Mbledhja e thirrur nga Enkelejd Alibeaj me deputetët e PD-së po vijon me debate, ndërsa po diskutohet lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit dhe negociatat me socialistët.
Gjatë diskutimeve, deputeti Kreshnik Çollaku ka mbështetur procesin e negociatave, duke kërkuar që demokratët të shkojnë pa komplekse.
Ndërsa deputeti Saimir Korreshi ka kërkuar që të propozohet një emër për President.
Debatet
Alibeaj: Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda grupit parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale për informimin tuaj për ecurinë e deri tanishme dhe shkëmbimin e mendimeve. Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit. Ka një tentativë për të përçarë edhe Grupin Parlamentar, edhe pse gjate ketij muaji kemi berë përpjekje serioze për të bashkuar grupin. Nuk e kuptoj dot këtë sjellje dhe është një tjetër akt përçarës. Secili nga anetaret e ketij grupi kane bere perpjekje për të mos lejuar përçarjen e partisë. Refuzoj me forcë çdo te tentativë për ndarjen e partisë, dhe me gjithçka kam në dorë do bëj çmos që kjo mos të ndodh.
Geshtenja: Edhe pse ne e dime qe Rama i ka numrat ne duhet te marrim pjesë në proces duke vendosur kritere te sakta se kush duhet te jete presidenti. Para opinionit publik ne nxjerrim 1 2 3 ose 4 kandidate potenciale qe kane reputacion ne opinionin publik. Duke sfiduar mazhorancen me kandidate me intgritet. E sigurte qe qytetaret do te na vleresojne per kete zgjidhje. Kushti im eshte qe presidenti te jete nje Anti komunist qe nuk shitet e nuk blihet.
Kreshnik Çollaku: Duhet të marrim pjesë në tryezën për të zgjedhur kandidatin për President, pa komplekse. Të jetë figurë me integritet.
Saimir Korreshi: Të propozojmë një emër për president, Presidenti që ne besojmë që bën, duhet patjetër që të marrim pjesë në reformën territoriale.
Salijani: Shoh përpjekje për të ndarë partinë. Duhet të ulemi me kryesinë e grupit dhe të vijnë gjithë deputetët, nuk ka sens, kërkohet autorizim për tu ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Duhet të shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi kur të jenë të gjithë. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi grupi dhe në grup parlamentar, jo fakt i kryer. Reforma territoriale dhe zgjedhore absolute për ne