• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“I dyshuari perfekt”/ Arben Ahmetaj, miqësi e miliona për Klodian Zoton e inceneratorëve (Dokumenta)

14:44 : 07/04/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Arben Ahmetaj është një nga miqtë më të ngushtë në qeveri të “bosëve të plehrave”, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, ndërkohë që është një prej zyrtarëve me peshë më të rëndësishme në miratimin e procedurave të dyshimta për koncensionin e impiantit të përpunimit të mbetjeve të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Praktikisht, ai është “i dyshuari perfekt” i aferës së inceneratorëve, e cila përllogaritet t’u kushtojë shqiptarëve disa qindra milionë euro.

***

Karriera profesionale i ka vendosur gjithnjë afër njëri-tjetrit Arben Ahmetajn dhe Klodian Zoton.

Lexo edhe:

Mali me mbetje në Sharrë/ Rama: Duhet të konfiskohet inceneratori që të vijojmë me investimet

Masakra mjedisore me dherat/ Dështuan apo bashkëpunuan me shkelësit e ligjit institucionet?

Në fillim të viteve 2000, Zoto ishte zyrtar i rëndësishëm në kompaninë publike në atë kohë, “Albtelekom”. Ndërsa Arben Ahmetaj mbajti në vitet 2003-2004 postin e zv.Ministrit të Ekonomisë, e cila kishte në pronësi kompaninë shtetërore të telefonisë, “Albtelekom”.

Më tej, në fund të dekadës së parë të viteve 2000, Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto përfshihen në aktivitet privat të ngjashëm, atë të telekomunikacionit.

Pasi Partia Socialiste u rikthye në pushtet në vitin 2013, raportet mes Klodian Zotos dhe Arben Ahmetajt, i cili mori poste të rëndësishme qeveritare, u forcuan ndjeshëm.

Partia Demokratike publikoi pak kohë më parë një listë me udhëtime të përbashkëta të Zotos me Ahmetajn.

Në foto: Lista e udhëtimeve Arben Ahmetaj-Klodian Zoto-Mirel Mërtiri (burimi; Partia Demokratike

Këto udhëtime përkonin pikërisht me kohën kur Klodian Zoto dhe rrjeti i kompanive të lidhura me të, fituan në seri kontratat koncensionare për inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Arben Ahmetaj refuzoi të shpjegonte në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët raportet e tij me Zoton, por edhe me Mirel Mërtirin, një personazh që konsiderohet si “njeriu hije” që dyshohet se fshihet pas aferës qindra-milionë euro.

Ahmetaj dhe inceneratori Elbasan

Në 14 Dhjetor të vitit 2021, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) njoftoi arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për procedurat e ndjekura lidhur me koncencionin e inceneratorit të Elbasanit, me përfitues fundor biznesmenin e shpallur në kërkim, Klodian Zoto.

Sipas SPAK, Koka, në cilësinë e Ministrit të Mjedisit në vitin 2014, në kundërshtim me ligjin, ka aplikuar procedurën e “negocimit pa shpallje paraprake” për nënshkrimin e kontratës koncensionare me shoqërinë “Albtek Energy”, në pronësi formale të Stela Gugallja, bashkëjetuese e Mirel Mërtirit.

Dokumentat tregojnë se Lefter Koka nuk ka vepruar i vetëm në atë që konsiderohet “afera e inceneratorëve”.

Koka ka pasur një komunikim intensiv në atë kohë me disa kolegë të tij qeveritarë, përfshirë edhe Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj.

Në të gjithë komunikimet, Koka, ashtu si edhe anëtarët e Komisioni i Koncensionit, të cilët gjithashtu janë arrestuar së fundmi, propozonim procedurën e “negocimit pa shpallje paraprake” për koncensionin e inceneratorit të Elbasanit.

Arben Ahmetaj rezulton se nuk ka ngritur asnjëherë shqetësim për procedurën e paligjshme.

