• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Djemtë e Doshit dhe kryepolici Nano në provën e moralit dhe ligjit

21:27 : 26/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Grushtat e dhunshme të pushtetit, shkelmat e pandëshkueshmërisë dhe levat e parasë së tenderave abuzivë, po rrahin policët e vendit. Me duar të mavijosura, nofullat me gjak dhe këmbët me fraktura, policët po rënkojnë për drejtësi dhe zbatim ligji, më shumë sesa nga dhimbja.

“Jam djali i Tom Doshit”- bërtiti një nga dhunuesit e policëve dhe iku në udhën e tij, pa u shqetësuar nga grupet e efektivëve trupmëdhenj që shtangën në vend nga emri i pushtetit.

Lajmi që djemtë e Doshit, njeriut më të afërt të Ramës, që me votat e tij i dha pushtet dhe po përfiton nga pushteti, janë shpallur në kërkim për “kundërshtim me dhunë ndaj punonjësve të policisë”, tashmë është zyrtar. Nuk është hera e parë që të dy përfshihen në sherre të dhunshme, ku një vit më parë u përdorën edhe armë zjarri me një grup tjetër, edhe ata bij biznesmenësh dhe politikanësh.

Konflikte të tilla ka kudo në botë, por stepje të policëve nga frika e pushtetit ndodhin vetëm në vendet e botës së tretë dhe këtu në Shqipëri që pretendon se e ka kaluar kufirin e “botës së tretë”.

Lexo edhe:

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

Dy vëllezërit janë në kërkim, po a do i shkojë deri në fund zbatimit të ligjit policia e shtetit? Kjo tashmë varet nga kryepolici Gledis Nano, sa do të jetë në gjendje që të mbrojë atë efektivin e thjesht që përballet i pari çdo ditë me krimin, pasi shefat e mëdhenj dinë të mendojnë për veten…

Në rrugë njerëzit me uniformë përballen me birin, bijën, vëllain, xhaxhain, hallën apo kryshkun e një “të madhi”, i cili kërcënon qoftë edhe për një gjobë parkimi të gabuar një punonjës në krye të detyrës. Ai polic hesht, e në qoftë trim, plotëson gjobën pa bërë zë, duke marrë pas të shara, kërcënime dhe fyerje. Pushteti politik, pushteti i parasë që vjen nga abuzimet me tenderat, influenca në kupolën e pushtetit po nxjerr në rrugë persona të “tërbuar” ku e “drejta” për të rrahur u vjen pikërisht nga mburoja politike .

Ligji thonë se është i barabartë për të gjithë, por kur vjedhja ndodh deri tek uniforma e efektivit të policisë po aq i brishtë do të jetë edhe nga dhuna e të fortëve me kostumin e pushtetit. Kryepolici Gledis Nano mban në supe edhe disa medalje që ja varën në Ambasadën Amerikane, për merita të veçanta në luftën kundër terrorizmit. Tashmë është përballë “terrorizmit të pushtetit” dhe duhet të bëjë zgjedhjen nëse do qëndrojnë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e policit të thjesht, apo të rishohë edhe një herë filmin me agjentin 007 me ftesë së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Provat e deritanishme kanë treguar se Nano nuk po del nga zhgualli i pasardhësve të tij. Zvarrë u morën qytetarët paqësorë që protestonin për rritjen e çmimeve. Në komisariate përfunduan, bashkë me sharjen e fyerjet qytetarët që mbronin shtëpitë nga marrëzie e shkatërrimit nga pushteti lokal e qëndror.

Për ta Nano tha se po zbatonte vetëm ligjin, ndërsa kur ligji bie në duart e “Maliqëve” me pushtet do shkohet në dhunën ndaj policëve. Po ku vallë mund të fshihen djemtë e një bizmesmeni, politikani apo të forti të lidhur me politikën? Koha shëron “plagët” edhe për ata efektivë që për pak shpëtuan pa humbur jetën dhe koha duket që me saba.

Dekoratat në supe po ndryshken shpejt.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

14:24 : 12/05/2025
AKTUALITET

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

13:54 : 12/05/2025
AKTUALITET

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

13:46 : 12/05/2025
AKTUALITET

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë

13:39 : 12/05/2025
Para

Manchester City-Real Madrid/ Godet Benzema, francezi rihap ndeshjen për spanjollët (VIDEO)

TË GJITHA

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

14:24 : 12/05/2025

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

13:54 : 12/05/2025

”Zona e Vorës ka të meta të mëdha”, Alimehmeti kritikon organet ligjzbatuese

13:46 : 12/05/2025

Aksident i rëndë në aksin Himarë-Qeparo, motori me dy turistë përplaset me një makinë

13:39 : 12/05/2025

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë, fiton PS

13:16 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com