• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksidentet e shumta në vend, Gledis Nano urdhëron kontrolle intensive nga Policia Rrugore

21:20 : 08/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka urdhëruar marrjen e masave të menjëhershme, pas aksidenteve që kanë ndodhur në Tiranë dhe rrethe gjatë orëve të fundit.

Nano ka dhënë urdhër për kontrolle intensive nga Policia Rrugore, si dhe monitorim të situatës.

Njoftimi:

Siguria Rrugore

Nisur nga aksidentet e ndodhura ditët e fundit, në disa qarqe të vendit, me pasoja për jetën, si dhe nga aksidenti i mesditës së sotme në Tiranë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka kërkuar reflektim të menjëhershëm të strukturave të Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, por dhe të strukturave të Rendit e Shqiponjave, me qëllim koordinimin e veprimeve për evidentimin dhe ndëshkimin e të gjithë drejtuesve të automjeteve, që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, konkretisht:

Lexo edhe:

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

Në dhënien përparësi të këmbësorëve në vijat e bardha dhe aty ku ato mungojnë, që nuk respektojnë tabelat e shpejtësisë, ata që nuk vendosin rripin e sigurimit, për ata që përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, për ata që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të atyre që përdorin mjetet me xhama të riveshur pa u certifikuar, ata që kryejnë gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, dhe ata drejtues motomjetesh që nuk përdorin kaskën mbrojtëse.

Drejtori i Përgjithshëm, nëpërmjet një telegrami urgjent për stukturat, ka kërkuar që drejtuesit e strukturave Policore të jenë në krye të shërbimeve, për ti organizuar dhe orientuar, që të fokusohen në ato shkelje që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, Drejtor Nano, ka urdhëruar ngritjen e një grupi inspektimi nga Departamenti i Sigurisë Publike për të kontrolluar, analizuar dhe evidentuar mangësitë, si dhe për të marrë masa konkrete ndëshkimore, për personat përgjegjës për aksidentet e ndodhura, apo për rezultate të dobëta në punë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon edhe njëherë bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të Policisë Rrugore, apo për mosveprim a plogështi në veprime, duke i siguruar për reagim të menjëhershëm dhe të ashpër, ndaj çdo drejtuesi mjeti dhe ndaj secilit punonjësi Policie, që me mosveprimet e tij, cënon rëndë sigurinë e jetës në rrugë.

Njëkohësisht Nano falenderon median dhe inkurajon ato që të bëjnë publike çdo shkelje të rregullave të qarkullimit dhe të kontribuojnë sëbashku në rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Prej orës 20:00 në të gjithë vendin kanë nisur kontrolle intensive, patrullime e monitorime, që do jenë të përditshme dhe jo me fushata, duke përdorur të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore, që tashmë Policia Rrugore ka në përdorim.

Etiketa: aksidentetnanourdher

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

19:36 : 27/09/2025
AKTUALITET

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025
AKTUALITET

Spektakli politik, psikologjia e turmave dhe trauma shoqërore

20:52 : 03/08/2025
AKTUALITET

Konsumi i alkoolit dhe i lëndëve narkotike shtohet gjatë sezonit veror, mjekja: Të rinjtë janë më të shumtë

20:42 : 10/06/2025
AKTUALITET

Rama urdhër socialistëve: Asnjë debat me opozitën në media!

17:53 : 23/04/2025
AKTUALITET

3 urdhër arreste për drejtuesit e Policisë Rrugore në Tiranë, mes tyre shefi i Qarkullimit (DETAJE)

13:42 : 19/04/2025
Para

VIDEO/ Faraoni shtang Milanin, Verona në avantazh

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com