Wednesday, July 6, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi BOTA

A do marrë fund lufta? VOA: Rusia po dërgon ‘sinjale të paqarta’

20:36 : 01/04/2022
në BOTA
A do marrë fund lufta? VOA: Rusia po dërgon ‘sinjale të paqarta’

Ekspertët thonë se Rusia po dërgon sinjale të paqarta, duke vazhduar të godasë qytetet ukrainase në mes të bisedimeve të paqes.

Zyrtarët ukrainas thonë se të dy delegacionet diskutuan në Stamboll kushtet e një armëpushimi të mundshëm, së bashku me garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën në këmbim të zotimit të Kievit për një status neutral.

Forcat ushtarake ruse po vazhdojnë të bombardojnë Kharkivin, Kievin dhe qytete të tjera të Ukrainës, pavarësisht premtimit të bërë nga Moska për të reduktuar sulmet në kryeqytet.

Të dy delegacionet përmendën hapa modeste në bisedimet e paqes në Stamboll, megjithëse nuk ka pasur ndonjë përparim të rëndësishëm.

Ministri i Jashtëm i Turqisë përshëndeti përparimin në bisedime. Ekspertët thonë se Turqia dëshiron me ngut që agresioni 6-javor rus i Ukrainës të përfundojë, sepse pasojat për ekonominë e saj janë të mëdha.

Lexo edhe:

Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë

VOA: Thellohet afera e inceneratorëve, publikohen fatura dhe transaksione të reja

“Turqia mbështetet në energjinë ruse për një pjesë të madhe të importeve të saj. Ajo importon grurë dhe produkte të tjera bujqësore nga të dy vendet. Dhe vuan pasojat e rritjes së çmimeve si në tregjet e energjisë ashtu edhe në ato të mallrave. Gjithashtu turizmi është vendimtar për ekonominë e Turqisë, për rezervat e saj valutore, duke i rimbushur këto rezerva. Dhe turistët rusë dhe ukrainas janë një pjesë e rëndësishme dhe nuk ka gjasa të vijnë ose nuk ka gjasa të shpenzojnë aq shumë para këtë vit, duke pasur parasysh rrethanat”, thotë Maxwell Hoffnam me Qendrën Amerikane për Përparim.

Një tjetër eksperte i tha Zërit të Amerikës se fakti që Turqia është anëtare e NATO-s do të thotë se këto bisedime u zhvilluan në një vend me më shumë “avantazh” për presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

“Ky është një ndryshim i madh nga negociatat e mëparshme që po ndodhnin në Bjellorusi, e cila është sigurisht një nga aleatët më të afërt të Rusisë. Kështu që mendoj se ky është gjithashtu një tregues se situata po ndryshon disi dhe, Rusia nuk ka më përparësinë e qartë”, thotë Elizabeth Shackelford me organizatën Këshilli i Çikagos për Marrëdhëniet Globale.

Negociatorët ukrainas thanë se ata parashtruan propozime konkrete, duke u zotuar të mos bashkohen me NATO-n ose ndonjë aleancë tjetër ushtarake në këmbim të garancive të besueshme ndërkombëtare të sigurisë se ata nuk do të përballen me një agresion tjetër rus.

Në fillim të kësaj jave, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu skepticizëm rreth dëshirës së Rusisë për paqe, duke thënë se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë atë që po ndodh në terren në Ukrainë.

“Nuk kam parë asgjë që të sugjerojë se bisedimet po ecin përpara në një mënyrë efektive, sepse nuk kemi parë shenja të seriozitetit të vërtetë nga Rusia. Por nëse Ukraina arrin në përfundimin se ka shenja përparimi, kjo është mirë dhe ne e mbështesim”.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka ofruar të përpiqet të lehtësojë bisedimet e drejtpërdrejta midis presidentit Zelenskiy dhe homologut rus Vladimir Putin, por presidenti rus ka refuzuar bisedime të drejtpërdrejta./VOA/

Etiketa: Rusiaukrainavoa

Lajme të lidhura

Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë
BOTA

Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë

21:21 : 05/07/2022
VOA: Thellohet afera e inceneratorëve, publikohen fatura dhe transaksione të reja
AKTUALITET

VOA: Thellohet afera e inceneratorëve, publikohen fatura dhe transaksione të reja

19:59 : 05/07/2022
VOA: LSI dorëzon dokumente shtesë në SPAK për aferën e inceneratorëve
AKTUALITET

VOA: LSI dorëzon dokumente shtesë në SPAK për aferën e inceneratorëve

19:47 : 04/07/2022
Lufta në Ukrainë dhe gazi në Ballkanin Perëndimor
BOLD BLOG

Lufta në Ukrainë dhe gazi në Ballkanin Perëndimor

23:50 : 03/07/2022
Mediu në Asamblenë e OSBE: Qëndrim ndaj vendeve që shkelin sanksionet ndaj Rusisë
AKTUALITET

Mediu në Asamblenë e OSBE: Qëndrim ndaj vendeve që shkelin sanksionet ndaj Rusisë

17:09 : 03/07/2022
Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë
BOLD BLOG

Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta në Ukrainë

23:24 : 01/07/2022
Para
Përballja Zvicër-Serbi në Kupën e Botës, mësohet data se kur do të zhvillohet sfida

Përballja Zvicër-Serbi në Kupën e Botës, mësohet data se kur do të zhvillohet sfida



TË GJITHA

Rama: Shqipëria e Holanda me propozim për Komunitetin e Ri Politik Evropian

Rama: Shqipëria e Holanda me propozim për Komunitetin e Ri Politik Evropian

09:23 : 06/07/2022
“Shtëpi bari” në Patos, arrestohet 66-vjeçari dhe shpallen në kërkim dy djemtë e tij

“Shtëpi bari” në Patos, arrestohet 66-vjeçari dhe shpallen në kërkim dy djemtë e tij

09:11 : 06/07/2022
Pas skandalit për zhvatje, a e mirëpresin më Loredanën në Zvicër ?

U kritikua për shumën e majme që kërkoi për në ‘Alba Festival’, reagon Loredana

09:06 : 06/07/2022
Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës dhe Durrësit, “xholi” i Xhillarit dhe Shijakut

Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës dhe Durrësit, “xholi” i Xhillarit dhe Shijakut

09:00 : 06/07/2022
Rama: Nëse s’përmbushen detyrimet financiare, marrim bashkitë në administrim

“Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarëve

08:49 : 06/07/2022
Rihanna zyrtarisht miliarderja më e re në SHBA, ja sa shkon pasuria e saj

Rihanna zyrtarisht miliarderja më e re në SHBA, ja sa shkon pasuria e saj

08:44 : 06/07/2022
Koronavirusi “detyron” Arbana Osmanin ta festojë ndryshe ditëlindjen e të atit (Foto)

Djali i madh i zbulon “padashje” gjininë e fëmijës Arbana Osmanit

08:27 : 06/07/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com