• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sërish protestë në Rrugën e Rinasit, banorët kundërshtojnë qarkullimin me një sens

10:19 : 03/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Për të dytën ditë radazhi, banorët që jetojnë pranë rrugës së Rinasit kanë dalë në protestë duke bllokuar aksin.

Ato protestuan rreth dy orë kundër vendimit të ARRSH-së për kalimin me një sens.

”Nuk mund të na izolojnë fshatin. Nëse ke një të sëmurë më parë duhet të shkosh në Shkodër pastaj ta çosh në spital. Qendra administrative Nikël është inekzistente”, tha një prej banorëve.

Mes banorëve dhe policisë pati momente tensione, kur efektivët shtynë protestuesit për të liruar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Banorët lajmëruan se do protestat do të vijojnë nëse qarkullimi në rrugën e Rinasit nuk rikthehet me dy sense lëvizje.

Lexo edhe:

No Content Available

“Nëse nuk hapet rruga deri nesër, s’do çojmë fëmijët në shkollë dhe do bllokojmë aeroportin ‘Nënë Tereza’. Ne kemi të drejtë që të udhëtojmë. U bëj thirrje komunitetit të ruajmë qetësinë. Në krahun tjetër i bëj thirrje qeverisë se kërkesat tona janë legjitime dhe të drejta, është problem i yni jetik. Ne do të vendosim sanksione. Nga nesër nëse nuk do të hapet rruga, nuk do të lejojmë fëmijët që të shkojnë në shkollë. Të gjithë banorët kanë të drejtën legjitime të bllokojnë dhe aeroportin e Rinasit. Kërkojmë shkollën, ambulancën dhe tokën bujqësore. Me atë tokë jetojmë, ajo del jashtë përdorimit, çdo gjë”, tha një tjetër.

“Për të dalë për të blerë një bukë, duhet të bëj 25 km. Duhet të iki në Fushë-Krujë, se s’kam nga dal. Të vijë ambulanca, s’ka ku futet. Nuk kam zgjidhje, jam në burg me ajrim. S’kemi si e bëjmë ndryshe. Fëmijët nuk kanë nga ikin për në shkollë. Jemi një nga fshatrat më të rregullt, s’kemi pasur probleme as në 97-ën. S’kemi as ujë as drita. Sa të bjerë një pikë shi, ikin dritat, jemi të penalizuar. Jemi 690 votues, plus fëmijë. S’po kërkojmë asgjë tjetër, kërkojmë vetëm lëvizje brenda fshatit”, u shpreh një tjetër protestuesi.

Duke filluar nga data 1 Maj e këtij viti, të gjithë ata që udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin udhëzimet më të reja që ka bërë publike nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. ARRSH ka vendosur që për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Arsyetimi i autoritetit për vendimin është se në rrugën që të çon drejt Aeroportit të Rinasit, pas periudhës së Covid 19, është rritur edhe fluksi i fluturimeve, si pasojë edhe qarkullimi i mjeteve, duke sjellë probleme për udhëtarët për të kapur linjat e fluturimeve në orarin e caktuar.

Lexo edhe:

Protesta në Rinas, policia përplaset me banorët (VIDEO)

Etiketa: banorët kundërshtojnë qarkullimin me një sensSërish protestë në Rrugën e Rinasit

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Danimarka do të asgjësojë mbi 1 milion vaksina kundër Covid-19

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com