Partia Socialiste ndërhyn në Kodin e Etikës përmes ndryshimeve në statutin e ri. Kush shkel Kodin e Etikës humbet mbështetjen politike dhe përjashtohet nga çdo post në Partinë Socialiste. Kodi i Etikës është pjesë e Librit të Rregullave.
Konkretisht në nenin 47 të draft statutit të ri, i cili pritet të miratohet në Kongresin e së shtunës, bëhen të qarta sanksionet në rast shkelje për çdo anëtar të PS-së. Në këtë nen thuhet se Partia ka Kodin e Etikës, në të cilin përmblidhen kriteret e komunikimit dhe marrëdhënieve etike brenda strukturave të partisë dhe në komunikimin me zgjedhësit, standardet e integritetit moral dhe etik që duhet të përmbushë çdo kandidat gjatë ushtrimit të mandatit të tij si përfaqësues i Partisë Socialiste për organet qendrore e vendore të partisë dhe ato të qeverisjes.
Kodi i Etikës përcakton edhe formularët që duhet të plotësojë çdo kandidat para paraqitjes së kandidaturës së tij, masat konkrete për shkeljen e këtij Kodi si dhe procedurat përkatëse për to.
Personat që përjashtohen në bazë të Kodit të Etikës, nuk mund të jenë kandidatë për funksionet e ndryshme partiake ose të emërohen nga partia për çdo lloj detyre që ka mbështetjen politike të partisë. Kurse sipas nenit 44 të statutit të ri që lidhet me përfaqësimin, thuhet se Partia Socialiste përfaqësohet në organet e pushtetit shtetëror nga të zgjedhurit e saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe në organet e qeverisjes qendrore e vendore.
Çdo anëtar partie që ka jo më pak se një vit anëtar partie, përfiton nga e drejta për të qenë kandidat i partisë për funksione publike në pushtet/organet legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes, në nivel qendror dhe vendor.
Partia Socialiste mbështet me përparësi për kandidim dhe përfaqësim në organet e qeverisjes vendore e qendrore anëtarët e saj më të kualifikuar si edhe përfaqësuesit nga gjinitë dhe komunitetet më pak të përfaqësuara.
Procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për funksione publike legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes ë dhe ato të qeverisjes. Kodi i Etikës përcakton edhe formularët që duhet të plotësojë çdo kandidat para paraqitjes së kandidaturës së tij, masat konkrete për shkeljen e këtij Kodi si dhe procedurat përkatëse për to.
Personat që përjashtohen në bazë të Kodit të Etikës, nuk mund të jenë kandidatë për funksionet e ndryshme partiake ose të emërohen nga partia për çdo lloj detyre që ka mbështetjen politike të partisë.
Kurse sipas nenit 44 të statutit të ri që lidhet me përfaqësimin, thuhet se Partia Socialiste përfaqësohet në organet e pushtetit shtetëror nga të zgjedhurit e saj në Kuvendin e Shqipërisë dhe në organet e qeverisjes qendrore e vendore.
Çdo anëtar partie që ka jo më pak se një vit anëtar partie, përfiton nga e drejta për të qenë kandidat i partisë për funksione publike në pushtet/organet legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes, në nivel qendror dhe vendor. Partia Socialiste mbështet me përparësi për kandidim dhe përfaqësim në organet e qeverisjes vendore e qendrore anëtarët e saj më të kualifikuar si edhe përfaqësuesit nga gjinitë dhe komunitetet më pak të përfaqësuara. Procedurat e përzgjedhjes së kandidatëve për funksione publike legjislative dhe ekzekutive të qeverisjes vendore e qendrore duhet të jenë transparente, të thjeshta dhe lehtësisht të administrueshme.
