Policia e Kuçovës ka arrestuar një 40-vjeçar si autorin e dyshuar të disa vjedhjeve të kryera në këtë qytet.
I arrestuari është shtetasi A.M, 40 vjeç, i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve të banesave dhe dyqaneve.
Vjedhjet ky shtetas i ka kryer gjatë muajit Prill 2022.
Ai ka marrë nga banesat dhe mjediset e të paktën 3 shtetasve sende të ndryshme materiale, vegla pune, bizhuteri pije alkolike e sende të tjera me vlerë.