• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konfirmoi në detyrë Arben Krajën, a po mbahet peng hetimi i SPAK për Etleda Çiftjan?

15:39 : 12/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisionerja e Vetingut, Etleda Çiftja, është prej më shumë se një viti nën hetim pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), nën dyshimet se ka kryer veprat penale të fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë, mashtrimit me kredi dhe pastrim parash.

Të dhënat e bëra publike nga “Boldnews.al”, si edhe ato që gjenden në kallëzimin e dorëzuar pranë SPAK-ut kundër Çiftjas, krijojnë dyshime të forta se komisionerja e Vetingut ka konsumuar veprat penale.

Megjithatë, hetimi në SPAK po zvarritet ndjeshëm, pa arritur në një konkluzion përfundimtar.

Kjo situatë krijon dyshime se Komisionerja e Vetingut po “tolerohet” nga brenda radhëve të Prokurorisë Speciale.

Lexo edhe:

Njerëzit e Vetingut “të paprekshëm”/ Gjykata e Lartë shpall të pafajshme Etleda Çiftjan

Gjykata e Lartë cakton seancën për Etleda Çiften

Etleda Çiftja u zgjodh anëtarëve e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Korrik 2017.

Në fund të vitit 2018 ajo ishte pjesë e trupës që kreu rivlerësimin e subjektit Arben Kraja, i cili në atë kohë ishte prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Në 17 Dhjetor 2018, trupa e përbërë nga kryesues Roland Ilia, relatorë Firdes Shuli dhe anëtare Etleda Çiftja, vendosën konfirmimin në detyrë të Krajës.

Në foto: Komisionerja Etleda Çiftja ishte pjesë e trupës së Vetingut që konfirmoi në detyrë drejtuesin aktual të SPAK-ut, Arben Kraja

Ky vendim mori formë të prerë në 1 Shkurt 2019, pasi Komisioneri Publik nuk e ankimoi vendimin e KPK-së.

Në fund të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e zgjodhi Arben Krajën si anëtar e më tej si drejtues të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK).

Nën drejtimin e tij, SPAK ka marrë disa kallëzime në ngarkim të anëtarëve të strukturave të rivlerësimit.

Dy gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci e Ardian Hajdari, u morën të pandehur nga prokurorët specialë për “falsifikim dokumentash”. Daci u dënua, ndërsa Hajdari është në pritje të gjykimit.

Ndërkohë që me këto dy raste u avancua, SPAK-u po tregohet tejet i ngadaltë me hetimin për komisioneren Etleda Çiftja.

Hetimi penal ndaj saj nuk paraqet vështirësi të mëdha dhe nuk është aspak i ndërlikuar.

Çiftja dyshohet se ka konsumuar veprat penale që lidhen me paratë në formularin e deklarimit të pasurisë “para fillimit të detyrës”.

Veprimet e prokurorëve kanë pasur për qëllim vetëm të krahasojnë deklaratat e pasurisë së Çiftjas me të dhënat pasurore të saj që gjenden në regjistrat publikë.

Por, megjithëse veprimet janë elementare, prokurorët e SPAK-ut nuk po arrijnë në një përfundim, megjithëse kanë më shumë se një vit që mbajnë në duart e tyre procedimin penal ndaj komisioneres së Vetingut.

Kjo “vonesë” krijon përshtypjen se Etleda Çiftja po “ndihmohet” nga brenda radhëve të SPAK-ut, duke mos përjashtuar edhe dyshimin publik se drejtuesi i Prokurorisë Speciale po i kthen “qokën” komisioneres që e konfirmoi në detyrën e prokurorit.

Lexo edhe:

Drejt parashkrimit/ SPAK vonon hetimin e Etleda Çiftjas, për pasurinë e pastrim parash

Mandati i Vetingut/ Etleda Çiftja, dyshime për pasurinë dhe mashtrim në kredi (dokumentat)

Etiketa: a po mbahet peng hetimi i SPAK për Etleda Çiftjan?Etleda ÇiftjaKonfirmoi në detyrë Arben Krajën

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njerëzit e Vetingut “të paprekshëm”/ Gjykata e Lartë shpall të pafajshme Etleda Çiftjan

15:52 : 26/09/2023
AKTUALITET

Gjykata e Lartë cakton seancën për Etleda Çiften

16:30 : 25/08/2023
AKTUALITET

Me disa probleme të vogla, gjyqtarja Alma Kodraliu konfirmohet në detyrë

10:39 : 19/06/2023
Etleda Çiftja
AKTUALITET

SPAK kërkon dënimin e Etleda Çiftjas, rekurs për anëtaren e KPK në Gjykatën e Lartë

11:23 : 26/04/2023
AKTUALITET

“Drejtësia” mbron me zell vetingasen Çiftja, edhe Apeli i heq nga shpatullat akuzat

16:45 : 12/01/2023
Në foto: (Nga e majta në të dhjathtë) Etleda Çiftja, Dhimitër Lara dhe Erjon Bani
AKTUALITET

Gjyqi ndaj vetingases Çiftja/ Dorëhiqet Lara, konfirmohet skandali i Erjon Banit

21:32 : 11/11/2022
Para
Foto: Postim Instagrami

U kritikua ashpër pasi publikoi foto ushqimesh në muajin e Ramazanit, reagon reperja shqiptare

TË GJITHA

Botërori i klubeve/ Man.City mposht 5-2 Juventusin, i merr vendin e parë

23:11 : 26/06/2025

Irani përjashton rifillimin e negociatave me SHBA: Asnjë marrëveshje, asnjë diskutim

22:58 : 26/06/2025

Kontrata më e shtrenjtë në historinë e futbollit, Ronaldo do fitojë 500 milionë euro në dy vite

22:57 : 26/06/2025

Horoskopi ditor, e Premte 27 Qershor 2025

22:50 : 26/06/2025

Lapaj: Mund të bashkohemi me “Nisma Thurje” në një parti të vetme

22:45 : 26/06/2025

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025

Marihuanë e fshehur në trup, turqit kapen mat në aeroportin e Podgoricës

22:28 : 26/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com