• Kontakt
Monday, September 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SPAK kërkoi arrestimin e Alqi Bllakos/ Rruga që çon deputetin drejt prangave

13:11 : 29/03/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë autorizimin për të arrestuar deputetin e Partisë Socialiste, Alqi Bllako, pasi emri i tij ka dalë në hetimet për aferën e inceneratorit të Fierit.

Prokuroria Anti-Korrupsion thotë se ka prova që implikojnë Bllakon në këtë aferë, i cili në periudhën që janë bërë shkeljet ligjore, ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Por për shkak të mandatit të deputetit, Alqi Bllakos duhet që fillimisht t’i hiqet imuniteti e më pas i hapet rrugë arrestimit të tij.

Por si realizohet procedura për miratimin ose jo në lidhje me arrestimin e një deputeti në Kuvend?

Sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, pasi kërkesa i paraqitet Kuvendit, kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.

Lexo edhe:

Inceneratori i Elbasanit/ Alqi Bllako kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

Ky i fundit ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën me qëllim të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes.

Pas përfundimit të shqyrtimit, brenda 2 javëve, Këshilli harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi.

Pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës pasardhëse. Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Kuvendi ka në dorë të vendosë me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës ndaj deputetit.

Por çfarë ndodh në rastet kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme?

Nëse brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse nuk merret vendimi, konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.

Nga ana tjetër, përcaktimet e bëra në nenin 118 të rregullores së Kuvendit zbatohen në rastet e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të anëtarit të Këshillit të Ministrave.

Lexo edhe:

SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Alqi Bllakos, të atit i sekuestrohet shtëpia në Tiranë

/Tv Klan/

Etiketa: Alqi Bllako

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Inceneratori i Elbasanit/ Alqi Bllako kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

16:51 : 03/09/2025
AKTUALITET

Si shkoi fati i mercenarëve që Rama i rrëmbeu LSI-së

20:40 : 18/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Apeli prish vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon dhe e kthen çështjen për rigjykim

15:29 : 23/07/2025
AKTUALITET

Dënimi për inceneratorin e Tiranës, Apeli i GJKKO jep më 23 Korrik vendimin për Alqi Bllakon

16:59 : 17/07/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 4 vite burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllakon

14:20 : 11/03/2025
Para

Shuplaka në 'Oscars' që tronditi rrjetin, Blendi Salaj: Will Smith nuk u tregua burrë i vërtetë

TË GJITHA

Medvedev: Finlanda po përgatitet për luf*ë me Rusinë

18:44 : 08/09/2025

Çfarë i ndodhi Eglit në Mal të Zi? Këngëtarja: Humba në mal për tre orë

18:38 : 08/09/2025

Vendimi i plotë dhe përgjimet/ Si u lirua Ragip Gila, autori i masakrës së Shkodrës

18:34 : 08/09/2025

Boçi për masakrën në Shkodër: Ky është kapitullim politik i shtetit partiak!

18:29 : 08/09/2025

Atentati në Shkodër/ Policia kontroll në shtëpinë e motrës së Mustafa Licit

18:23 : 08/09/2025

Transferohen drejt Tiranës 30 nga të arrestuarit e operacionit anti-drogë në Elbasan

18:03 : 08/09/2025

V*asja në Shkodër, Çollaku: Siguria po merr goditje të rëndë, ka policë dhe prokurorë bashkëpunojnë me krimin

17:58 : 08/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com