I pyetur mbi raportin e DASH për Shqipërinë deputeti i PS-së Xhemal Qefalia, tha se ka ende detaje që duhen marrë në konsideratë për analizë dhe se reforma në drejtësi nuk ka përfunduar.
Qefalia, në studion e ‘Fax News’ u shpreh se shpallja non grata e Aqif Rakipit nuk ndikon aspak në veprimtarinë politike të djalit të tij, të cilin e cilësoi një deputet me vizion dhe që ka marrë votëbesimin e qytetarëve.
“Nuk mund të preket rrethi familjar në raste të tilla, Rakipi merr përgjegjësitë e tij si qytetar i lirë, ndërsa pritet të dalin faktet”-theksoi Qefalia.
Qefalia: Reforma në drejtësi nuk ka përfunduar, ende ka gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e kanë kaluar procesin e vettingut. Raporti sapo ka dalë dhe do merren në konsideratë të gjitha detajet për tu analizuar.
-Pas daljes së raportit ka reaguar dhe ambasada amerikane që ka kërkuar hetim të politikanëve të korruptuar.
Qefalia: Është apel i vazhdueshëm, jo vetëm tani. Është këmbëngulje dhe nga mazhoranca për çdo individ të korruptuar të kujtdo spektri politik, kohët e fundit ka pasur dhe ndalime të ministrave apo personave që kanë ushtruar detyra ekzekutive.
-Një koment për shpalljen non grata të Aqif Rakipit
Qefalia: Nuk e di për kë e ke fjalën sepse nuk ka qenë deputet i PS-së, tashmë është i lirë dhe merr përgjegjësinë vetë. Djali i tij është pyetur nga gazetarët, po ta lexosh me vëmendje deklaratën e DASH aty nuk përmenden anëtarët e familjes, djali i tij ka marrë shumë vota dhe ai rrezaton një djalë me dije e vizion.
Nëse ecim me idenë që edhe rrethi familjar të akuzohet për gjëra të tilla nuk është normale, Rakipi është qytetar i lirë nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me politikën. Nuk mund të ecim me nëse, për aq kohë sa Ronaldo ka marrë vota në numër të konsiderueshëm. Nuk flasim dot pa fakte.
Kongresi i PS ka nxjerrë në pah dhe defekte që duhen rregulluar në sektorë të veçantë dhe me interes, ka qenë shumë dimensional dhe i ka dhënë një impuls të fuqishëm qeverisë.
Kandidatët për bashkitë respective ende nuk janë bërë publike, Veliaj ka bërë një punë të madhe në Tiranë, ka bërë të mundur që shumë gjëra të shikohen në mënyrë të njëtrajtshme.