Në bazë të nenit 45 që ka të bëjë me parimet e zgjedhjes së përfaqësuesve të partisë në organet e qeverisjes, kandidatët e partisë për përfaqësues në organet e qeverisjes qendrore e vendore zgjidhen sipas parimeve: Përparësia e meritës për zgjedhjen e kandidatëve më të aftë profesionalisht dhe me integritet të lartë publik; Kontributi dhe përfaqësimi i kandidatëve në shoqëri, politikë dhe territor; Barazia midis burrave dhe grave; Shmangia e mbajtjes së disa funksioneve e përgjegjësive njëkohësisht; Ndërthurja e përfaqësimit të brezave të ndryshëm dhe përfaqësimi i denjë i të rinjve dhe i të rejave; Kufizimi në kohë i mbajtjes së mandateve të përfaqësimit nga i njëjti person; Barazia e të gjithë anëtarëve dhe për të gjithë votuesit; Transparenca e procedurës së përzgjedhjes.
Kurse sipas nenit 46 që ka të bëjë me integritetin dhe standardet në përzgjedhjen e kandidatëve thuhet se: “Deklarimi i pasaktë apo i rremë në formular/deklaratë është përgjegjësi personale penale dhe politike. Pavarësisht nëse përbën apo jo vepër penale, ndaj deklaruesit të pasaktë apo të rremë merret masa disiplinore e çregjistrimit nga partia”.
PS kthehet në identitet, nga grushti me trëndafil të kuq, te stema e flamuri
Pas 32 vitesh, PS përmes ndryshimeve në statutin e partisë rikthehet në identitetin e mëparshëm. Në nenin 12 të Statutit të ri, parashikohet ndryshimi i simbolit, stema dhe flamuri i Partisë Socialiste. Simboli i ri i PSsë paraqet një grusht të mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq, kurse stema është në formë rrethi me ngjyrë të gjelbër. Në qendër vendoset simboli i partisë, ndërsa anash tij është shkruar me germa kapitale të bardha Partia Socialiste e Shqipërisë 1991.
Flamuri i Partisë Socialiste është ngjyrë rozë me stemën e partisë në mes. Këto ndryshime janë dukshëm rikthimi i PS-së në origjinalitet. Partia Socialiste ka ndryshuar nenin që ka të bëjë me simbolin, stemën, flamurin e Partisë Socialiste. Konkretisht sipas nenit 12 të draft-statutit:
1.Simboli i Partisë Socialiste paraqet një grusht të mbledhur, i cili mban një trëndafil të kuq. Simboli vendoset në vulën, stemën dhe flamurin e partisë;
2.Stema e Partisë Socialiste është në formë rrethi me ngjyrë të gjelbër. Në qendër vendoset simboli i partisë, ndërsa anash tij është shkruar me germa kapitale të bardha “PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË 1991”;
3.Flamuri i Partisë Socialiste është ngjyrë rozë me stemën e partisë në mes;
4.Të drejtën e përdorimit të simboleve të partisë e kanë vetëm institucionet përfaqësuese të partisë në nivel qendror e vendor;
5.Në çdo tubim publik të organizuar në emër të Partisë Socialiste është i detyrueshëm përdorimi i flamurit kombëtar, i flamurit të partisë dhe i simboleve të saj;
6.Simbolet elektorale përcaktohen dhe miratohen nga Kryesia e PS-së. Më herët edhe demokratët kanë vendosur të rikthehen në simbolet e tyre të para, sipas vendimit të Komisionit të Rithemelimit.
Po ashtu përmes ndërhyrjeve në statut, PS-ja riktheu sekretarin ekzekutiv, që sipas draftit, do të jetë një lloj kancelari në nivel bashkie. Përfundimisht, kryetarëve që u ndërpritet mandati në kongresin e ardhshëm, do të zgjidhen në nivel bashkie, por do të kontrollohen nga sekretari. Dhe sekretari ekzekutiv, do të zgjidhet nga Kryesia, pra nga qendra. Sipas asaj që shkruhet në relacionin përkatës të ndryshimeve në statut, duke iu referuar procesit të popullimit të të dhënave të anëtarësisë në regjistrin elektronik, proces që po kryhet prej 5 muajsh, “është konstatuar dhe fiktivitet apo mangësi serioze në administrimin siç duhet të të dhënave në disa rajone apo degë të partisë, përfshirë dhe çështjet që lidhen me kuotizacionin, dokumentacionin e anëtarësisë, numrin e anëtarëve të OS apo aktivitetin e vetë organizatave”, shkruhet në relacion./Panorama/