• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gëzime sjelltë Kongresi i nënës Parti për vendin dhe popullin

11:26 : 09/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Propaganda është mbizotëruese në fjalimet e ministrave dhe deputetëve të PS-së, në punimet që po zhvillon Kongresi i Partisë Socialiste, këtë të Shtunë.

Shokët e shoqet e partisë folën për suksese të mëdha, punë të dobishme për qytetarët, se sa mirë ka qeverisur Edi Rama dhe shpura e tij, që kemi taksa të ulta, ka vende pune pafund, etj, etj, etj…

U fol për zhvillimin e bujqësisë dhe rritjen e importit, gjatë një qeverisje që ka ngritur në protesta të herëpashershme fermerë të cilët kanë dënuar pikërisht politikat e kësaj qeverie dhe janë shprehur se i ka braktisur prej kohësh.

E teksa çmimet janë rritur si asnjëherë më parë në 20 vite, ministrja Ogerta Manastirliu foli për përgjigje të menjëhershme të qeverisë. Fjalën e kishte për paketën e ashtuquajtur “e rezistencës sociale” – që u jep pensionistëve 10 mijë lekë të vjetra në muaj shtesë. “Po tallen me ne, nuk i dua fare”, u shpreh një pensionist kur u pyet për indeksimin e famshëm të kësaj qeverie për pensionet.

Olta Xhaçka, e shfaqur si një stratege në qëndrimet e saj në mbështetje të Ukrainës, foli me pathos për Kosovën.

Lexo edhe:

No Content Available

“…Fokusi kryesor në këto vite ka qenë Kosova. Në çdo konsultë e mbledhje, në çdo përgatitje vizite e qëndrimi, Kosova është gjithmonë aty. Dhe gjithmonë përpara çdo vendimi e çdo qëndrimi shtrohet pyetja si ndikon kjo tek Kosova? Çfarë mund të bëjmë më shumë për Kosovën”, tha Xhaçka, ministre e Mbrojtjes në një qeveri që për herë të parë në më shumë se 30 vite është kritikuar për një qasje kundër interesit të Kosovës. Me shefin e Xhaçkës që është palë te projekti i neojugasllavisë dhe një mik i ngushtë i autokratit serb, ish-zëdhënësit të Milosheviçit, Aleksandër Vuçiç.

Xhaçka u shfaq e qeshur dhe rrezatuese. E duke gjykuar zhvillimet e fundit, s’ka si të mos jetë e lumtur: Këshilli i Ministrave i dha në përdorim për një periudhë 30-vjeçare një plazh në Dhërmi partneres amerikane të vëllait të ministres (duke ngritur shqetësime për nepotizëm dhe konflikt interesi).

Një tjetër kunatë fatlume ishte edhe ajo e Elisa Spiropalit – një tjetër yll i këtij kongresi – e cila nga punonjëse poste u kthye në pronare të një plantacioni ullinjsh, në tokën që ia dha shteti.

Fatin e madh të të shpallurit investitor stregjik e kishte dhe gaztori Gaz Paja, paçka se ashtu si në rastin e ministres u ngritën dyshime për një procedurë korruptive.

Ministrja e Energjisë e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se “në të ardhmen Shqipëria do të bëhet një vend që do të mbulojë të gjitha nevojat e tij për energji dhe madje do të behet edhe eksportues i kësaj energjie”. Në të ardhmen edhe mundet, por aktualisht jemi një batak ku flitet për batërdi të madhe në vjedhjen me energjinë elektrike, me disa që e cilësojnë një aferë famëkeqe si ajo me inceneratorët.

Të tjera thagma u dëgjuan e do dëgjohen në Kongresin e sotëm ku realiteti bëhet llastik dhe ngjyroset siç e do partia. Dhe ashtu siç ka thënë gjatë një takimi elektoral disa vite më parë udhëheqësi Edi Rama: “jemi mirë, por nuk duket”, s’na mbetet tjetër veçse të urojmë: “Gëzime sjelltë Kongresi i nënës Parti për vendin dhe popullin”…

Etiketa: Gëzime sjelltë Kongresi i nënës Parti për vendin dhe popullin

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Kapot, detyrat dhe kodet/ Ja si organizohej grupi kriminal i Ergys Dashit

TË GJITHA

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025

34 ish-ambasadorë i dërgojnë letër Giorgia Melonit: Njihni Shtetin e Palestinës!

16:40 : 27/07/2025

EMRI/ Plagoset një punëtor ndërtimi në Paskuqan, arrestohet inxhinieri, në hetim një 21-vjeçare

16:29 : 27/07/2025

Kishte shkuar me familjen për pushime, gjendet i vdekur një 20-vjeçar në Sarandë

16:18 : 27/07/2025

Gara për kreun e BKH-së/ Kandidatët zhvillojnë testin e poligrafit, të hënën intervista në panel

16:04 : 27/07/2025

Rama: Efektivi që rrahu kamarierin të përjashtohet pa kthim nga Policia e t’i dorëzohet drejtësisë

15:50 : 27/07/2025

FOTO/ Ky është “Turi i Burrelit”, SPAK në kërkim të pasurisë së “lordëve” nga Palasa, Durrësi e Tiranë

15:38 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com