• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Të rinjtë po ikin nga Kosova, ja sa persona kanë aplikuar për viza

22:30 : 15/04/2022
në RAJONI

Vetëm në katër muajt e fundit, afro 200 mijë qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për vizë gjermane. Mbi 8 mijë kërkesa janë bërë edhe në Ambasadën e Zvicrës. Ndërsa, për në Kroaci, kanë aplikuar 1 mijë e 944 persona. Me këtë trend, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të largoheshin një e treta e qytetarëve.

Në fillim të këtij muaji është rihapur mundësia për qytetarët e Kosovës për të aplikuar për kuotat e reja për viza të Gjermanisë.

Këtë gjë, Ambasada e shtetit gjerman në Kosovë e bën çdo fillim muaji, teksa rëndom aplikojnë rreth 50 mijë qytetarë që synojnë largimin nga vendi.

Për shkak se në Kosovë, ende nuk është bërë liberalizimi i vizave, aplikantët që kërkojnë të pajisen me vizë i nënshtrohen një procedure të komplikuar të cilën e kërkojnë ambasadat e huaja.

Megjithatë, kjo burokraci nuk po ia zbeh dëshirën rinisë së Kosovës për t’u larguar nga vendi. Vetëm në katër muajt e fundit, 11% e popullatës së Kosovës ka kërkuar të shkojë në Gjermani.

Lexo edhe:

A do ta kalojë Kosova ngërçin politik? Sot përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit

Cilat janë masat ndëshkuese që BE ka nisur t’i heqë Kosovës?

Që nga fillimi i dhjetorit e deri në fund të marsit, ambasada e këtij shteti në Prishtinë ka pranuar 199 mijë e 783 kërkesa për viza.

Vetëm brenda marsit, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka pranuar 48 mijë e 44 kërkesa për viza. Të dhënat nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë thonë se nga shtetet e rajonit, vetëm Bosnjë dhe Hercegovina ka më shumë kërkesa se Kosova për viza afatgjatë.

Vullnet për t’u larguar nga Kosova, sipas një ankete të fundit të Grupit për Studime Juridike dhe Politike kanë 48.4% e qytetarëve të Kosovës.

Situata me COVID-19 e ka rritur ndjeshëm gatishmërinë e qytetarëve për të emigruar, theksohet në hulumtimin e opinionit publik nga GSJP. Referuar statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në periudhën 2015-2019 janë larguar nga Kosova më shumë se 170 mijë qytetarë. Sipas kësaj Agjencie, vetëm në vitin 2019, në mënyrë të ligjshme dhe të paligjshme kanë migruar 34 mijë e 911 kosovarë.

Ikja

Vetëm brenda marsit, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka pranuar 48 mijë e 44 kërkesa për viza. Të dhënat nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë thonë se nga shtetet e rajonit, vetëm Bosnjë dhe Hercegovina ka më shumë kërkesa se Kosova për viza afatgjatë.

Vullnet për t’u larguar nga Kosova, sipas një ankete të fundit të Grupit për Studime Juridike dhe Politike kanë 48.4% e qytetarëve të Kosovës.

Presidentja: 50 mijë qytetarë të Kosovës presin para ambasadave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një deklaratë për media, e ka pranuar se qytetarët po ikin nga Kosova. Por ajo ka thënë se nuk janë më shumë se 50 mijë qytetarë që po presin para Ambasadave të huaja në vend për t’u larguar.

Këto informacione, ajo thotë se i ka nga ambasadat përkatëse. “E para, ne na është qartësuar nga Ambasadat përkatëse që pak a shumë dy-tre-katër mijë aplikacione trajtohen, por pastaj janë të njëjtit ata, afërsisht 50 mijë që aplikojnë përsëri. Pra është një numër njerëzish në masë të madhe që janë të njëjtit, por riaplikojnë derisa t’ju vijë radha, derisa t’ju trajtohet aplikacioni, sepse asnjë ambasadë apo konsullatë nuk ka kapacitete që t’i trajtojë 50 mijë aplikacione.

Në qoftë se prej 50 mijë qytetarëve, 3-4 mijë trajtohen, tani, pas 2-3 muajve janë të njëjtit. Kështu jemi informuar ne zyrtarisht nga Ambasadat përkatëse”, tha Osmani. Por edhe numri i atyre që duan të ikin është i madh, ka thënë presidentja Osmani.

“Pak a shumë po flasim për këtë numrin rreth 50 mijë. Kjo është masa kritike, por natyrisht edhe në këtë masë është brengosëse, prandaj siç e përmenda në fillim kur diskutonim dialogun. Për ne, prioritet mbi prioritetet, duhet të jetë jeta e qytetarëve”.

Kurse, biznesmeni kosovar, Burim Piraj, nëpërmjet një shkrimi të gjatë, u është drejtuar të rinjve që po e braktisin vendin. Piraj i ka këshilluar që ata të mos humbin kohë, po të gjithë së bashku ta ndryshojmë vendin dhe ta bëjmë më të pasur. Sipas tij, Kosova është vend i begatë që ia vlen të jetohet këtu.

