Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shkruan në rrjete sociale se me kambanat e vjedhjes me çmimin e naftës, nuk mbulohen nga teneqet për zgjedhjen e Presidentit.
Ai thotë se çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut është 33% më i ulët se në vendin tonë, në një kohë sipas tij që Maqedonia e Veriut nuk nxjerr naftë si Shqipëria dhe s’ka det e porte.
Postimi i Petrit Vasilit:
Kembanat e vjedhjes me cmimin e naftes nuk i mbulojne dot teneqet per zgjedhjen e presidentit!
Çmimi i naftes eshte 232 lek litri sipas vendimit me te fundit te Bordit te batakçinjve Ramē – Oligarket.
Ne Maqedoni çmimi i naftes eshte vetem 160 leke ose 81.5 denare litri!
Pra Maqedonia e ka cmimin 33% me lire se Shqiperia!
Maqedonia ka nje ekonomi e popullsi me te vogel dhe as nuk nxjerr nafte si Shqiperia dhe as ka det e porte, por ka qeveri te pergjegjshme dhe jo nje grup
batakcinjsh çirake te mafies dhe oligarkeve si rilindja dhe Rama ne Shqiperi
Kam paraqitur qe ne 9 mars nje projekt ligj per heqjen e takses se qarkullimit dhe te karbonit per te bere uljen e çmimit te naftes.
Nuk e shqyrtojne ne parlament per qamet Rama dhe rilindasit se duan te vazhdojne te vjedhin me karburantet.
Bejne sikur i bien teneqes se zgjedhjes se presidentit, kur e di dhe shqiptari me i fundit qe kane votat dhe do vene rripin e pantallonave te Rames ne presidence.
Kembanat e vjedhjes nuk i mbulojne dot teneqet e zgjedhjes se presidentit.