• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Lorenc Trashi: Partizani nuk mori liderë, Reja nuk ishte i kënaqur me mua sepse…

17:27 : 29/03/2022
në SPORT

Lorenc Trashi, ish-kapiten i Partizanit, i transferuar në Kuvajt te ekipi Al Qadsia, ku luan prej dy sezonesh dhe ka kontratë deri në vitin 2025, në një prononcim për “Panorama Sport” ka folur për disa çështje.

29-vjeçari tregon për ambientimin në Kuvajt, teksa ankohet vetëm për arbitrimin. Trashi flet edhe për gabimet e Partizanit këtë sezon, si dhe për Kombëtaren dhe bisedat me trajnerin Reja.

Largësia, por edhe mungesa e informacionit ka bërë që të mos jeni në vëmendjen e mediave dhe tifozëve këtu. Si po shkon aventura juaj në Kuvajt?

Kush interesohet, e gjen mundësinë për informacione nga kampionati ku unë luaj. Të them të drejtën, nuk më pëlqen të jem në vëmendjen e mediave apo njerëzve. Unë bëj punën time dhe jam i kënaqur këtu ku jam. Nuk luaj në Europë, prandaj ndodh e gjitha dhe është diçka normale.

Por për mua ka qenë e vështirë, sepse kam pasur disa oferta në Europë kur luaja te Partizani dhe ndoshta do të flisnim ndryshe sot. Në fund futbolli është edhe fat dhe kur gjithçka të përfundojë, nuk do të të kujtojë më njeri çfarë ke bërë dhe ku ke luajtur.

Lexo edhe:

Tjetër sulmues për Partizanin, 18-vjeçari rikthehet te “Demat”

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

Familja është e rëndësishme dhe duhet siguruar e ardhmja e saj. Është vërtet pasion kjo që bëjmë ne, por gjithashtu me futbollin mbajmë edhe familjen dhe plotësojmë çdo nevojë tjetër. Unë jam i kënaqur me atë që kam bërë dhe po bëj. I kam plotësuar ëndrrat dhe objektivat e mi dhe kjo ka rëndësi. Pastaj njerëzit do të vazhdojnë gjithmonë të flasin, sepse kështu e ka futbolli.

A jeni ambientuar me kulturën dhe gjithçka në Kuvajt? Çfarë ka diçka pozitive dhe negative?

Këtu u ambientova shumë shpejt, sepse njerëzit janë shumë mikpritës dhe të respektojnë pa masë. Pastaj, gjëra negative gjen kudo, në çdo vend të botës. Këtu problemi më i madh është arbitrimi. Gjyqtarët nuk janë në nivelin e duhur dhe duhet të jesh i kujdesshëm në çdo ndërhyrje. Lë shumë për të dëshiruar.

Me aq sa e keni ndjekur, si ju është dukur Partizani nga janari e mbrapa?

Partizani ka bërë disa ndeshje të mira nën drejtimin e profesor Dritanit, por në betejat e fundit nuk e di çfarë ka ndodhur. Kam parë një shpërqendrim të lojtarëve dhe nuk janë të qetë. Por mendoj se kjo vjen edhe për arsyen se Partizani ka dalë jashtë objektivave të vet dhe është normale që lojtarët të bien psikologjikisht.

Çfarë mendoni se ndikoi më shumë që të kuqtë nuk luftuan dot për titullin në këtë sezon?

Ka shumë faktorë që bënë të ndodhë kjo situatë. Kishte shumë ndryshime, në disa reparte duheshin afruar lojtarë që të kishin aftësinë të mbanin peshën e ekipit, sepse këtë nuk mund ta bëjnë vetëm Hoxha, Belica, Bitri e Mala. Në çdo repart duhen lojtarë me potencial.

Çfarë duhet të ndryshojë kjo skuadër në verë, për të qenë e aftë për titullin sezonin tjetër?

Këtë e dinë më mirë drejtuesit, sepse ata janë afër çdo gjëje që ndodh atje, por ajo që mund të them është se duhet se s’bën të ndryshojë diçka. Nuk duhet të bëjnë gabimet e vjetra dhe duhet të mësojnë nga gabimet e bëra.

Si e shihni përballjen me Vllazninë në Kupë, cila është favorite?

Me Vllazninë është një ndeshje shumë e fortë, por mendoj se Partizani është më i motivuar ta fitojë këtë përballje, sepse është i vetmi objektiv që ka mbetur në lojë.

