• Kontakt
Saturday, September 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gjekmarkaj ironizon Ramën: Festë e madhe në Asamble, ministreshat plot nur…

09:06 : 08/05/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti Agron Gjekmarkaj, ka komentuar mbledhjen e Asamblesë së të Partisë Socialiste, të zhvilluar ditën e sotme.

Në një analizë të gjatë, nuk kanë munguar edhe notat ironike.

“Ministreshat si ministreshat plot nur, hare e përkushtim kujdeseshin për më të moshuarit ! Muzhaqi me Bilalin shpërndanin ujë me kanë dhe kafe me tabaka”, shkruan Gjekmarkaj.

“Socialistët u mblodhën në Asamble. Si gjithmonë ardhja e Liderit ishte një festë e madhe. U gëzua i madh e i vogël. Ulsiu, Dritani dhe Alketi ishin vënë në rradhë me mjekrat e tyre të krehura e të rritura me kërshërinë se kush i ngjet më dukshëm dhe me shpresën që i gjati do ti keqyrte me endje këta dishepuj , të rritur përmes betejash politike dhe intelektuale.

Klosi i cili ka kohe që se rruan mjekrën e ka ënde të padenjë për konkurs dhe ishte fshehur menjë anë. Ditmiri i cili është në faze delikate rikuperimi u përpoq të mos binte në sy dhe ja doli. I përunjur hyri, i heshtur ja mbathi ,ja ka parë sherrin mjaftueshëm zhurmës dhe vëmendjes. Zëvendësi i Ramës Ben Ahmetaj i cili ishte informuar që Kryeministri do mbante një fjalim kundër Spakut që të mos kishte konflikt interesi dhe mos të shndërrohej në rezervuar që mbledh shikime vendosi ta ndiqte nga televizori. Neper dhomë bënte vara vinga e fliste me vete ” kupa me kap kupa pa kap dreqi të hëngërt o i mallkuar Spak”

Lexo edhe:

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët e Piranjave (Video)

“Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë”, ish-prokurori: Ja qytetet me rrezikshmëri të lartë

! Damua para se të merrte fjalë këndonte me zor e ultazi ” gomarica vjen vërdallë herë sjell qumësht herë llallë! Qerrata e shkuar qerratait duke parë në ç’kohra të turbullta jetojmë , nën stres qe po merrte dhe vëmendjen e Ahmetajt i ra shkurt si lexoi vetë të gjitha por i ndau përgjegjësitë me Blerinën.

Ministreshat si ministreshat plot nur, hare e përkushtim kujdeseshin për më të moshuarit ! Muzhaqi me Bilalin shpërndanin ujë me kanë dhe kafe me tabaka. Majko pak si i habitur i ringjallur “së vdekurish” u buzëqesh të gjithëve me ëmbëlsi si për tu thënë:

“Mos u ngrys prej dëshpërimit

Dhe jetë e dashuri e lot.”

Niko i rrethuar nga gratë e partisë ndihej si i bekuar dhe ju thoshte “eh moj shoqëni çdo ishim ne pa Edi Ramën!? Në moshë të dashurisë kur mbusha 30 vjeç unë ende do shisja rroba të marra në kurbet”! Shqipëria s’do kishte “akademinë e barinjve dhe librin e blegtorëve pa të” klithi Krifca dhe u skuq lehtazi në mollëza! Po mi po por ato monopolet shiko ti në bujqësi u dëgjua zëri i Braçes si pickim grerëze. As Butrinti nuk do të dilte në selamet tha Ikonomi, ndërsa Margeriti ktheu kokën mënjanë gjithë avashllëk e përtesë. Evis Kushi nuk u ndie po pshëretiu lehtë aq se nuk u kuptua në qe pshëretime mërzie apo pasthirrme gëzimi. Në kalanë e Elbasanit e kanë mësuar që të “mos bëjë ish pa pasur pula”! Mimi mendonte ” dhe lis bota kish ndërruar” me 29 vota në çante kqyrte idhtazi të parin që mbi zulmen presidenciale hodhi akull nga podium i kuvendit. Sapo Lideri u ngjit në foltore hija e zeze ra mbi sallë. As mizë as nerv nuk lëvizte pos ca pika djerse nga kokat e kryetarëve të bashkive që binin si mjalti nga anë e kosheres. Dvoranin nëse ndokush ja ka propozuar për President e hodhi në arenë që ta bëjnë copash të uruarin dhe ai të lajë duart me bash rakie.

Mbi Spakun gjëmoi e sokelliu siç di ai , si zë i epërm e sovran që gjykon drejtësinë, popullin, partinë dhe opozitën. E ndau me ritmin e një rrote mulliri të mirën nga e keqja, të shkuarën nga e ardhmja. Komisioni që ishte ngarkuar për të ndërtuar identikitin e Presidentit ndihej si i pushuar nga puna pas ditëve të lodhshme neper Shqipëri duke kuvenduar me amvisa , bujq , peshkatarë, mësues , studente, veteranë e të tjerë.

Mbledhja mbaroi. Tao me Gramozin iken të hanë “kërmë” për dreke dhe nuk dukeshin të mërzitur, shumë shumë ndienin nostalgji paradhënie për Ahmetajn e Damon.

Lindita iku në shtëpi me parimin “gjithçka që nuk thua qar e ke” ! Elisa me solemnitet të palexueshëm e përcolli gjithë atë zallamahi. Klotilda buzëqeshte pa përtesë para dhe pas. Klosi me xhymertllek ftoi Manastirliun Krifcen dhe Etildën për një akullore që ëmbëlsia të kthehej mbi gjyryket e tharë. Etildës rrezet e diellit po i shkrinin akulloren në tas por jo melankolinë që ajo furi i shkaktoi. Ndërkohë karvani kryeministror me bori e zyrna kaloi atypari dhe faji ra mbi ta si tis”, shkruan Gjekmarkaj.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët e Piranjave (Video)

19:39 : 13/09/2025
AKTUALITET

“Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë”, ish-prokurori: Ja qytetet me rrezikshmëri të lartë

19:29 : 13/09/2025
BOTA

Sirena alarmi në Poloni, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër/ PAMJE

19:06 : 13/09/2025
AKTUALITET

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin arkeologjik në sukses

18:54 : 13/09/2025
AKTUALITET

Qeveria e re/ Lubonja: Vazhdimësi e frymës autokratike të Ramës me ministra kukulla

18:39 : 13/09/2025
AKTUALITET

Çfarë ndodh me Diellën në rast korrupsioni? Ironia e Gjokutaj: Do e pushkatojnë…

18:27 : 13/09/2025
Para

Jep efekte marrëveshja e ekstradimit Shqipëri-Spanjë, 7 të arrestuar në pak ditë/ Emrat

TË GJITHA

Sinan Idrizi dhe Refik Halili dhunojnë gazetarët e Piranjave (Video)

19:39 : 13/09/2025

“Fiset Bajri dhe Lici po tentojnë të hyjnë në politikë”, ish-prokurori: Ja qytetet me rrezikshmëri të lartë

19:29 : 13/09/2025

Sirena alarmi në Poloni, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër/ PAMJE

19:06 : 13/09/2025

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin arkeologjik në sukses

18:54 : 13/09/2025

Qeveria e re/ Lubonja: Vazhdimësi e frymës autokratike të Ramës me ministra kukulla

18:39 : 13/09/2025

Çfarë ndodh me Diellën në rast korrupsioni? Ironia e Gjokutaj: Do e pushkatojnë…

18:27 : 13/09/2025

I arrestuari për krime lufte në Kosovë dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 shqiptarëve

18:12 : 13/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com