• Kontakt
Sunday, May 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ministrja e Financave: Rritja e çmimeve të ushqimeve do të zgjasë, inflacioni vjetor 4,5%

13:35 : 05/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha këtë të Martë se rritja e çmimeve për produktet ushqimore dhe pijet joalkoolike do të vazhdojnë edhe pas 2022.

Në një konferencë për mediat, ajo paralajmëroi se përveç bordeve për kontrollin e çmimit të karburanteve, të produkteve ushqimore, si miell, sheqer, oriz dhe vajin e lulediellit, do të ngrihet edhe bordi për çmimin e inputeve bujqësore.

“Kemi ngritur bordin e transparencës të çmimeve të produkteve të shportës dhe jemi kujdesur të përcaktojmë formulën për marzhet e tregtarëve. Ndryshe nga karburantet, për produktet ushqimore ka një tjetër specifikë ushqimesh dhe për disa marka. Në mbledhjen e mbajtur 1 prill bordi i transparencës vendosi marzhet e tregtarëve për miellin, orizin, sheqerin dhe vajin e lulediellit. Për secilin produkt janë përcaktuar disa marzhe dhe me çmime referencë, që nuk do të jenë më të larta se ato të përcaktuara. Jemi në diskutime për të përcaktuar të njëjtën metodologji për inputet bujqësore, për të garantuar furnizimin për një periudhë minimale prej 3 muajsh. Në të gjithë parashikimet e ministrisë inflacioni i ushqimeve do të zgjasë më shumë se në harkun kohor të këtij viti”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj theksoi se sipas skenarëve më pesimiste, do të shikohet mundësia që ata që konsumojnë më tepër të paguajnë më shumë taksa.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë u ndal edhe te treguesit ekonomik. Ministrja pohoi se të ardhurat tatimore në arkën e shtetit janë rritur nga rritja e çmimeve.

Lexo edhe:

FOTO/ Jorida Tabaku merr mbështetje edhe nga dy kundërshtarët e saj socialistë

Zbulohen pasuritë miliona euro të Ballukut, Gonxhes, Manastirliut, Maznikut, Manjës e Ibrahimit

“Për sa i përket treguesve për 2 muajt e parë të vitit të ardhurat janë rritur 26% krahasuar me janar-shkurt 2021 apo 18,1 mld lekë më shumë. Çmimet e rritura kanë pasur kontribut me 1,9 mld lekë për të ardhurat. Fiskalizimi ka vijuar ecurinë pozitive ku 100% e biznesit të madh janë të pajisur me certifikatë elektronike dhe janë fiskalizuar. 81,1% e biznesit të vogël që kanë filluar fiskalizimin. Sipas pritshmërive tona fiskalizimi përfundon në fund të 6 mujorit të këtij viti për të gjitha subjektet. Biznesi i madh ka 1% më shumë të punësuar se dhjetori i vitit të kaluar, 52% e të punësuarve janë në shërbime, vjen e ndjekur nga prodhimi, dhe tregtia. Inflacioni në muajin shkurt 3,9% është më i ulëti se vendet e rajonit. Këto shtete janë ndikuar më tepër nga kriza e ofertës që vitin e kaluar. Ndërsa kërkesa ka qenë më e lartë. Në Shqipëri çmimet e energjisë kanë qenë më të kontrolluara, për këtë arsye inflacioni ishte më i ulëti në rajon. Shifra më shqetësuese ka qenë inflacioni 6,9% e shkurtit për çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike. Në muajit në vijim të pësojë rritje, dhe për këtë korrigjuar. Rritja ekonomike do të jetë 3,2% nga 3,5% e parashikuar dhe inflacioni vjetor do të shkojë 4,5%. Kemi shkurtuar 9,8 mld lekë investimet publike dhe kemi shkurtuar shpenzimet operacionale për të mundësuar financimin e paketës të rezistencës sociale”, tha ministrja.

“Nga ana tjetër ka 20 mld lekë alokim nga buxheti i shtetit për të mbajtur të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët dhe biznesin e vogël”, shtoi Ibrahimaj.

Etiketa: Delina Ibrahimaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FOTO/ Jorida Tabaku merr mbështetje edhe nga dy kundërshtarët e saj socialistë

15:41 : 07/05/2025
AKTUALITET

Zbulohen pasuritë miliona euro të Ballukut, Gonxhes, Manastirliut, Maznikut, Manjës e Ibrahimit

23:05 : 18/12/2024
AKTUALITET

Bashkëshorti dhe vjehrri i ministres Ibrahimaj me biznese e hotele super luksoze

12:50 : 11/05/2024
AKTUALITET

Burri i ministres plagosi vartësin e saj, policia e fshehu/ Vocaj: S’ishte ngjarje sensitive

09:31 : 02/05/2024
AKTUALITET

“Ligji zhvishet përballë njerëzve me pushtet”/ Salianji: Delina Ibrahimaj të japë dorëheqjen

15:40 : 30/04/2024
AKTUALITET

VOA: Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj

08:07 : 30/04/2024
Para

Yuri Kim nuk njeh vendimin e gjykatës/ Paloka: Ky është turp, shkelje etike dhe ligjore

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com