• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tomorri: Fierza u mbyll në “pikën e vdekjes”! Qeveria do paguajë 83 mijë euro qira në ditë për dy anijet që do prodhojnë energji

16:29 : 06/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Gazetari i ekonomisë Klodian Tomorri, komenton vendimin e fundit të Ministrisë së Energjisë, e cila njoftoi mbylljen e Fierzës dhe ardhjen e dy anijeve që prodhojnë energji në Triport të Vlorës.

Ai e cilësoi vendim të vonuar mbylljen e Fierzës në kuotën e 259 metrave, duke thënë për MCN Tv, se një nivel i tillë njihet si “pika e vdekjes” dhe është momenti kur turbinat fiken dhe nuk mund të prodhojë më energji.

Fierza mund të mbyllej më parë dhe të sigurohej furnizmi i i vendit me energji, përmes importit, duke bërë diversifikim të burimeve. Shqipëria është në situatë të vështirë energjetike, reshjet e fundit sollën përmirësim të kaskadës, por mesatarja shumë vjeçare është ndryshe. Shqipëria është në situatë të vështirë për furnizimin, pasi përpara është edhe vera, situatë e thatë dhe nuk ka reshje. Ka konsum të lartë të energjisë, pasi vihen në punë pajisje si kondicionerët, etj. Mund të rikthehen skenarët e ndërprerjeve për të cilat është folur. Do të sjellë kosto të madhe për taksapaguesit dhe buxhetin, qeveria duhet të japë para. 200 milionë dollarë janë vënë në dispozicion për blerje energjie nga importi, askush nuk di të thotë a do të duhen të tjera. Jemi në një situatë pasigurish që vijnë edhe prej faktit që kaskada e Drinit nuk u sigurua dhe nuk u ruajt siç duhej ruajtur.

I pyetur për ardhjen e dy anijeve që do funksionojnë si centralë të lëvizshëm energjie në zonën e Triportit në Vlorë, tha se do të prodhojnë 114 megavatë në orë ose 2500 megavatë energji në ditë, përkthyer në 17% të konsumit që ka vendi gjatë periudhës së verës.

Anijet do të vijnë në muajin maj, pas një konsorciumi italo-amerikan. Në 5 janar të këtij viti KESH shpalli një procedurë për shprehje interesi ku kërkonte të merrte me qera një aset për prodhimin e energjisë. U paraqitën dy oferta kjo që përmendëm dhe një kompani tjetër, por u kualifikuan kompanitë italo-amerikane. U arrit në marrëveshjen finale. Anijet do vijnë në Triport në maj, KESH do të paguajë 83 mijë euro qira në ditë për këto anije, 63 mijë janë qera e mirëfilltë dhe 20 mijë euro, shpenzime mirëmbajtje. KESH do të blejë vetë karburanitn me të cilin do prodhojnë energji këto anije si centrale lëvizëse. Është një karburant i veçantë, karburant i rëndë i përkthyer si mazut. Nga studimi i fizibilitetit kostoja mesatare prodhimit për 1 megavat energji është rreth 140 euro. Duke përfshirë qiranë që do i paguhet anijes, mirëmbajtjen dhe koston për blerjen e karburantit, por në këtë kosto nuk përfshihet akciza për karburantin, e cila i mbetet shtetit. Nëse përfshihet shkon 220 euro për megavat.

Lexo edhe:

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

Tomorri sqaroi se sot krahasuar me çmimet që janë në bursë që variojnë mbi 200 euro për megavat dhe rezulton që energjia e prodhuar nga anijet ka një kosto më të lirë 140 euro.

Gazetari ngriti si shqetësim faktin se duhen parë aspektet e tjera, për ndotjen që shkaktojnë këto anije në bregdetin shqiptar ku do vijnë, por shtoi se janë debate që duhen bërë nga specialistët e fushës.

Sa i takon deklaratës së ministres Belinda Balluku për shtrimin e tubacionit të gazit nga Fieri në Vlorë, për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, ai tha se janë të njëjtat kompani konsorciumi i kompanive italo-amerikane të dy anijeve.

Tomorri deklaroi se vënia në punë e TEC-it të Vlorës, ishte konceptuar me naftë dhe se këto kompani kanë marrë përsipër të instalojnë teknologjinë e nevojshme nga burimi i naftës, për prodhim me gazi.

Kjo marrëveshje është në negociatë e sipër, e pa finalizuar, ajo që është në planin e KESH dhe qeverisë. Brenda dy vitesh ky investim do të ketë përfunduar. Në këto dy vite të kthimit të TEC-it nga naftë me gaz, do të rrinë në vend këto dy anije. Një tjetër element është që në fund të dy viteve, të dyja anijet i mbeten në pronësi KESH. Këto nuk janë mjete që përdoren në vendet e zhvilluara, por teknologji emergjente që përdoren nga vendet në raste katastrofash natyrore. U siguruan dy anije që do mbulojnë deri në 15-17% të nevojave ditore të vendit, përballë krizës energjetike. 83 mijë euro qira në ditë, pa përfshirë koston për blerjen e karburantit. /MCN Tv/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025
BOTA

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025
AKTUALITET

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025
SPORT

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025
AKTUALITET

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025
Para

Champions League/ Chelsea-Real Madrid, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com