• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Defektet e listave dhe realiteti demokrat

21:35 : 01/05/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Ilir Levonja

Mosmarrja pjesë e atyre 35 deputetëve në kuvendin e djeshëm të Partisë Demokratike a të Sali Berishës, quajeni si të doni, se një është, nuk shënoi ndarjen e demokratëve. Tregoi një defekt nga zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar, janë firot e përgatitjes së tyre, ku shumë nga ata emra janë pjesë e listës Basha, jo e primareve.

Nëse do ishin emra primaresh, pra të ofruar nga vota e anëtarëve në qytetet përkatëse, sot tranzicioni reformues i demokratëve nuk do ishte kaq i gjatë. Po t’i referohesh listës aty ka emra që demokratët nuk i njohin fare. Për më tepër që në dekadën e fundit u bë e modës që deputet bëhej kush paguante më shumë.

Kjo kultura e ryshfetit apo jep një dorë që të kapësh një vend nuk bëri përjashtim as në karrierën për deputet. Tek të të dy krahët, këtë e verifikon kollaj. Mjaft të shikosh kurrikulat e kuvendeve nga viti 2000 e këtej, gjithnjë në raport me ato pas 1992. Kuvendet e para kanë tjetër stof, aktivistë social nga të katër qendrat universitare të Shqipërisë. Kurse kuvendet e mëvonshme aktivistë me diploma të çuditshme nga autoshkollat e Zvicrës a Universitete fantazmë nga Maqedonia e Veriut.

Nga ana tjetër është gropa e madhe e sistemit zgjedhor ku Basha nuk i rezistoi fare formulës gjoja daneze. Keni një raport jo normal votash në lidhje me emrat e parë në listë dhe atyre që mundën herësin. Shto edhe emrat e partive në koalicion, një dështim total i përsëritur, ku sot përshembull Fatmir Mediu dhe të tjerë duhet të ishin përfaqësues të demokratëve. Por nuk janë, dërdëllisin studiove për formula pajtimi, por përfaqësues të demokratëve nuk janë.

Lexo edhe:

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

Janë aty me votat e demokratëve, por nuk denjojnë të flasin me bazën, me votuesit.

Kjo është e thjeshtë, nuk kanë asnjë lidhje me ata. Dëmet e epokës Basha dhe eleminimit të forumeve, janë kaq të mëdha sa Partia Demokratike do t’i ndiej gjatë. Por në një të ardhme të afërt edhe Partia Socialiste, pasi modeli i saj është më totalitar akoma ku Edi Rama mund të shpallet nga momenti në moment perandor. Kësisoj kur e blen deputetllëkun nuk ke se si i afrohesh një kuvendi. Unë do çuditesha nëse shumë prej tyre do shkonin. Prandaj ajo mospjesëmarrje, ai numër është i pranueshëm.

Nuk është ndarje por një lloj vetëpastrimi i brendshëm për të mundur kohën e humbur, vendi ka kaq shumë nevoja jetike dhe imediate. E gjitha qe një atmosferë brilante dhe rrëzimi i Sali Berishës nuk bëri asgjë tjetër por prishi syrin e keq. Ka ardhur koha për një opozitë që të ngjisi me protestat sociale, madje një opozitë avokate e mirëfilltë.

Opozita nuk është dysh, është një. Nuk mund të krijohet fronti me teknicienë kuvendesh, grupesh, a kryetarë partish pa anëtarë por me votat e demokratëve. Fronti bëhet me ata që e fillojnë nga rruga dhe e kanë Kuvendin princip po të rrugës, sheshit, qytetarit, jo të atyre që marrin rrogën, dietat shtesë, telefonin pa pagesë, fërkojnë duart, i hipin ndonjë makine me dopjo fenerë dhe kokat çafshin demokratët.

Është humbje kohë me u marrë me ata. As me teoricienët jo po nuk konkurroj unë se, Berisha i ka votat. Për çfarë të konkurroj? E para, konkurrimi nuk është luftë zotëri.

Dhe e dyta, po nuk u mate me malet kot që e çon në mend të jesh nesër një lider.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026
NDRYSHE

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026
Para

Ergys Kaçe shënon nga goditja e dënimit, Veria ngjitet në Superligën e Greqisë

TË GJITHA

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom