• Kontakt
Sunday, October 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Autobusi përfundoi në Lanë, dyshohet se shoferit nuk iu përgjigjën frenat

13:14 : 02/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Ngjarja e rëndë që u shënua të premten në mbrëmje në Tiranë, ku një autobus ndërqytetës, i mbushur me udhëtarë, për pak sa nuk u kthye në tragjedi, po hetohet intensivisht nga Prokuroria e Tiranës.

Janë një grup ekspertimi dhe hetimi që kanë marrë përsipër verifikimin e të gjitha fakteve të mbledhura prej tri ditësh për të mësuar se çfarë vërtet ndodhi atë moment të frikshëm për dhjetëra persona që kishin marrë autobusin e Unazës për t’u kthyer në destinacionet e tyre.

Janë siguruar një sërë pamjesh, gjendje autoteknike e mjetit-autobus si dhe janë si dhe janë siguruar një sërë dëshmish në lidhje me momentin që për fat nuk rezultoi fatal.

Sipas të dhënave paraprake që ka siguruar Panorama ka dyshime që mjeti autobus dyshohet se ka pasur probleme teknike por edhe manovra e shoferit të mjetit nuk ka qenë e duhura. Ndërkohë që autovetura, në të cilën udhëtonin dy të rinj, ka rezultuar të ishte në rrugën e vet në momentin kur u mor para nga mjeti i transportit publik duke përfunduar në lumin e Lanës.

HETIMET

Lexo edhe:

Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

EMRAT/ Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Ndonëse po mendohet që autobusi i Unazës, i mbetur varur mbi lumin Lanë në mes të Tiranës të lihet si instalacion, ekspertët kanë nisur hetimin për të përcaktuar shkaqet reale që çuan në atë aksident që rrezikoi jetën e dhjetëra personave që gjendeshin brenda, pa llogaritur jetën e dy personave që ishin në mjetin që u mor zvarrë dhe përfundoi poshtë rrotave të urbanit në lumë.

Sipas të dhënave bëhet me dije se aktualisht çështja po hetohet nga prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Shpëtim Garunja, i cili e ka regjistruar ngjarjen deri tani si kundërvajtje penale, pasi nuk ka viktima dhe të plagosurit, sipas grupit hetimor janë të dëmtuar lehtë. Kjo ka sjellë edhe mosarrestimin e asnjë prej drejtuesve të mjeteve, ndonëse thuajse të gjithë përfunduan në spital mbrëmjen e së premtes.

Grupi hetimor bëhet me dije se po pret ekspertizën autoteknike të dy mjeteve të përfshira në aksident si dhe ekspertizën e vendngjarjes, një mekanizëm mbi të cilin do të hedhin dritë ekspertët e Policisë së Shtetit, prej nga kur pritet edhe të përcaktohet shkaku i ngjarjes së rëndë.

Sipas të dhënave hetimore është mësuar se nga verifikimet paraprake ekspertët dyshojnë se faji është i mjetit të transportit publik, ndërsa ekspertiza do të jetë ajo që do e përcaktojë edhe shkencërisht nëse mjeti ka qenë apo jo në kushte të mira teknike, apo ka qenë drejtuesi i mjetit ai që ka humbur kontrollin momentin që ka tentuar të shmangë autoveturën.

Autobusi që drejtohej nga 62-vjeçari Muhamet Kyçyku, i cili ka qenë duke qarkulluar në korsinë e mesit kur ka humbur kontrollin dhe nuk ka mundur dot të ndalojë, gjithashtu dyshohet se ka dhënë një defekt teknik. Më saktë, ka qenë vetë drejtuesi i mjetit, i cili i ka thënë Policisë se ai nuk ka gabuar për asnjë moment, por ka qenë autobusi që nuk i është bindur. Ka dyshime se në atë moment shoferit nuk i janë përgjigjur frenat, kur ka tentuar të frenojë që të shmangë rënien nga pas të mjetit “Benz”.