Të kuqtë kanë afruar një të ri si Hadroj së fundmi që ka mbuluar krahun e majtë. Si ju duket? Ku duhet të përmirësohet?

Hadroj është një lojtar me cilësi të mira. Kam luajtur ndaj tij dhe më pëlqen se është agresiv, por duhet të kuptojë dhe t’i ndajë gjërat. Nuk mund të luash njësoj te Bylisi dhe te Partizani. Duhet të marrë më shumë përsipër dhe të ketë më tepër besim në vete. Është tek ekipi më i madh në Shqipëri dhe presioni është prezent në çdo ndeshje. Thjesht duhet një marsh më shumë.

Këtë herë, pas disa thirrjesh radhazi, Reja nuk zgjodhi t’ju merrte në Kombëtare? Çfarë mendoni se ka ndikuar dhe a keni pasur komunikim me Rejën së fundmi?  Tashmë që ka ardhur edhe Balliu, e shihni të fortë konkurrencën në krahë?

Unë me trajnerin kam folur në çdo grumbullim ku kam qenë dhe normalisht që ai nuk është i kënaqur me mua, sepse jam transferuar në Kuvajt. I kam shpjeguar me detaje se kam dashur shumë të luaj në Europë, por jo çdo gjë ka qenë në dorën time.

Duke parë moshën, 28- 29 vjeç, koha ikën dhe në Europë bëhet çdo ditë e më e vështirë, atëherë mendova për të ardhmen e familjes dhe fëmijës tim. Nuk dua që në të ardhmen familjes sime t’i mungojë diçka. Them se kushdo që të ishte në vendin tim, këtë zgjedhje do të kishte bërë. Unë jam koshient që luaj në një kampionat, që me të drejtë, trajnerin Reja nuk e kënaq dhe është normale.

Kam pranuar çdo vendim të tij. Në qoftë se do të më thërrasë sërish në Kombëtare, unë do të jem gati, nëse jo, sërish e mirëkuptoj vendimin e tij. Ne kemi folur shumë dhe e kuptoj plotësisht. Kombëtarja jonë ka shumë lojtarë të rinj dhe premtues. Më bëhet shumë qejfi që po u japin mundësinë, sepse mendoj veten time në fillimet e mia.

Unë ëndrrën time dhe të prindërve të mi e kam bërë realitet. Kam arritur çdo gjë me sakrificat dhe djersën time. Më pas e di se nuk do t’u pëlqej të gjithëve, sepse është e lehtë të ulesh në divanin përballë televizorit dhe të komentosh, por sakrificat e mia i di vetëm unë dhe familja ime.

Për Balliun më vjen mirë që tashmë është përshtatur me Kombëtaren, sepse është një lojtar i shkëlqyer dhe djalë fantastik. Unë konkurrencën e kam me veten. Nëse do të jem në formë, do të vij sërish, nëse jo, atëherë le t’i hapim krahun brezit të ri. Është shumë e thjeshtë.

/Panoramasport

 

Etiketa: Lorenc TrashiPartizaniReja

Lajme të lidhura

SPORT

Tjetër sulmues për Partizanin, 18-vjeçari rikthehet te “Demat”

18:11 : 10/06/2025
SPORT

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025
SPORT

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

15:30 : 05/06/2025
SPORT

Sulmuesi titullar heziton të rinovojë me Partizanin, pritet largimi

19:37 : 04/06/2025
SPORT

Lamtumira e radhës te Partizani, titullari konfirmon largimin

13:43 : 01/06/2025
SPORT

ZYRTARE/ Partizani i beson të rinjve, firmos me dy talentet e akademisë

21:02 : 31/05/2025
Para

Nesër protesta para godinës së SPAK, ja çfarë kërkohet

TË GJITHA

Hetuesit amerikanë nisen drejt Indisë, do të hetojnë aksidentin e rëndë ajror

16:54 : 12/06/2025

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

16:50 : 12/06/2025

Lewandowski i doli publikisht kundër, trajneri Probierz dorëhiqet nga Polonia

16:50 : 12/06/2025

Legjenda e Dinamos, Sejdini: Shqipëria nuk di të luajë në sulm, mbetemi ekip i vogël

16:41 : 12/06/2025

Çfarë tregon për 11 majin, vrasja e superman-it Veliaj

16:39 : 12/06/2025

Barazimi fatal ndaj Letonisë, Mirel Josa tregon se ku gaboi Sylvinho

16:26 : 12/06/2025

OKB: Irani ka shkelur obligimet bërthamore

16:24 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com