Sipas Ahmetajt, caktimi i procedurës i takonte Autoritetit Kontraktor, pra Ministrisë së Mjedisit, ndërsa roli i tij ishte vetëm shqyrtimi i implikimit financiar të Qeverisë.

Arben Ahmetaj rezulton se ka shprehur dakordësinë për bonusin financiar të kompanisë “Albtek Energy”, duke konfirmuar, në mënyrë indirekte, edhe procedurën e paligjshme të “negocimit pa shpallje paraprake”.

Ahmetaj theksoi publikisht se “dakordësia e tij” për bonusin financiar nuk ka pasur asnjë pasojë, pasi qeveria nuk ka miratuar procedurën e sugjeruar prej Lefter Kokës për “negociim pa shpallje paraprake”, por një procedurë tjetër.

Në foto: Proces-verbal i seancës dëgjimore të Komisionit Hetimor Parlamentar me Arben Ahmetajn

Në fakt, SPAK-u konfirmoi se Ministria e Mjedisit ka zhvilluar procedurën e paligjshme.

“Nga hetimet është provuar fakti se nuk është është zbatuar proçedura e rregullt ligjore për dhënien e konçensionit (të inceneratorit të Elbasanit, shën.red), në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013 “Për konçensionet dhe partneritetin publik privat”, në kundërshtim me dokumentet standarte të tenderit të zbatueshme për konçensionet, në kundërshtim edhe me sygjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjensisë së Prokurimit Publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Pra, duket qartë se Arben Ahmetaj ka dhënë “dakordësinë” për financimin e projektit, të mbështetur në një procedurë të paligjshme.

Kostot koncensionare për Djegësin e Elbasanit është llogaritur në rreth 22 milionë euro, të cilat tashmë janë paguar plotësisht në llogaritë e “Albtek Energy”.

Megjithatë, deri më tani, nga hetimet e SPAK-ut në kuadër të procedimit penal nr. 277 të vitit 2002, emri i Arben Ahmetajt ende nuk është përmendur si i përfshirë në hetim.

Ahmetajt në inceneratorin e Fierit

Në vitin 2016, Arben Ahmetaj ishte Ministër i Financave, ose siç pretendon ai pa mungesë modestie, “Gardiani i Financave”.

Megjithatë, ky vetëvlerësim nuk përputhet edhe aq shumë me procedurat që i paraprinë koncensionit 30 milionë euro të inceneratorit të Fierit, të fituar nga Klodian Zoto në vetë të parë.

Dokumentat zyrtare tregojnë që Arben Ahmetaj ka pasur një komunikim intensiv me Lefter Kokën, për inceneratorin e Fierit.

Në çdo rast, Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Financave, ka kërkuar nga Koka respektimin e tavaneve buxhetore, duke qenë se projekti i Djegësit në Fier kishte implikim financiar të Buxhetit të Shtetit.

Por, përtej qëndrimit strikt në letra, Ahmetaj nuk duket se ka qenë gardian i fortë i parave publike.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport Auditimi të vitit 2018, ka konstatuar një seri të gjatë parregullsish në procedurat dhe përzgjedhjen e fituesit të koncensionit të Fierit, “Integrated Technology Ëaste Treatment”, në pronësi 70 përqind të Klodian Zotos.

Sipas KLSH-së, kompania fituese nuk kishte përvojë dhe as mundësi financiare për të marrë përsipër një koncension me vlerë 28 milionë euro pa TVSH.

Po ashtu, KLSH citon një raport të pavarur, i cili ka arritur në përfundimin se “kostoja për ndërtimin e impiantit të Fierit është disa herë më e lartë” se kostot që rezultojnë nga ndërtimi i impianteve të ngjashëm në vendet e Bashkimit Europian”.

Në foto: Pjesë nga raport i Auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier

“Kostoja e përllogaritur është 7.27 milionë euro”, thuhet në atë raport, ndërkohë që Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka dhënë dakordësinë për një vlerë disa herë më të lartë, rreth 30 milionë euro, për inceneratorin e Fierit, të fituar nga Klodian Zoto.

