• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A mundet PS të trasformohet nga një grupim “klonesh” në një grupim “rebelësh”?

16:56 : 07/04/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

*Nga Irena Beqiraj

Një kongres me debat konstruktiv, lajmëroi Kyeministri. A mund të ndodhë kjo?

Mënyra se si ne e shikojmë botën, sesi sillemi edhe si veprojmë formëzohet nga kultura. Kjo do të thotë se të gjithë e ne perceptojmë dhe interpretojmë botën përmes kornizave refereuese te saj. Që ti shohim aq më shume ti ridimimensionojmë kornizat që përcaktojnë kulturën tonë është një nga proceset më të vështira.

Edhe një kongres me debat konstruktiv, kërkon të ekzaminohet dhe të ridimensionohet kultura brenda partisë. Thënë ndryshe lipset që në atë sallë të mbidhet një grupim “rebelësh”, ndërkohë asgjë nuk ka ndryshuar, edhe në atë sallë si cdo herë do të mbidhet një grupim “Klonesh”.

Ndërsa për kuturën partiake, rebeli barazohet me mosmirënjohësin dhe “Kloni” lexohet si i paditur, të dyja janë barazime të gabuara.

Lexo edhe:

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

Rebelin nga klonin nuk i dallojnë njohuritë, mencuria, talenti, apo mirënjohja, por moskonformizmi ose mendimi ndryshe.

Natyra njerëzore qe në thelb është hierarkike, e pengon debatin konstruktiv brenda grupit, por në parti hierarkia është paprekëshme. Antarët e partisë tanimë janë mësuar me takime ku një ose maksimumi 2 përsona përcaktojnë edhe “mendimin” e të tjerëve.

Nuk ka nevojë për ndonjë aftësi të madhe intelektuale, për të vëzhguar komunikim jofunksional partiak , ku edhe antarët e forumeve të larta, nuk janë në gjendje të thonë atë që ata mendojnë. Ata ose duhet të jenë të vëmendshëm të qëmtojnë ndër ato që lideri dëshiron të dëgjojë, ose duhet të heshtin. Antarët Kryesisë, Asamblesë, Kongresit dështojnë të ndajnë informacione apo ide thelbësore, sepse ata nuk duan dhe nuk mund ta përballojnë etiketimin si mosmirënjohës ose përçarës. Madje njohja e mirë gjendjes dhe konformizmi me të, e bën edhe më të vështirë ndryshimin nga brenda.

A ka munguar kongresi apo kongreset për tu njohur edhe për të treguar vëmendje ndaj mendimit ndryshe brenda të majtve? Kam frikë se jo. Sot aksesi në informacion, opinione besime dhe ide është i plotë për këdo, në cdo moment. Por ndërsa lënda e parë për debat është e bollshme dhe shpesh e cilësisë së parë brenda partisë janë krijuar “Dhomat e Echos” ku burimet e mendimit ndryshe diskreditohen, njorohen sistematikisht.

Cfarë duhet të ndryshojë që një parti të shëndrohet qoftë edhe një hërë të vetme, qoftë edhe në një Kongres nga një skuadër klonësh në një skuadër rebelësh ku përplasen dhe disktutohet ide? Pikërisht karakteristikat e liderit janë kyce në trasformimin e skuadrave.

Skuadrat e rebelëve drejtohen nga lidera transformues, ndërsa ato te kloneve mjaftohen me lidera dominues.

Një lider transformues dëgjon, shpjegon idetë tërësisht, ndan informacione dhe shfaq ndjeshmëri të lartë, për të forcuar mbi të gjitha besimin e njerëzve që mendojnë ndryshe nga ai.

Një lider i tillë për zgjidhjen e problemeve komplekse pranon në tavolinë të debatit “kundështarët e ideve të tij”.

Një lider dominues e rrethon veten me njërez që konformohen dhe mendojnë si ai, ose njërëz të thjeshtë për tu menaxhuar apo për tu mbajtur brenda rrethit. Eksperienca ka treguar se dominimi dhe qëndrimi i gjatë në pushtet vrasin mendimin ndryshe duke trasfromuar edhe ekipet më rebele në ekipe klonesh .

Gjithësesi, nuk duhet menduar që liderat dominues nuk i hynë në punë as dreqit. Ato janë organizues shembullor, ekzekutues ekselent planesh, dhe inxhinier elektoral formidabël. Por për zgjidhjen e situatave komplekse, hartimin e strategjive, gjetjen e mënyrave të reja të zhvillimit, për trasfromimin lipsen lidera që janë në gjendje të dëgjojnë dhe reflektojnë mbi këndvështrimet e ndryshme.

Kohët që po jetojmë kërkojnë transformim dhe dominimi i liderave në këto kohëra është katastrofik.

E ndërsa kongresi i partisë socialiste na premton debat idesh dhe kritikë konstruktive, besimplotë mund të thonim” më mirë vonë sesa kurrë”, por pa ridimensionuar kornizat referuese të sjelljes brenda grupit asgjë nuk ka për të ndodhur sic ka qenë do të jetë .

*Ish-zv.ministre e Financave në mandatin e parë të Qeverisë Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025
BOTA

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025
AKTUALITET

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025
Para
Foto: Facebook

Vllaznia publikon çmimet, ja kur dalin në shitje biletat për ndeshjen kundër Laçit

TË GJITHA

Aksidenti me motor u “preu” ëndrrat në mes, miqtë bëjnë një murale në kujtim të dy të rinjëve

15:03 : 09/06/2025

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com