• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lista/ Ja kush i mori paratë e inceneratorëve

14:43 : 01/04/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE
Nga inaugurimi i inceneratorit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Nga inaugurimi i inceneratorit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Nga Klodian Tomorri 

Teksa buxheti i shtetit pomponte miliarda lekë në llogaritë e inceneratorëve, paratë qarkullonin jo vetëm brenda kompanive të Zotos dhe Mërtirit, por edhe në biznese të tjera. Por kush i mori miliardat e inceneratorëve? MCN zbardh listën e 20 bizneseve që kanë përfituar më shumë para si nënkontraktorë të inceneratorëve.

Në total, këto biznese kanë përfituar rreth 7.7 miliardë lekë ose 63 milionë euro si nënkontraktorë të inceneratorëve dhe në listë bëjnë pjesë ndërmarrje nga fusha të ndryshme, që nga ndërtimi e deti tek kompanitë e naftës, por edhe bankat.

Në vendin e parë si përfituesja më e madhe është shoqëria Integrated Technology Services, në pronësi të Klodian Zotos. Sipas librave të blerjes, ITS e Zotos ka përfituar plot 5 miliardë lekë ose 41 milionë euro si nënkontraktore në inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe atë të Tiranës.

Pas kompanisë së Zotos, në vendin e dytë renditet kompania Elmazaj Konstruksion shpk. Elmazaj Konstruksion është një kompani ndërtimi me qendër në Fier dhe këto para ajo i ka përfituar se nënkontraktore në inceneratorin e Fierit.

Lexo edhe:

No Content Available

Faturuesi i tretë më i madh është kompania e naftës Europetrol Durrës Albania. Kompania në pronësi të biznesmenit Friden Kuqi ka arkëtuar në total 243 milionë lekë ose mbi 2 milionë euro nga inceneratorët.

Në pesëshen e parë gjenden Europa shpk dhe Eroil, një tjetër kompani nafte. Të dy këto kompani kanë faturuar respektivisht nga 2 milionë euro secila nga të tre inceneratorët së bashku. Eroil është një kompani, e cila zotërohet 100 për qind nga Drini Kosova, por që ka lidhje të ngushta me sistemin bankar.

Pastaj në 10-shen e parë e parë gjenden 2 kompani të tjera ndërtimi dhe 3 kompani fiktive, të krijuara për të kanalizuar rryshfetet dhe siguruar fatura fiktive për inceneratorët si Froggy apo Pivot.

Në vendin e 11 renditet një tjetër kompani nafte me emrin Sun Petroleum, os ish Gulf i famshëm. E zotëruar nga një kompani offshore në Delaware, Sun Petroleum nuk dihet kë ka pronarë të vërtetë. Kjo kompani ka arkëtuar mbi 103 milionë lekë nga inceneratorët.

Pra në total inceneratorët kanë deklaruar rreth 6 milionë euro shpenzime për blerje nafte, një shifër e jashtëzakonshme kjo duke krijuar dyshime se brenda saj mund të ketë fatura fiktive për të justifikuar shpenzimet.

Më pas renditen kompani të tjera fiktive si dhe kompania Consulting Partners e Gugallje. Ndërsa në vendin e 14 dhe 15 janë respektivisht kompania e betonit Alesio 2014 dhe kompania superviyore Ave Consulting e Arben Dervishit. Kjo kompani ka faturuar deri më tani mbi 650 mijë euro nga inceneratorët si supervizor i punimeve. Në 20-cen e parë renditet dhe kompania Shijaku sh.pk. E njohur si çmontuesja e Armos, Shijaku shpk ka arkëtuar 76,1 milionë lekë ose  mbi 620 mijë euro nga inceneratorët, ndërkohë që pas saj vjen kompania udhëtimit One Explorer dhe vet Zoto Consulting.

Brenda ketyre ka biznese, te cilat me te vertete kane kryer punime dhe kane faturuar sipas ligjit. Por dyshimet janë se një pjesë e këtyre shpenzimeve janë fiktive, për të justifikuar shumën e madhe të parave që inceneratorët kanë marrë nga shteti, por edhe për të shkarkuar taksat. SPAK tashmë ka provuar disa kompani që janë përdorur për këtë punë, por e pyetja shtrohet; a janë përfshirë edhe bizneset formale në skemën e lëshimit të faturave fiktive? Vetëm shifra e faturuar e naftës prej gati 6 milionë euro hedh dyshime shumë të forta. Njësoj sikur inceneratorët të ishin makineria e luftës së Putinit.

 

/MCN/ 

Etiketa: Lista/ Ja kush i mori paratë e inceneratorëve

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Pandemia, Komiteti i Ekspertëve heq kufizimin e grumbullimeve

TË GJITHA

Pjesëmarrje e ulët/ PS dhe PD thirrje qytetarëve për të votuar: Mos e nënvlerësoni zërin tuaj!

17:23 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

17:14 : 11/05/2025

Aksident i rëndë në Lezhë/ Makina e përplas në vijat e bardha, këmbësorja në gjendje kritike për jetën

17:03 : 11/05/2025

Arjan Hoxha: E gjithë administrata e Rakip Sulit presion votuesve në çdo QV

16:59 : 11/05/2025

Tjetër rast i fotografimit të votës, arrestohet një 30-vjeçar në Këlcyrë

16:53 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 16:00

16:39 : 11/05/2025

Krimet zgjedhore/ Kallëzohet në SPAK administratori i Xibrës dhe një person nga Klosi

16:37 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com