Policia pretendon gjithashtu se shoferi i autobusit ka tentuar të shmangë përplasjen me mjete të tjera që po qarkullonin në të njëjtin aks, në të cilin ai kishte hyrë, por në momentin që ai ka parë që diçka nuk shkon ka tentuar ta nxjerrë mjetin nga rruga, moment që është edhe përplasur fillimisht me mjetin “Benz”, që drejtohej nga 27-vjeçari Jurgen Rama, i cili ishte duke qarkulluar paralelisht në korsinë e djathtë. Sipas Policisë, ky ka qenë momenti kur të dyja mjetet janë përplasur me pemën dhe për pasojë kanë përfunduar të dy në lumin Lana.

AKSIDENTI

Mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:10, autobusi i linjës së Unazës në Tiranë u përplas me një mjet dhe nga devijimi të dy përfunduan në Lanë. Nga aksidenti mbetën të plagosur 5 persona, ndonëse për fat morën lëndime jo serioze që të gjithë, duke shmangur kështu një ngjarje të rëndë. Për të mësuar se çfarë kishte ndodhur në ato momente Policia sekuestroi kamerat e sigurisë dhe mori dëshmitë e personave që panë ngjarjen, por edhe që ndërhynë të shpëtonin jetën e personave që gjendeshin në të dyja mjetet.

Policia tha autobusi i linjës GoGreen me drejtues Muhamet Kyçykun, sapo kishte kaluar urën e “Myslym Shyrit” dhe po përgatitej për të ndalur në stacion. Duke qenë se para vendqëndrimit të urbanit ishin parkuar mjete të tjera, shoferi 62-vjeçar ka ndaluar disa metra para se të mbërrinte aty. Pasi ka hipur një pasagjer dhe gjatë daljes në korsinë e mesit, urbani dyshohet se ka pësuar një defekt teknik ku shoferi ka humbur kontrollin. Në krahun e majtë të urbanit me shpejtësi normale ishte makina tip “Benz” me drejtues Jurgen Ramën.

Shoferi i autobusit duke mos pasur akses në sistemin e frenimit dhe për shkak të panikut e ka drejtuar autobusin në drejtim të Lanës, duke e marrë përpara makinën. Si pasojë e përplasjes së fortë të dyja mjetet përfunduan në lumin Lana. Grupi hetimor është në pritje të nxjerrjes së autobusit nga lumi me qëllim kryerjen e një eksperimenti për të zbardhur shkakun e problemit teknik.

Etiketa: autobusiTiraneunaza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Florjan Binaj i përulur para mbështetësve: Faleminderit nga zemra për suportin

19:51 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë

12:16 : 18/10/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Me armë poshtë sediljes së makinës, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

11:26 : 18/10/2025
AKTUALITET

Pallati që po “ha” pallatin tjetër! Ndërtimi i kompanisë së preferuar të Bashkisë Kamëz rrezikon dhjetëra familjeve

21:32 : 17/10/2025
AKTUALITET

Përfshihet nga zjarri një hotel në Tiranë

21:30 : 17/10/2025
AKTUALITET

Alfred Moisiu: Qarqet serbo-ruse fabrikuan akuzat për krerët e UÇK! Nuk mund të nëpërkëmbet gjaku shqiptar

18:11 : 17/10/2025
Para
Foto marrë nga "Instagram"

Robert Berisha uron besimtarët myslimanë: Zoti ju pranoftë agjërimin dhe lutjet, ju pafsha duke qeshur

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 18/10/2025

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025

Aksident i rëndë në Brazil, përmbyset autobusi të paktën 15 të vdekur

22:33 : 18/10/2025

Akuzohet se kërcënoi prokurorin gjatë mbrojtjes së klientit të tij, arrestohet avokati Ulian Barjami

22:14 : 18/10/2025

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025

Xheneta Fetahu rrëfen ndjenjat për Gjestin: Emocioni ishte i fortë

21:37 : 18/10/2025

Trajtim special për Putin? BE lejon një korridor ajror për presidentin rus drejt samitit me Trump

21:18 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com