• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Familjet shqiptare humbën 430 milionë euro nga pandemia

23:51 : 31/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Viti 2020 ishte më i vështiri në historinë e tranzicionit që pas krizës së piramidave të ‘97-s.

Për muaj me radhë aktiviteti ekonomik u paralizua, shumë individë mbetën të papunë, bizneseve u ranë shitjet, teksa shumë persona u përballën me kostot e lartë të kurimit dhe fatkeqësisht humbjet e jetëve ishin të larta.

INSTAT ka publikuar vlerësimet gjysmëfinale të prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për vitin 2020, të cilat tregojnë qartë pasojat që dha pandemia në ekonominë e vendit.

Sipas INSTAT, të ardhurat kombëtare bruto në vitin 2020 ishin rreth 1.62 trilionë lekë (rreth 13.3 miliardë euro), nga 1.67 trilionë lekë vitin e mëparshëm. Në vlerë, të ardhurat kombëtare bruto janë tkurrur me 53 miliardë lekë, ose 431 milionë euro që janë “fshirë” nga pandemia. Humbjet llogariten edhe më të larta, pasi nëse do të ishte një vit normal, ekonomia do të rritej mesatarisht me rreth 3%.

Të ardhurat për frymë zbritën në 579 mijë lekë, me një reduktim prej 2.3%. Çdo individ kishte 14 mijë lekë më pak të ardhura në vit, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë.

Lexo edhe:

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

Ekonomia në 2020-n ra më pak sesa u vlerësua fillimisht

INSTAT në vlerësimet gjysmëfinale 2020 gjeti se në vitin 2020 ekonomia shqiptare shënoi një rritje në terma realë (në volum) prej -3,48%, krahasuar me vitin 2019, pas një rritje prej +2,09% në vitin 2019 krahasuar me vitin 2018 .

Rënia është më e ulët sesa vlerësimi fillestar prej -3.96%.

Sipas të dhënave me baza vjetore, PBB me çmime korente në vitin 2020 u vlerësua 1,644,077 milion lekë (13,3 miliardë Euro) dhe 1,691,903 milion lekë (13,8 miliardë Euro) për vitin 2019. PBB për frymë në vitin 2020 arriti 579 mijë lekë (ose 4,681 €) nga 593 mijë lekë (ose 4,818 €) që ishte në vitin 2019.

Përsa i përket strukturës së PBB-së sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin 2020 vazhdojnë ta zënë Shërbimet gjithsej me 48,39%, duke shënuar një ulje në terma realë me -4,13%.

Industria dhe Ndërtimi përbëjnë 20,01% të PBB-së, të cilat në terma realë shënuan përkatësisht: Industria ulje me -9,48% dhe Ndërtimi rritje me +1,81%. Bujqësia, gjuetia, pyjet dhe peshkimi përbëjnë 19,3 % të PBB dhe janë rritur me 1,35% në terma realë.

Rimëkëmbja ishte e shpejtë në 2021

Ekonomia vendase ka shënuar një rritje të fortë në vitin 2021, duke e marrë veten pas tkurrjes që shënoi në 2020-n, si rrjedhojë e pasojave të pandemisë së Covid-19.

Sipas INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me 8.54%, në 2021, që është niveli më i lartë që nga viti 2001. Gjithsesi, kjo rritje e lartë lidhet me bazën e ulët të 2020-s, kur ekonomia u tkurr me -3.96%, e ndikuar kryesisht nga sektorët e industrisë dhe transporti, akomodimi e shërbimi ushqimor, të cilat panë dhe rënien më të fortë si rrjedhojë e kufizimeve lokale e ndërkombëtare për të frenuar pandemisë.

Shumë sektorë kanë shënuar rritje të fortë dy shifrore në vitin 2021. Me vlerësimin e tremujorit të katërt, INSTAT jep një vlerësim paraprak të PBB-së për vitin 2021, i cili mbështetur në vlerësimet tremujore, shënoi një rritje prej 8,54 %, krahasuar me vitin 2020.

Sipas INSTAT, rritja u ndikua nga të gjithë sektorët, por më e fortë ishte në “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor”, dhe “Industria përpunuese, nxjerrëse dhe energjia”, të cilat ranë më shumë në vitin pandemik. Lulëzimi i ndërtimit ka vijuar, ndërsa sektori me ecuri më të dobët ishte bujqësia.

Ulet parashikimi për rritjen në 2022, nga pasojat e luftës

Kur u duk se më të keqen e kishim hedhur pas, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar sërish trazira në tregjet globale, duke mos lënë pa prekur edhe Shqipërinë.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2022, si rrjedhojë e pasojave që do të japë në prodhimin e brendshëm bruto sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas BERZH, ekonomia e Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.3% në vitin 2022, duke u ulur me 0.4 pikë përqindje, në krahasim me projeksionin e muajit nëntor.

BERZH është institucioni i parë që rishikon me ulje rritjen ekonomike të vendit, në një sinjal që pasojat e krizës globale të shkaktuara nga lufta do të ndihen gjatë në vend. /Monitor/

Burimi: INSTAT
Burimi: INSTAT

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025
AKTUALITET

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025
BOTA

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
BOTA

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025
Para

Horoskopi për ditën e premte, 1 prill 2022

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com