Paratë e pista kanë qenë prej kohësh një burim investimi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Oligarkët dhe zyrtarët e huaj kanë udhëtuar në Dubai me shumë të mëdha të parash, për të blerë shtëpi dhe për të treguar jetën e tyre në rrjetet sociale.
Mysafirët në një hotel në qendër të Dubait vitin e kaluar mund të kenë rastisur në ashensor me një mafioz turk që po qëndronte në Dubai. Por pjesë e listës personave që kanë investuar në Dubai janë edhe shqiptarë.
Nuk është as e pazakontë dhe as e paligjshme që shtetasit e huaj të posedojnë prona në Dubai, por kur bëhet fjalë për investime “offshore” atëherë historia ndryshon. Kjo është zbuluar gjatë një investigimi nga një rrjedhje e madhe e dokumenteve konfidenciale për pronat e të huajve në Dubai.
Dokumentet ka nxjerrë në pah pronarët e vilave luksoze, apartamenteve dhe kompanive në këtë qytet. Dokumentet të cilat kanë rrjedhur në publik tregojnë se njerëz të inkriminuar nga një numër i madh vendesh në botë kanë regjistruar atje pasuri të paluajtshme në vlera milionëshe, raporton abcnews.al.
Me vilat buzë plazhit, hotelet luksoze dhe ushqimet e mira, qendra e shkëlqyer e biznesit në Emiratet e Bashkuara Arabe është një magnet për para, të ligjshme dhe të pista. Dy vite më parë, Task Forca e Veprimit Financiar (FATF), organi kryesor në botë kundër pastrimit të parave, i kërkoi Emirateve të Bashkuara Arabe të ndërmarrë “reforma themelore dhe të mëdha” për të goditur krimin financiar.
Gjatë ditëve në vijim do të shihet nëse vendi ka bërë përparime të mjaftueshme. Nëse jo mund të shtohet në “listën gri” të vendeve problematike. Vendimi pritet deri më 4 mars. Lista aktualisht përfshin 23 vende. Kjo nuk nënkupton se vendi do të gjobitet, por ndoshta nënkupton kosto për bankat.
Diçka e tillë do të dëmtonte gjithashtu reputacionin e Emirateve të Bashkuara Arabe si një qendër financiare e mirëadministruar. Zyrtarët e Emirateve janë të vetëdijshëm për problemin. Vendi madje ka shumë ligje dhe rregullatore përkatëse por ato rrallëherë zbatohen.
Nga viti 2013 deri në vitin 2018 janë regjistruar vetëm 50 ndjekje penale dhe janë dhënë 33 dënime për pastrim parash. Një pjesë e problemit është rrjeti i ngatërruar i juridiksioneve të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Një federatë prej shtatë emiratesh por të bashkuar në një entitet të vetëm shtetëror, ka gjithashtu dhjetëra zona në të cilat jetojnë të huajt dhe lejohen të kenë pronësinë e plotë të kompanive. Fatf vlerësoi 39 regjistra të ndryshëm të korporatave në vitin 2020. Disa bënë vetëm kontrolle të përcipta për firmat nën juridiksionin e tyre.
Në nivel federal, agjencitë nuk kishin një bashkëpunim të ngushtë me njëra-tjetrën apo me homologët e tyre të huaj.
“Ne kishim nevojë për një platformë për integrimin,” tha Khaled Balama, guvernatori i bankës qendrore.
Qeveria ka bërë progres drejt ndërtimit të një të tillë, falë regjistrimit të të dhënave për vendin dhe zonat ku jetojne të huajt. Ahmed al-Sayegh, një ministër që punon në ministrinë e jashtme, thotë se 92% e firmave kanë deklaruar informacionet në lidhje me pronësinë përfituese.
Diçka e tillë është rritur: nga 2019 në 2021 Emiratet e Bashkuara Arabe ndoqën penalisht 254 raste të pastrimit të parave, me 220 dënime (15 të tjera janë ende në pritje). Qeveria konfiskoi asete me vlerë 625 milionë dollarë vitin e kaluar. Stafi në divizionin e krimeve financiare të bankës qendrore është dyfishuar.
