• Kontakt
Wednesday, July 1, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria sot do të ishte anëtare e BE-së…

19:04 : 28/04/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Lutfi Dervishi

Sot Shqipëria është pas Serbisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së! Është pas Serbisë që ka nisur 4 luftëra në rajon dhe pas Malit të Zi që u shpall vend i pavarur vetëm më 2006!

Sot përgjërohemi dhe lutemi që të na ndajnë nga Maqedonia që të hapim negociatat, ndërkohë që sot mund t’i kishim mbyllur. Sot jemi gati që edhe të derdhim lot, por është vonë.

Shqipëria do të ishte vend anëtar i BE-së sot, nëse Tirana zyrtare dhe opozita e kohës do të kishin dëgjuar lutjet deri në përgjërim, 12 vjet më parë, më 2010, të drejtorit për Zgjerimin Stafano Sannino. Sannino i lutej liderëve politikë në Tiranë të merreshin vesh sa më shpejt se nuk kishte kohë!

Duhet të nxitonin se me mbarimin e mandatit të Komisionit, ndofta komisioni i ri nuk do ta kishte fare në axhendë zgjerimin. Dhe ashtu ndodhi. Me anëtarësimin e Kroacisë më 2013, komisioni vendosi t’i jepte një pauzë zgjerimit! Për të mbajtur gjallë në rajon aspiratën për anëtarësim në BE, nisi ‘procesi Berlinit’, ndërkohë që Mali i Zi dhe Serbia hapën negociatat dhe sot janë në përfundim të kapitujve negociues.

Lexo edhe:

Dy gra kandidate për Këshillin Kombëtar të PD-së, Berisha propozon emrat

Sot protesta e 32-të kundër Ramës, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqje

Zoti Sannino u lutej liderëve politikë të kohës të gjenin gjuhën e përbashkët, të miratonin me konsensus ligjet e kërkuara dhe vendi të hapte menjëherë negociatat. Përballë godinës së kryeministrisë, në atë kohë, u vendos një tabelë elektronike me fjalinë: Tre ligje baras me Europë!

Por halli i madh, në atë kohë, ishte ‘çështja e kryetarit të Këshillit të Qarkut të Fierit’. Ishte problem për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare. Me këmbëngulje dhe mendjelehtësi foshnjore i ramë me shkelm derës së hapur të BE-së. Jo për herë të parë.

Pas 12 vitesh jemi aty ku ishim që në 2009, te kërkesa për hapje negociatash.

Në fakt, ndryshe nga Mali i Zi dhe Serbia që i kanë hapur njëherë negociatat, ne i kemi hapur disa herë negociatat. Kemi dekoruar edhe ambasadorë, më 2018. Ne madje i kemi bërë të gjitha detyrat, i kemi plotësuar të gjitha kushtet, por fajin e kanë vendet e Këshillit. Nëse ka një adresë faji, adresa është në Tiranë.

Për një kapriço kanë ikur më shumë se një dekadë!

Përvoja e anëtarësimit të Sllovenisë dhe Kroacisë tregon se nga hapja te mbyllja e kapitujve janë më pak se 10 vjet.

Po të kishim dëgjuar lutjet e drejtorit të zgjerimit të kohës Stefano Sannino, sot do të ishim anëtarë të BE-së. Dhe në atë kohë që na luteshin për të hapur negociatat, nuk e kishim të lidhur fatin as me Maqedoninë dhe sigurisht lufta në Ukrainë nuk kishte filluar.

Shqipëria e cila nuk ka nisur asnjë luftë në rajon, është sot pas Serbisë! Luftën e kemi bërë me njëri -tjetrin dhe ne jemi treguar mjeshtër të mëdhenj për të qëlluar veten në këmbë!

Pak rëndësi ka sot nëse hapen negociata në qershor, apo në ndonjë qershor apo dhjetor tjetër. Dëmi i bërë në 2010 është i pallogaritshëm. Dekada e shkuar dëm nuk kthehet!

Sot kur gazetarët i hakërrehen, në Tiranë, me pyetje te forta komisionierit për zgjerimin është për të qeshur. Për të qarë ka qenë në vitin 2010. Por i vetmi që qau në atë kohë (por nuk preku njeri) ishte drejtori për zgjerimin Stefano Sannino!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dy gra kandidate për Këshillin Kombëtar të PD-së, Berisha propozon emrat

19:15 : 01/07/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 32-të kundër Ramës, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqje

19:01 : 01/07/2026
BOTA

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

18:48 : 01/07/2026
AKTUALITET

Balluku në shënjestër të SPAK/ Eurodeputetja mesazh Ramës: Politikanët nuk duhet të mbrohen!

18:37 : 01/07/2026
AKTUALITET

Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Erion Veliajt

18:29 : 01/07/2026
AKTUALITET

Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun

18:15 : 01/07/2026
Para

Aksidenti i trefishtë, plagosen 3 persona

TË GJITHA

Dy gra kandidate për Këshillin Kombëtar të PD-së, Berisha propozon emrat

19:15 : 01/07/2026

Sot protesta e 32-të kundër Ramës, mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqje

19:01 : 01/07/2026

Franca miraton projektligjin e vdekjes së asistuar

18:48 : 01/07/2026

Balluku në shënjestër të SPAK/ Eurodeputetja mesazh Ramës: Politikanët nuk duhet të mbrohen!

18:37 : 01/07/2026

Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetueses mbi çështjen e Erion Veliajt

18:29 : 01/07/2026

Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun

18:15 : 01/07/2026

Vendimi/ Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 ha falas në Vlorë për Zonë Ekonomike!

18:06 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetnieuwsCasibomHoliganbetHoliganbetKickcasibomjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobet