• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Të paktën 23 gazetarë të vrarë në luftën e Ukrainës

17:06 : 06/05/2022
në BOTA

Që kur Rusia nisi agresionin në Ukrainë, të paktën 23 gazetarë kanë humbur jetën, sipas një organizate gazetarësh. Të paktën shtatë prej tyre u vranë në detyrë, thotë Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve. Lufta në Ukrainë ka lënë mijëra të vdekur. Mes tyre janë të paktën 23 gazetarë, disa prej të cilëve janë vrarë ndërsa mbulonin luftën, sipas Unionit Kombëtar të Gazetarëve në Ukrainë.

“Profesionistët e medias janë drejtpërdrejt në shënjestër të forcave sulmuese. Këtë e vërteton vdekja e kolegëve tanë, fotoreporterit Maksim Levin, Alexandra Kuvshinovës nga Fox News dhe të tjerëve. Këtë e vërteton dëshmia e atyre që patën fatin të mbijetojnë. Makina e një fotoreporteri zviceran kishte shenjat e medias e megjithatë kjo nuk i pengoi forcat ruse të qëllonin, ta grabitnin, t’i merrnin pajisjet dhe paratë”, thotë për Zërin e Amerikës, Sergiy Tomilenko i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës.

Gazetarja Oksana Baulina, u vra nga një goditje me raketë pranë një qendre tregtare në Kiev ndërsa ishte në detyrë. E njëjta qendër tregtare ishte bombarduar nga forcat ruse një ditë më parë. Kolegu i saj Anton Naumliuk kujton incidentin. “Aty kishte vetëm punonjës të ndihmës së shpejtë, gazetarë dhe disa kalimtarë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve thotë se është e vështirë të provohet se gazetarët dhe personeli i medias po vriten si kundërpërgjigje ndaj raportimit të tyre.

“Mund të themi vetëm nëse gazetarët janë vrarë ndërsa ishin duke raportuar apo duke bërë punë të lidhur me gazetarinë. Kështu, mund të themi se të paktën shtatë gazetarë, vdiqën teksa po raportonin; ata punonin si gazetarë kur ndodhi. Por ka shumë raste të tjera që duhet të hetohen”, thotë Carlos Martínez de la Serna i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

Carlos Martínez de la Serna e pranon se gazetarët po rrezikojnë, por thotë se ata po luajnë një rol jetik në dokumentimin e agresionit rus.
“Ata po sjellin dëshmi të agresionit të tmerrshëm. Ata gjithashtu po dokumentojnë, po lënë dokumente të qarta për brezat që do të vijnë, për të pasur një dëshmi të asaj që ndodhi”, thotë ai.

Anastasia Stanko kishte punuar me fotoreporterin Maksim Levin, i cili u vra në Ukrainë në mars. Ish-kryeredaktorja thotë se falë materialeve foto dhe video, bota e sheh luftën ashtu siç është.

“Disa nga gazetarët qëndruan në qytetet e pushtuara, në qytete të rrethuara. Ata po përpiqen të dërgojnë informacion nga ato zona, për të shpëtuar njerëzit”, thotë ajo. Edhe pse disa gazetarë kanë humbur jetën dhe janë arrestuar, qindra të tjerë mbeten në rajon, duke njoftuar për luftën në Ukrainë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025
AKTUALITET

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025
BOTA

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025
KULTURE

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025
Para

Protesta e heshtur/ Nesër në orën 08:00 ndizen qirinj para godinave të Komisariateve të Policisë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com