• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dronët turq, që janë bërë simbol i rezistencës ukrainase

23:46 : 11/04/2022
në BOTA

“Ato tanke me shkëlqim po digjen – ‘Bayraktar’ – kjo është çmenduria e re”, është teksti i një kënge të re ukrainase dedikuar dronëve që janë bërë një nga simbolet e rezistencës ukrainase nga pushtimi rus.

“Bayraktar” është bërë emër i pëlqyer për ukrainasit. Ukrainasit kanë nisur t’ua lënë edhe kafshëve shtëpiake emrin e dronëve të prodhuar në Turqi.

Muajin e kaluar kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, bëri të ditur se një lemur i lindur në kopshtin zoologjik të qytetit do të quhet Bayraktar dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, shpërndau në Twitter një foto tjetër të Bayraktarit, një qen i vogël në një qendër të stërvitjes së qenve të policisë në Kiev.

Zyrtarët e Perëndimit dhe ata ukrainas e kanë përgëzuar dronin “Bayraktar TB2” të prodhuar në Turqi, se ka luajtur rol të rëndësishëm në rezistencën ndaj sulmeve ruse. Muajin e kaluar sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace, u tha deputetëve britanikë se nëpërmjet dronëve Rusia po dërgon municione te forcat e saj në Ukrainë. Ai tha se është shumë e rëndësishme të ndalohet dhe bllokohet avancimi i Rusisë.

Droni “Bayraktar TB2” ka qenë në operim për shumë vjet. Është përdorur nga ushtria turke në veri të Irakut dhe në Siri që nga viti 2014. Së fundi ishte përgëzuar roli i këtij droni në konfliktet në Libi e Nagorno Karabakh. Mirëpo videot e publikuara nga ushtria e Ukrainës, ku shihet droni duke goditur në shënjestra të ushtrisë ruse janë bërë virale duke e vënë sërish në qendër të vëmendjes.
Suksesi i dronit “nuk është vetëm aftësia për të goditur shënjestrat ushtarake ruse”, thotë Samuel Bendett, një hulumtues në qendrën CNAS.

Lexo edhe:

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

Sipas Bendettit, droni performoi siç pritej, por nuk është i pathyeshëm. Sipas burimeve, thuhet se disa prej dronëve mund të jenë rrëzuar nga rusët.

“Dronët janë pjesë e fushatës ukrainase në rrjetet sociale dhe po përdoret për mrekulli nga ushtria ukrainase dhe civilët”, ka thënë Bendett.

Videot e sulmeve të “Bayraktarit” janë bërë virale në rrjete sociale dhe po ashtu ndihmon në rritje të moralit, e Bendett thotë se është një fitore e madhe taktike.

TB2 dhe dronët e tjerë të prodhuar në Turqi e kanë vendosur këtë vend në hartën e dronëve përkrah SHBA-së, Kinës e Izraelit, thotë Bendett.

Turqia, që ka lidhje të ngushta të mbrojtjes dhe aso ekonomike si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, ka qenë e kujdesshme që të mos mburret shumë me një prej eksporteve të saj më të famshme. Shitja e dronëve ka qenë irrituese për Rusinë shumë kohë para pushtimit rus.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kishte paralajmëruar në fund të vitit të kaluar se dronët e prodhuar në Turqi do të kenë ndikim “destabilizues” në rajon.

Një zyrtar turk u ka thënë gazetarëve të premten se Rusia vazhdimisht i është ankuar Ankarasë në lidhje me shitjen e dronëve në Ukrainë.

“Ishin ankuar më herët, po ankohen tash, por ne kemi dhënë përgjigje. Ato janë nga një kompani private dhe këto blerje janë bërë para luftës”, ka thënë zyrtari.

Ukraina është shteti i parë që bleu dronët TB2 në vitin 2019 dhe ka porositur së paku 36 sish. Muajin e kaluar Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka paralajmëruar për një dërgesë të re të dronëve.

Selcuk Bayraktar, shef i teknologjisë në “Baykar Technologies”, është më i interesuar të flasë për teknologjinë e dronëve sesa për politikë. Ai po ashtu është dhëndër i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, që po del si ndërmjetësues kyç në bisedimet për të arritur një paqe mes Rusisë e Ukrainës.

Bayraktar ka dëgjuar këngën dedikuar dronit që mban mbiemrin e tij dhe e di për famën që ka bërë droni në Ukrainë, por zgjedh me kujdes fjalët e tij.

“Mendoj se është një nga simbolet e rezistencës, u jep atyre shpresë”, ka thënë Bayraktar, që është inxhinier dhe ka diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts. “Njerëzit po i rezistojnë dhe po e mbrojnë vendin e tyre nga një okupim ilegal. Nëse dëshiron të jesh i pavarur, atëherë duhesh të jesh në gjendje të ngrihesh dhe të rezistosh siç kanë bërë këta qytetarë të guximshëm ukrainas e liderë të guximshëm ukrainas. Në të njëjtën kohë të duhet teknologji, duhet të kesh kapacitet për t’u mbrojtur. Por, kur është fjala për jetë të njerëzve, nuk dua të krahasoj këtë me asnjë lloj teknologjie”.

Turqia ka nisur të shfaqë së fundi “Kizilelman”, aeroplanin e parë luftarak turk pa pilotë, që ka nisur të prodhohet. Bayraktar ka thënë se pritet të fluturojë ky aeroplan vitin e ardhshëm.

Ekspertët e industrisë thonë se kostoja është ajo që i bën dronët më joshës.

Çmimi i “Bayraktar TB2” krahasuar me rolin që kryen vlerësohet shumë i mirë nga kompania.

“Baykar Tech” ka nënshkruar kontrata me së paku 19 shtete, shumica prej të cilave janë nënshkruar në 18 muajt e fundit. Në mesin e blerësve Polonia është shteti i vetëm i BE-së dhe NATO-s që ka bërë porosi të këtyre dronëve.

Industria e Mbrojtjes e Turqisë ka regjistruar më tepër se 3 miliardë dollarë eksporte vitin e kaluar, një rekord.

“Është me rëndësi që të forcohen eksportet e mbrojtjes dhe aviacionit me shtetet me të cilat Turqia ka marrëdhënie strategjike”, tha Haluk Bayraktar, shefi ekzekutiv i “Baykarit” dhe vëllai i Selcukut, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Anadoly në janar të këtij viti. “Pos përfitimeve ekonomike, eksportet e mbrojtjes po ashtu ofrojnë një bazë të përshtatshme për të krijuar marrëdhënie strategjike me shtetet te të cilat eksporton”.

Për Selcuk Bayraktarin, ky nuk është vetëm biznes familjar dhe një pasion për inxhinieri. Ai thotë se ka të bëjë me sigurimin e pavarësisë së një shteti dhe me mjaftueshmërinë teknologjike.

“Kur isha në të 20-at mund të thoshim se do të jemi më të mirët në futboll, në bakllava apo qebapë, por asnjëri nuk ka mundur të thoshte se do të zhvillonim një teknologji që do të bënte famë në gjithë botën”, ka thënë Bayraktar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026
AKTUALITET

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026
AKTUALITET

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026
AKTUALITET

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026
Para

Anila Denaj: Ja përse i duhet Shqipërisë amnistia fiskale!

TË GJITHA

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

10:29 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, SPAK merr të pandehur Igli Taren

10:27 : 04/06/2026

Vrau efektivin dhe plagosi një tjetër në Maliq, ja stani ku fshihej autori

10:24 : 04/06/2026

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Drogë me mushka drejt Greqisë/ Zbardhet dënimi i autorit që vrau efektivin e Shqiponjave në Maliq

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom