë më të madhe në Rajon ndonëse me rënie të djeshme nga viti 2020.

Lexo edhe:

Shqiptarët lënë bukën, rrisin konsumin e makaronave

Rritja abuzive e çmimit të bukës/ Qytetari: Çmimi mund të arrijë deri në 20% më Shumë

Përveç artikujve ushqimor çmimi i karburanteve në prill u rit me mbi 22 për qind. Kjo rritje përveç efekteve negative tek përdoruesit ndikon gjerësisht tek të gjithë konsumatorët duke rritur çmimet e prodhimit dhe shërbimeve që përdorin si lëndë të parë naftën dhe gazin.

Çmimet e mallrave, sidomos të shportës së ushqimeve pritet të jenë të larta edhe gjatë periudhës afatmesme për shkak të deformimit të zinxhirëve të furnizimit fillimisht nga pandemia Covid-19 e pastaj nga lufta në Ukrainë.

Shtetet kudo në botë po miratojnë paketa ndihme për të amortizuar goditjet e valës së çmimeve tek shtresat në nevojë, por qeveria shqiptare për shkak të rendimentit të ulët fiskal dhe borxhit të lartë nuk po mundet të shpërndajë fondet e nevojshme në një gamë të gjerë të popullsisë që vuan nga varfëria./Monitor/

 

Etiketa: bukabulmeti dhe sheqeri rritje vjetore nga 14% -24% në prillTë varfrit në mbijetesëvaji

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët lënë bukën, rrisin konsumin e makaronave

08:09 : 01/05/2025
AKTUALITET

Rritja abuzive e çmimit të bukës/ Qytetari: Çmimi mund të arrijë deri në 20% më Shumë

14:35 : 19/04/2025
SHENDETI

Vaji me të cilin gatuani çdo ditë mund të jetë ‘kancerogjen’

22:21 : 18/04/2025
AKTUALITET

Ironia e Lutfi Dervishit: Bukën do ta blini, cirku falas!

14:12 : 12/04/2025
AKTUALITET

U favorizua Lirim Fezollari/ GJKKO zgjat edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për dosjen “Buka”

13:20 : 02/04/2025
AKTUALITET

Dosjen “Buka”/ Dështon seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, mungon gjyqtari

10:45 : 10/03/2025
Para

Zgjedhja e Presidentit, sot mblidhet Konferenca e Kryetarëve

TË GJITHA

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë

13:35 : 09/05/2025

Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen

13:25 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com