Inceneratori i Tiranës

Arben Ahmetaj, në cilësinë e Ministrit të Financave, ka një rol thelbësor edhe në procedurën e radhës, atë të dhënies me koncension të ndërtimit dhe operimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në Sharrë të Tiranës.

Procedura është ndjekur sërish nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ka komunikime të shpeshta me Ahmetajn, gjatë periudhës së fundvitit 2016 dhe fillimit të vitit 2017.

Ndryshe nga dy procedurat e mëparshme, atë të Elbasanit dhe të Fierit, rasti i inceneratorit të Tiranës ishte disi më ndryshe; projekt-kontrata parashikonte që shteti nuk do të kishte implikime direkte financiare.

Projekti 128 milionë euro do të ndërtohej nga kompania private që do të fitonte kontratën dhe Shteti, nëpërmjet bashkive të Qarkut Tiranë, do të paguante kostot të shtrira në 30 vjet, nëpërmjet faturës 29 euro/ton mbeturina të depozituara në impiant.

Arben Ahmetaj fillimisht sillet si skeptik për këtë projekt dhe kërkon nga kolegu i tij, Lefter Koka, që të marrë garanci nga të gjithë bashkitë e Qarkut Tiranë që do të marrin përsipër pagesat për depozitimin e mbetjeve.

Në Mars 2017, Lefter Koka siguron një “dakordësi në parim” për projektin, nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në foto: Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dha “dakordësinë në parim” për koncensionin 128 mln euro të Sharrës

Kjo dakordësi ishte shumë minimale, krahasuar me kërkesën paraprake që kishte bërë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili sugjeronte që të shpreheshin të gjithë bashkitë e Qarkut Tiranë, ku përfshiheshin edhe Vora, Kamza, Kavaja dhe Rrogozhina.

Megjithatë, “dakordësia në parim” e Veliajt, e zbuti “spekticizmin” e Arben Ahmetajt.

Ai nuk kishte më kundërshtime për vijimin e projektit të inceneratorit të Sharrës, i cili u fitua nga “Integrated Energy BV”, një kompani off-shore, me drejtues në atë kohë, sërish Klodian Zoton.

Në foto: Arben Ahmetaj miraton “në heshtje” koncensionin e Sharrës

“Gardiani i Financave”, ndoshta në mënyrë rastësore, rezulton që ka treguar gjithnjë butësi në rastet kur përfituesi ishte Klodian Zoto dhe rrjeti i tij i kompanive pa eksperiencë e pa mundësi financiare, të cilat fituan tre kontrata me një kosto totale koncensionare rreth 200 milionë euro.

Etiketa: arben ahmetajklodian zotomiqësi e miliona për Klodian Zoton e inceneratorëve (Dokumenta)Sharre“I dyshuari perfekt”/ Arben Ahmetaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mali me mbetje në Sharrë/ Rama: Duhet të konfiskohet inceneratori që të vijojmë me investimet

22:49 : 05/05/2025
AKTUALITET

Masakra mjedisore me dherat/ Dështuan apo bashkëpunuan me shkelësit e ligjit institucionet?

22:15 : 25/04/2025
AKTUALITET

Licencë të re për landfill privat? Gazetari zbulon tratativat për mbetjet pas mbushjes së Sharrës

22:16 : 24/04/2025
AKTUALITET

Plehrat në Sharrë arrijnë te varrezat/ Qytetarët: Shteti indiferent, nuk ka respekt për të vdekurit

21:29 : 23/04/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

19:57 : 11/04/2025
AKTUALITET

U favorizua Lirim Fezollari/ GJKKO zgjat edhe me 3 muaj afatin e hetimeve për dosjen “Buka”

13:20 : 02/04/2025
Para
Foto: Instagram

“Eurovision Song Contest 2022”/ Shiten brenda një ore të gjitha biletat

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025

Dëshmitë e Dumanit, SPAK dërgon për gjykim bandën e Suel Çelës, Vis Martinajt dhe Çapjan

11:23 : 15/05/2025

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com