• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Zgjedhjet presidenciale në Francë/ Makron do përballet në balotazh me Le Pen

20:08 : 11/04/2022
në BOTA

Presidenti aktual francez Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen do të përballen me njëri-tjetrin në balotazh për zgjedhjet presidenciale më 24 prill, pas raundit të parë të garës të dielën ku Macroni fitoi rreth 27 për qind të votës, përkundrejt Le Penit me 24 për qind.

Zoti Macron u përball me zonjën Le Pen në balotazh pesë vjet më parë dhe fitoi raundin e dytë me rreth dy të tretat e votave. Analistët thonë se këtë herë, rezultati është larg të qenurit i sigurt.

Sfiduesja presidenciale franceze e ekstremit të djathtë, Marine Lë Pen, nuk ka qenë kurrë më pranë fitores sesa në garën aktuale për në Pallatin Elysee, tha drejtuesi i një sondazhi francez të premten, dy ditë përpara raundit të parë të votimeve.

Presidenti aktual Emmanuel Macron, rizgjedhja e të cilit dukej gati e sigurtë vetëm disa javë më parë, tani po përballet me një sfidë të ashpër nga Lë Peni. Rikthimi i saj i fortë e vendos fitoren e saj brenda kufijve të gabimit në disa sondazhe.

“Marine Le Pen nuk ka qenë kurrë kaq e aftë për të fituar zgjedhjet presidenciale. Sot, ajo vjen me një nivel të lartë votash dhe me aftësinë për të përfituar nga ndryshimet që do të bëjnë zgjedhësit, qoftë nga ana e kampit të Eric Zemmour-it, apo nga kandidatja e krahut të djathtë Valerie Pecresse, tha Jean-Daniel Levy, drejtor për institutin e sondazheve Harris Interactive.

Lexo edhe:

Dha dënimin për Marine Le Pen, gjykatësja kërcënohet me vdekje, reagon dhe Macron

Le Pen flet për herë të parë pas dënimit nga gjykata: Vendim politik

Dhe ndryshe nga viti 2017, shumë votues nuk do të përdorin votën kundër Le Penit, që i dha fitoren Emmanuel Macronit në balotazhin e kaluar, thotë analisti Levy.

“Votimi kundër Lë Penit nuk do të funksionojë këtë herë, sepse kemi shumë votues, veçanërisht në të majtë dhe nga klasa punëtore që mendojnë se Emmanuel Macron-i nuk përfaqëson një alternativë të besueshme, e që mund t’ja japin votën Lë Penit në balotazh”.Zonja Lë Pen e ka përqendruar fushatën e saj tek ekonomia, duke zbutur me sukses imazhin e saj dhe duke prekur shqetësimin kryesor të votuesve e duke premtuar uljen e taksave.

Pikëpamjet radikale dhe të hapura të kandidatit rival të së djathtës ekstreme Eric Zemmour e kanë ndihmuar atë të duket më e moderuar dhe shumë votues të krahut të majtë u kanë thënë anketuesve se, ndryshe nga viti 2017, ata nuk do të votonin në raundin e dytë për të mbajtur Le Pen jashtë pushtetit.

Emmanuel Macroni tani duhet të bindë votuesit e krahut të majtë që ta mbështesin atë. “Sot, votuesit e majtë e konsiderojnë Macronin si shumë të djathtë. Është një sfidë për presidentin që të qetësojë të majtën në lidhje me programet sociale nga njëra anë, por edhe për aftësinë e tij për të garantuar një fuqi më të lartë blerëse”, thotë analisti Levy.

Në vendpushimin bregdetar francez Le Touquet, shumë votues vazhduan të votojnë për presidentin aktual, por disa thanë se çështjet ndërkombëtare, veçanërisht kriza e Ukrainës, e penguan fushatën e tij të ecë me shpejtësinë e duhur.

Shumë ekspertë parashikuan nivel rekord abstenimi të dielën. Megjithatë pjesëmarrja në votimet e së dielës nuk rezultoi të ishte aq shqetësuese.

Analisti Levy tha se një përqindje e lartë e abstenimit, e cila ka shumë të ngjarë të nxitet nga votuesit e rinj, të majtë nga klasa punëtore do ta dëmtonte Le Pen në raundin e parë, por do ta ndihmonte atë në të dytin.

Ai tha se një fitore e Le Pen-it do të ndryshonte imazhin e Francës në skenën botërore.

“Nëse Marine Le Pen bëhet presidente, imazhi i Francës do të ndryshohej thellësisht. Dhe ne e shohim qartë se ka aktorë dhe investitorë ndërkombëtarë që do të hezitojnë të investojnë në Francë”, thotë analisti Levy.

Sondazhet parashikojnë një raund të dytë të fortë, por që e nxjerrin Macronin fitues me vetëm 51% të votave kundrejt 49% të zonjës Le Pen. /VOA

Etiketa: le penmakronzgjedhjet ne France

Lajme të lidhura

BOTA

Dha dënimin për Marine Le Pen, gjykatësja kërcënohet me vdekje, reagon dhe Macron

20:52 : 02/04/2025
BOTA

Le Pen flet për herë të parë pas dënimit nga gjykata: Vendim politik

20:51 : 31/03/2025
BOTA

Dënimi i Marine Le Pen, kryetari i partisë Rassemblement National bën thirrje për protesta

19:10 : 31/03/2025
BOTA

U shpall fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së, avokati: Le Pen do të apelojë dënimin

17:18 : 31/03/2025
BOTA

Francë, Le Pen mohon akuzat se ajo dhe partia e saj abuzuan me fondet e BE-së

22:01 : 30/09/2024
French far-right Rassemblement National (RN) party leader Marine Le Pen speaks during an interview on the evening news broadcast of French TV channel TF1, in Boulogne-Billancourt, outside Paris, on June 10, 2024. Analysts say the French President has taken the extremely risky gamble of dissolving the national parliament in a bid to keep the far-right Rassemblement National (RN) party out of power when his second term ends in 2027, after the far right crushed his centrist alliance in the June 9, 2024 European Elections. The announcement sparked widespread alarm across France, even from within the ranks of his own party. - POOL solely for AP and ABACA 
 (Photo by JULIEN DE ROSA / POOL / AFP) / POOL solely for AP and ABACA
BOTA

Le Pen fajëson Macronin për fitoren e së majtës në zgjedhje

21:02 : 10/07/2024
Para
Getty Images

Armando Broja te Napoli? Gazetari i njohur italian zbulon shanset e konkretizimit të marrëveshjes

TË GJITHA

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025

EMRAT/ Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, vetëdorëzohet autori

12:55 : 06/06/2025

Kapet në Han të Hotit i shumëkërkuari për plagosje në Itali, 42-vjeçari do të ekstradohet/ EMRI

12:54 : 06/06/2025

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025

Kreu akte të turpshme para një gruaje në Selanik, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

12:42 : 06/06/2025

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

12:26 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com