• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nona Rilindjes, apo Nano i policisë

10:19 : 03/04/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Policia e Shtetit në një provëz të vetme që iu dha përballë pushtetit, dështoi plotësisht. Emri i Alqi Bllakos, deputetit të PS-së i trembi, i bëri më militantë nga çfarë janë dhe për pak orë shënuan turpin e tyre me nderimet që i bënë një personi me urdhër-arresti.

Do të mbahet mend gjatë një idiotësi proceduruale që pati për aktorë punonjësit e Policisë së Shtetit. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, më datë 30 mars i kishin kërkuar Policisë së Tiranës që të mbanin nën mbikëqyrje deputetin Alqi Bllako, pasi për të kishte një kërkesë për arrestim, në akuzën e korrupsionit të zyrtarëve të lartë shtetëror dhe shpërdorimit të detyrës në aferën e inceneratorëve.

Më datë 31 mars, pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, u vendos masa “arrest me burg pa afat” dhe vendimi i shkoi në duar zyrtarisht policisë së kryeqytetit. Bllako nuk gjendej, vëzhgimi ishte më shumë që t’i ruanin krahët sesa të mos e lejonin që të largohej. Deputeti i PS-së Alqi Bllako u kthye si Akili i Rilindjes, “heroi i heshtur” që më kot hodhi vickla, sepse goja e tij nuk do rrëfejë mëkatet e pushtetarëve në aferën e inceneratorëve.

Pikërisht në momentin që duhet ti shtrëngonin prangat në duar dhe ta shoqëronin në dhomat e paraburgimit, policia shtrëngoi dhëmbët, duke lënë të livadhiste edhe për disa orë të kërkuarin Alqi Bllako. Kjo situatë absurde, ku askush nuk jepte shpjegim se ku ndodhej vijoi gjatë, deri në orën 03.30 të mëngjesit të 1 prillit kur u tha zyrtarisht nga Policia e Tiranës se deputeti Alqi Bllako ishte vetëdorëzuar.

Lexo edhe:

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

Ku ishte Alqi Bllako? Çfarë bëri orët e fundit para se të shpërthente “shampanja” se u vetëdorëzua?  Po si mund të vetëdorëzohet një i kërkuar që është në vëzhgim nga policia? A shkuan efektivët të trokisnin në banesën e tij për ta arrestuar? Vetëm për një “copë deputet” policia ra preh e militantizmit të saj, po sikur personazhet të jenë më të mëdhenj? A do të gjenden policë që ti vendosin prangat një ministri, apo akoma më rëndë një më të madhi se aq?

Politika mund të vijojë gjatë të gurgulojë për këtë çështje, por mjerisht uniforma e policisë së shtetit u bë shumë pis, edhe në rastin Bllako. Ai duhet të ishte arrestuar përderisa strukturat e rendit kishin marrë informacion në rrugë zyrtare për masën e sigurisë ndaj tij, por “vetëdorëzimi” është shenja që makinacionet e pushtetit po përdorin policinë për interes të saj.

Shumë shpejt kryepolici Gledis Nano ra nën thundrat e një pushteti, me gjasë me dëshirë, pa e kuptuar se nuk po bën asgjë më shumë dhe më pak se paraardhësi Ardi Veliu. Një qytetar që mbron banesën e tij që të mos ia shembë rruspa e pushtetit shkrihet në dru nga Policia e Shtetit. Një qytetar i mirë që ka ndjeshmërinë e protestës paqësore kundër rritjes së çmimeve përfundon i prangosur dhe i rrahur në furgonët policor dhe rrëmbehet dhunshëm nga policë civilë që shërbejnë si “grupet e vëzhgimit”. Në rastin e Bllakos prangat u bënë llastik mbathjesh, ndërsa kryepolici Nano me këtë rast a e ka marrë medaljen “Nona Rilindjes”?

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

15:48 : 17/11/2025
AKTUALITET

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025
RAJONI

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025
AKTUALITET

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025
AKTUALITET

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Kë sheh ti…”/ Debate në Komisioni për Çështjet e Brendshme, Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

15:16 : 17/11/2025
Para

Bën kërdinë me vjedhje, arrestohet 16-vjeçari në Tiranë

TË GJITHA

“Protesta e PD sot do jetë e dështuar”, Almer Toska: Rama bleu opozitën më 11 Maj

15:48 : 17/11/2025

Toska: Opozitën nuk e beson njeri! Njerëzit e Berishës me vila dhe makina 100 mijë euro

15:38 : 17/11/2025

Clark: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun e Kosovës

15:31 : 17/11/2025

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025

Mësohet dita kur Berisha do të paraqitet në SPAK për “21 Janarin”

15:21 : 17/11/2025

“Kë sheh ti…”/ Debate në Komisioni për Çështjet e Brendshme, Çuçi kërkon përjashtimin e Nokës

15:16 : 17/11/2025

Vodhi para në 3 biznese, arrestohet i riu në Vlorë

15:13 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com