• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosja e Çapjave në GJKKO/ Dëshmon biznesmeni që u dha makinën vrasësve të babë e bir

14:35 : 25/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Një tjetër seancë ka vijuar në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqirit më vitin 2012. Procesi gjyqësor në GJKKO ka vijuar me dëshmitarë të tjerë, kundër të pandehurve, Ervis Bardhi, Ardjan Çapja, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani, për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqirit. Ndër të akuzuarit është edhe Florenc Çapja, i cili ndodhet në arrati në Dubai. Ky shtet e arrestoi, por më pas kundrejt garancisë pasurore u la i lirë.

Seanca e radhës ka pranuar dëshminë e një tregtari makinash në Tiranë, i cili quhet Elvin Korbi. Para trupës gjykues Korbi mësohet se ka thënë se nga zyra e tij e punës në afërsi të ish-stacionit të Trenit në Tiranë,  në vitin 2012 u ka dhënë një makinë me qera dy personave të pandehur, Ervis Bardhi dhe Jorgo Leku. Ngjarja ndodhi para se të vritej Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan.

Ndërkohë në dëshminë e tij, Ervis Bardhi, pranon se makina është përdorur me qëllim lëvizjen e tyre rreth pallatit ku banonte familja Beqiri dhe vende të ndryshme në Tiranë dhe Elbasan.

Emri i Elvin Korbit si dëshmitar ka dalë pikërisht nga dëshmia e Ervis Bardhit, i cili u ka thënë policisë se para se të kryenin vrasjen, kishin marrë një makinë me qira, me të cilën gjatë periudhës së përdorimit ishin gjobitur disa herë.

Nga ana tjetër, mësohet se Korbi ka pretenduar para gjykatës se nuk e kishte parë ndonjëherë në dyqanin e tij, të pandehurin Ervis Bardhi. Në fakt ka qenë vetë Ervis Bardhi, ai që ka çuar policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit, pikërisht në biznesin e Elvin Korbit në zonën e ish-Stacionit të Trenit në Tiranë.

Lexo edhe:

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

Apeli i Posaçëm kthen në rigjykim çështjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

Sipas prokurorisë, Korbi ka njohje me Ardjan dhe Florenc Çapjan në Elbasan. Kjo njohje është faktuar dhe gjatë arrestimit të Florenc Çapjas në muajin qershor 2019, gjatë operacionit “Krasta”, ku bashkë me Florencin në polici mësohet të jetë shoqëruar dhe Elvin Korbi. Ky i fundit pasi është marrë në pyetje, u lirua pasi nuk rezultonte i implikuar në veprimtari të kundraligjshme.

Në seancën e radhës ishte planifikuar dhe pyetja e dy dëshmitarëve të tjerë, por për shkak të mungesës së tyre, gjyqi u shty për të mërkurën e ardhshme.

Gjatë fazës së hetimit, Ervis Bardhi, është marë disa herë në pyetje nga prokuroria, duke treguar dinamikën e vrasjes së babë e bir dhe pazaret, që kanë kryer me të pandehurit e tjerë, Ardian dhe Florenc Çapja, për vrasjen e Gentian Beqirit, si dhe personat e tjerë Olsi Leku, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani.

Hetimet për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, u rihapën 6 vite më pas për shkak të dëshmisë të së penduarit, Ervis Bardhit, i konsideruar si ekzekutuesi fizik i Gentian Beqirit në apartamentin e tij. Dëshmia e Bardhit u konsiderua e besueshme nga Prokuroria, teksa ai ka treguar me detaje mënyrën e vrasjes dhe faktin që ka marr 50 mijë euro për vrasjen.

Ardjan Çapja, Florenc Çapja, Ervis Bardhi, Etien Cani, Klajdi Dokolli dhe Olsi Leku akuzohen nga Prokuroria e Posaçme se në vitin 2012 kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke ekzekutuar në shenjë hakmarrje brenda shtëpisë së tyre, Gentian Beqirin dhe të atin e tij, Nezir Beqiri.

Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi nën hundën e policisë, ndërkohë që Çapjat nuk e pranuan asnjëherë të jenë ata autorët e asaj ngjarjeje të rëndë. Në këtë çështje, pretendohet se personi që ka marrë pjesë direkt në vrasje, Ervis Bardhi, është penduar për krimin e kryer duke vendosur të bashkëpunojë dhe të flasë, duke treguar gjithçka ka ndodhur ditën e vrasjes.

Si pasojë e dëshmisë së tij dhe provave të mbledhura, fillimisht Prokuroria arrestoi Ardjan Çapjan dhe tre persona të tjerë në Elbasan. Ndërsa në kërkim u shpallën Jorgo (Olsi) Leku dhe Florenc Çapja, të cilët tashmë gjenden në vendet respektive Athinë dhe në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Së fundmi, Shqipërisë i është mohuar kërkesa për ekstradimin e Florenc Çapjas, i cili ndodhet në Dubai. Raportohet se gruaja e tij pagoi rreth 55 mijë euro për ta liruar nga qelia me kusht.

Etiketa: CapajtelbasanGJKKO

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shisnin kokainë në Himarë, arrestohen në flagrancë dy persona nga Elbasani

09:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Apeli i Posaçëm kthen në rigjykim çështjen e ish-kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

13:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

I kallëzoi Kostandin Balloma i ‘Luis Medical Center’, GJKKO jep vendimin për tre zyrtarët e ministrisë së Mjedisit

11:05 : 12/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Ushtronin prostitucion në Elbasan, arrestohet tutorja dhe dy shtetase të huaja

10:31 : 12/11/2025
AKTUALITET

I zhvati qytetarit 500 euro për zhbllokimin e makinës, pezullohet shefi i trafikut në Elbasan

22:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

“Klient i përhershëm”/ Shefi i trafikut në Elbasan ‘rrjep’ qytetarin, merr 500 euro “për kafe”

21:13 : 11/11/2025
Para

Macron pas rikonfirmimit si President: Francën e presin vite të vështira

TË GJITHA

Puna para orës 8 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

23:02 : 13/11/2025

Horoskopi për ditën e premte, 14 nëntor 2025

22:55 : 13/11/2025

Shqipëria mposht Andorrën dhe siguron play-off-in e Botërorit për herë të parë

22:44 : 13/11/2025

BBC kërkon falje Trump për montimin e fjalimit, por refuzon të paguajë dëmshpërblim

22:35 : 13/11/2025

“Makinën e dogjën në fshatin e Shullazit”/ Mesazhi i ekzekutorëve të Gilmando Danit

22:28 : 13/11/2025

Shqipëri-Andorra/ Kombëtarja kalon në avantazh, shënon Kristjan Asllani

22:16 : 13/11/2025

Identifikohet gruaja që u mbyt në lumin Shkumbin, detajet

22:04 : 13/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com