• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alqi Bllako u arratis? Policia e Shtetit reagon një ditë me vonesë: Ndodhet te Drejtoria e Tiranës

07:54 : 01/04/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia mohon zërat se ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është arratisur nga vendi.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Bllako ndodhet në Drejtorinë e Tiranës që prej mbrëmjes së djeshme.

Në njoftim thuhet më tej se Bllako është vetëdorëzuar pas masës së sigurisë arrest me burg që ju dha nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të SPAK.

Bllako akuzohet nga prokuroria për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me inceneratorin e Fierit.

“Drejtoria e  Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme. Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë  ‘Arrest në burg’, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në një njoftimin e bluve, që vjen një ditë më vonesë pas raportimeve se Bllako mund të jetë larguar nga vendi.

Lexo edhe:

Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, kapen babë e bir në Kamëz (EMRAT)

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

Për këtë fakt, janë ngritur dyshime se policia ka gënjyer lidhur me kohën e vetëdorëzimit të Bllakos.

Hetimet

Sipas prokurorisë, Bllako ka përfituar rreth 150 mln lekë (të vjetra) ryshfet për të favorizuar kompaninë që fitoi koncesionin për ndërtimin e inceneratorit në Fier – “Integrated Technology Waste Treatment Fier”.

“…Nga ana e shtetasit Alqi Bllako, me detyre ish-Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, gjatë procedurës së shpronësimit të tokës për efekt të ndërtimit të inceneratorit Fier, janë kryer veprime dhe mosveprime të kundraligjshme, duke lejuar me dashje ardhjen e pasojës, shkaktimin e një dëmi në buxhetin e shtetit, prej 16.288.344 (gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e treqind e dyzet e katër) lekë dhe në këto kushte dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal”… Nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe InfrastrukturCs së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncensionare ‘Integrated Technology Waste Treatment Fier’ sh.p.k., kundrejt pranimit të një përfitimi të parregullt, në mënyrë të tërthortë, në shumën prej 14.964.900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Për këtë fakt shtetasi Alqi Bllako dyshohet se ka kryer veprën penale të korrupsioni pasiv i funksionareve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendore, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal”, shpjegohet në një dokument që SPAK i dërgoi Kuvendit.

Sipas prokurisë, shuma e parave është përfituar nga paga si “Drejtor Kantieri” që babai i Alqi Bllakos ka marrë pranë shoqërisë “Integrated Energy BV SPV” me aksioner Klodian Zototn – në kërkim për dosjet hetimore të inceratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

“Nga hetimi ka rezultuar se shtetasi Edmond Bllako (babai i shtetasit Alqi Bllako), është punësuar me funksionin ‘Drejtori Kantieri’, pranë shoqërisë ‘Integrated Energy BV SPV’ sh.p.k, me aksioner shtetasin Klodian Zoto, e cila është shoqëria koncesionare për objektin ‘Ndërtim landfilli, inceneratorit dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese Tiranë’, nëpërmjet kontratës së punës, datë 25 tetor 2018, bërë ndërmjet shoqërisë ‘Integrated Energy BV SPV’, shpk dhe shtetasit Edmond Bllako, me pagë mujore 6,000 (gjashtë mijë) euro në muaj bazuar në këtë kontratë pune rezulton se shtetasi Edmond Bllako nga muaji tetor i vitit 2018 deri në muajin janar të vitit 2020, ka përfituar shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë”, thuhet në të njëjtin dokument.

Po sipas prokurorisë, Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton jashtë vendit:“Referuar sistemit TIMS rezulton se në 16.4.2019 Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos drejt Italisë për tu kthyer një ditë më pas po me Zoton”.

Gjykata e Posaçme, me kërkesë të prokurorisë, vendosi të Hënën caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për një apartament në Tiranë, në zotërim të të atit të Alqi Bllakos – Edmond Bllako. Apartamenti është me sipërfaqe 99.48 m2, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro. Sipas SPAK, prona përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Etiketa: Alqi Bllakoarratisjepolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Trafikonin vepra arti të vjedhura në Europë, kapen babë e bir në Kamëz (EMRAT)

14:15 : 31/10/2025
AKTUALITET

Përplasi për vdekje 66-vjeçarin në aksin Korçë-Bilisht, arrestohet 38-vjeçari

13:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

E rëndë në Vlorë, italiani humb jetën në palestër

11:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Do të vras”! Administratori i njësisë në bashkinë e Kukësit përplas me makinë policin/ Emrat

10:45 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025
Para

Putin: Nga 1 prilli pagesat për gazin vetëm me rubla

TË GJITHA

Paraqitet në SPAK Belinda Balluku

15:19 : 31/10/2025

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Edi Rama/ FOTO

15:09 : 31/10/2025

Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun, a është e ligjshme?

14:53 : 31/10/2025

Ndahet nga jeta Fatos Nano

14:41 : 31/10/2025

Rama e quan ‘vepër urbane’, Veliera mbetet plagë për Durrësin

14:37 : 31/10/2025

Qytetarët e Vlorës marshojnë për 17-vjeçarin që u përplas për vdekje nga “Porche”: Të ashpërsohen ligjet!

14:37 : 31/10/2025

Pabarazia në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

14:30 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com