“Kosova është vend i lirë, po punuat këtu, nuk ju pengon askush, unë e kam shëtitur pothuaj një pjesë të madhe të botës dhe kam vizituar me të vërtetë vende të pasura shumë, mirëpo nuk kam gjet vend ku mund të jetohet mirë si në Kosovë; Kosova është shumë vend i begatë ku jo vetëm për ne që jetojmë këtu, por edhe për turistë, ofron ngrohtësi, gjallëri shpirtërore dhe mikpritje që në shumë nga këto vende që po ia mësyni nuk ekzistojnë”.

Drejtori i Hulumtimeve nga Instituti GAP, Jeton Mehmeti, ka thënë se numri i kërkesave për leje pune të paraqitura nga qytetarët e Kosovës në Agjencinë Federale të Punësimit të Gjermanisë përbën 30% të të gjitha aplikacioneve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Sektorët me rrezikun më të lartë të ikjes së fuqisë punëtore janë TIK-u, gastronomia, inxhinieria dhe kujdesi shëndetësor. Në bazë të anketave me të punësuar në sektorin privat del se ndër arsyet kryesore të emigrimit janë: pagat e ulëta, kushtet e këqija të jetesës dhe mungesa e mundësive në Kosovë”.

Disa ditë më parë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për heshtje karshi ikjes së qytetarëve.

“Përse kjo heshtje? A nuk ishit ju qeveria e shpresës? Përse kaq shumë qytetarë mësyjnë ta lëshojnë vendin? Ata duan të ikin, sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita-ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë”.

Kosova, vendi me pagën më të ulët minimale në Europë

Ambasadat e vendeve të Bashkimit Europian që janë në Kosovë, përfshirë ato që japin viza për zonën “Schengen”, vazhdojnë të japin viza udhëtimi për qytetarët që synojnë bashkimin familjar, për biznese, punë, viza për studentë, turistike dhe për raste të caktuara urgjente.

Kosova vazhdon të jetë vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk i është miratuar ende liberalizimi i vizave, pavarësisht përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Vendimi për këtë çështje ka ngecur për shkak të skepticizmit që kanë shfaqur shtetet si Franca dhe Holanda.

Sipas Agjencisë Europiane të Statistikave – Eurostat, Kosova është vendi me pagën më të ulët minimale në Europë. Të punësuarit e moshës nën 35 vjeç paguhen 130 euro në muaj, ndërsa ata mbi 35 vjeç, paguhen 170 euro në muaj.

Përkundër premtimeve të autoriteteve qeveritare për rritje, vlera e pagës minimale në Kosovë ka mbetur e pandryshuar që prej vitit 2011.

Paga mesatare bruto në sektorin publik është rreth 620 euro, ndërsa në sektorin privat, rreth 380 euro. Në vitin 2021, shkalla e papunësisë në Kosovë ka qenë afro 26%. Krahasuar me vitin paraprak, ka pasur rritje për 0.8%. Shkalla e papunësisë te të rinjtë është 48.6%.

Vitin e kaluar është rritur edhe inflacioni. ASK ka bërë të ditur se norma vjetore e inflacionit në muajin nëntor, 2021, ka arritur në 6.9%, nga 0.1% në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Kush po ikën

“Sektorët me rrezikun më të lartë të ikjes së fuqisë punëtore janë TIK-u, gastronomia, inxhinieria dhe kujdesi shëndetësor. Në bazë të anketave me të punësuar në sektorin privat del se ndër arsyet kryesore të emigrimit janë: pagat e ulëta, kushtet e këqija të jetesës dhe mungesa e mundësive në Kosovë”.

Etiketa: Kosovapo ikinrinia

Lajme të lidhura

RAJONI

A do ta kalojë Kosova ngërçin politik? Sot përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit

10:17 : 25/05/2025
BOTA

Cilat janë masat ndëshkuese që BE ka nisur t’i heqë Kosovës?

21:02 : 22/05/2025
BOTA

REL: A ka shanse të rinisë dialogu Kosovë-Serbi në rrethanat aktuale?

17:06 : 22/05/2025
RAJONI

Serbia thotë se përdorej nga Kryqi i Kuq, Kosova merr nën kontroll një objekt në liqenin e Ujmanit

15:01 : 20/05/2025
BOTA

Çfarë përfiton Kosova nga CISMOA, pakti që lidhi me SHBA-në?

15:30 : 16/05/2025
AKTUALITET

Vjosa Osmani mesazh BE-së: Po i hapni derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

11:15 : 16/05/2025
Para

Skandali i Ramës/ Reagon Berisha: Person problematik edhe në udhëtim

TË GJITHA

Riviera Franceze goditet për herë të dytë nga ndërprerja e energjisë elektrike, ja çfarë dyshojnë autoritetet

16:45 : 25/05/2025

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

16:22 : 25/05/2025

U arrestuan në restorant/ Gjykata lë në burg “Akilin” dhe 5 të tjerë! Njëri lirohet nga qelia

16:10 : 25/05/2025

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

15:49 : 25/05/2025

Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë, policia nis hetimet

15:37 : 25/05/2025

Maliqi: Mandatin e tretë e humbëm për shkak të Eno Bozdos, të fut thikën pas shpine!

15:27 : 25/05/2025

Zyrtare/ Partizanit i largohet titullari i mesfushës

15:25 : 25/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com