Anëtari i Këshillit Kombëtar Aldo Bumçi ka folur për Kuvendin e 30 prillit, duke thënë se bashkimi i demokratëve është proces, por duhet kohë që të bashkohet edhe pjesa e mbetur e deputetëve me Komisionin e Rithemelimit.
I ftuar në A2, Bumçi u shpreh shpresëplotë që bashkimi i PD-së do të ndodhë dhe se deputetët përfaqësojnë demokratët dhe ata duhet të njohin shumicën, pasi karriera e tyre nuk vendoset as nga Berisha dhe as nga këshilli, por nga rregullat e lojës për të cilat duhet të bien dakord.
Për Bumçin nuk ka të humbur nga Kuvendi i 30 prillit, por sipas tij opozita por organizohet për të gjetur rrugën e vërtetë.
Bumçi: Nga 11 dhjetori, 18 dhjetori e në zgjedhjet e 6 marsit janë përfshirë rreth 40 mijë anëtarë të PD. Kjo është trupa aktive e PD dhe nga ky aspekt, partia është e bashkuar. Në lidhje me deputetët janë bërë hapa para një pjesë e madhe e tyre janë përfshirë në degë, kanë zhvilluar takime me Rithemelimin, unë prisja që shumica të ishin pjesë e këtij Kuvendi, por kjo nuk ndodhi.
Dhe unë kam besimin se një pjesë madhe e deputetëve i janë bashkuar qëndrimit tonë, por kanë kërkuar më shumë kohë dhe unë shpresoj që ata të shohin situatën. Grupi parlamentar ka mbajtur një qëndrim që nuk është politik, por nga presioni a shumë arsye por nuk mund të flas në emër të tyre. Deputetët përfaqësojnë vullnete politike dhe ata përfaqësojnë demokratët, nuk mund të përfaqësosh një votues anonim pa përfaqësuar demokratët.
Le t’u japim kohë, ata po vinë. Janë takuar me Berishën dhe anëtarët e komisionit të Rithemelimit dhe në deklarata publike janë shprehur që ishin për tërheqjen nga gjykata dhe shtyrjen e procesit zgjedhor, nuk ishin dakord me Alibeajn për ta çuar çështjen në gjykatë. Ata janë opozitarë kanë bërë beteja, dogjën mandate, qëndruan në protesta disamujore.
Deputetë janë përfaqësues të PD demokratë dhe kanë të drejtë të mbështesin një alternativë dhe kjo s’është e thënë të jetë Berisha, por duhet të njohin shumicën, ose nëse nuk e njohin është përsëri vendimi i tyre. Njohja e shumicës dhe parimeve se Karriera nuk vendoset as nga Berisha e as nga këshilli, por nga rregulla që i japin hapësirë çdo njeriu. Do jenë demokratët në rrethe që do vendosin. Pro duke lënë pas betejën tonë të brendshme dhe në opozitë me Ramën, do e bëjë më të lehtë bashkimin e opozitës. Beteja jonë ndaj Ramës do të shkrijë edhe ato diferenca që ekzistojnë por thjesht të biem dakord për rregullat e lojës.
Unë nuk shoh të ketë të humbur është një opozitë që po organizohet pas trazirave të brendshme po gjen rrugën e vërtetë. Kemi një opozitë që përfaqëson vlerat e mbështetësve të saj. Është në një proces, ku po i japim formë PD dhe strukturave të saj si nga aspekti organizativ duke tejkaluar problemet e brendshme dhe ofertës si; politikës e programeve. Do të shohim një PD që merret me opozitën e funksionin e saj dhe jo çështjet e brendshme. Janë vendosur disa gurë themeli që kanë të bëjnë mbi parimet e opozitës, që janë anëtarët e partisë që vendosin mbi kandidatët që i përfaqësojnë, një parti që shfrytëzon të gjithë anëtarët.
Kemi të vërtetuar që kandidatë për kryetar bashkie u zgjodhën nga anëtarët nga këto qytete dhe ky është ndryshim rrënjësor dhe zgjedhja e kryetarëve të degëve nga anëtarësia. Kemi një parti ku anëtari është autoritet dhe vendimmarrës. Lejohen fraksionet, karriera nuk përcaktohet nga kryetari, largimi i kryetarit nëse humb zgjedhjet. Nuk ka ngërç, por ka hapësirë për çdo njeri.