Gjatë kohëve të fundit janë arrestuar zyrtarë të profilit të lartë, si për shembull rasti i një burri nga Emiratet, i cili u arrestua në Londër në dhjetor për transferimin e e 100 milion paund nga Britania në Dubai.
Problemi më i madh, megjithatë, është modeli i biznesit të vendit. Dubai (një nga shtatë emiratet) u detyrua të diversifikonte ekonominë e tij dekada më përpara se fqinjët ta bënin këtë. Por industritë që tërheqin më tepër paratë e pista janë ndërtimi dhe pronat, të cilat përbëjnë 15-20% të PBB-së.
Core, një firmë kërkimore, vlerëson se vetëm në Dubai janë ndërtuar 251,000 shtëpi nga 2011 në 2021, duke përfshirë 37,000 vitin e kaluar.
Ritmi i ndërtimeve të reja tejkalon rritjen e popullsisë.
Për kriminelët, kjo është mënyra e duhur për të pastruar para. Zyrtarët afganë blenë vila me vlerë 2 milion dollarë në Palm Jumeirah, një ishull artificial në Dubai. Të dhënat për pronat të publikuara në vitin 2018 nga c4ads, një OJQ britanike, përfshinin një sërë personalitetesh, duke përfshirë një ish-ministër nafte nigerian të dënuar për korrupsion në Francë dhe disa përfitues të luftës që kishin marrëdhënie të ngushta me Bashar al-Assad, diktatorin e Sirisë.
Të paktën shtatë persona të sanksionuar nga vendet perëndimore për trafik droge, terrorizëm dhe të ngjashme kishin prona në Emiratet e Bashkuara Arabe..
Një industri tjetër e rrezikshme është ari. Në vitin 2019, ato përbënin importin më të madh të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pjesa më e madhe e tij transportohet në fluturime komerciale dhe shitet në tregun e arit të Dubait, raporton abcnews.al.
I ashtuquajturi ari “artizanal” shpesh kontrabandohet nga vendet e huaja, duke i privuar qeveritë nga honoraret, pasi shitet në Dubai, ai mund të rieksportohet si ari i Emirateve. Por pavarësisht kësaj, qeveria ka miratuar disa reforma domethënëse. Deri kohët e fundit, vetëm institucionet financiare duhej të raportonin transaksione të dyshimta.
Rreth 12,500 firma jofinanciare i janë shtuar tani sistemit të raportimit të bankës qendrore.
“I gjithë vendi, jo vetëm institucionet financiare, por edhe pasuritë e paluajtshme, sektori i arit, tani është pjesë e sistemit kundër pastrimit të parave,” tha Sayegh.
Tregtarët e metaleve të çmuara dhe bizhuterive duhet të raportojnë vlerën e transaksioneve me vlerë mbi 55,000 dirhemë (14,974 dollarë); autoritetet po diskutojnë një kërkesë të ngjashme për agjentët e pronave.
Nëse vendet e tjera kanë probleme të ngjashme, Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu kanë disa veçori. Linja midis sektorit publik dhe atij privat është e paqartë. Të njëjtat familje mbretërore që udhëheqin politikën dhe zgjedhin rregullatorët kanë në pronësi gjithashtu biznese të mëdha.
Bankat shtetërore dhe këmbimi valuator kanë qenë të lidhura me skema të mëdha të pastrimit të parave. Pastrimi i parave dhe sanksionet iraniane në Dubai nuk janë vetëm fitimprurëse për Emiratet.
Por shërbejnë gjithashtu si ajo që një diplomat e quan “një politikë sigurimi”, duke ndihmuar në mbrojtjen e Dubait nga tensionet në Gji. Nëse fatf-ja heq dorë nga reformat që Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërmarrë dhe e përfshin vendin në listën gri, siç presin shumë, ndikimi ndoshta do të jetë i kufizuar.
Banka qendrore shpreson se besimi në industrinë financiare “mbetet i lartë” dhe bankierët janë dakord. Dubai do të mbetet një magnet për para. Pyetja është nëse pjesa më e madhe e parave do të vazhdojnë të jenë të pista.