• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kriza ekonomike në Kosovë, propozohen tri masa për tejkalimin e saj

15:04 : 28/03/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, RAJONI

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputet i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka propozuar tri masa për tejkalimin e krizës ekonomike në Kosovë. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë 230 milionë euro.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka prezantuar tri masa në seancën e sotme, të cilat sipas tij, do ta ndihmonin Kosovën.

Ai tha se jeta e qytetarëve është vështirësuar nga kriza energjetike, kriza e çmimeve dhe pasiguria e përgjithshme globale që u krijua nga lufta në Ukrainë.

Tutje Hoti, tha se këto masa duhet të dizajnohen me kujdes dhe të ndërmerren sa më parë.

“Ngritja e çmimeve. Të gjithë indikatorët tregojnë se jeta e shumë familjeve është vështirësuar. Ne vlerësojmë që është e pashmangshme pakoja për të ndihmuar sikur në kohën e pandemisë. Vonesat në këtë drejtim shtojnë barrën e familjeve. Ne kemi 3 propozime, masa e parë dhe e menjëhershme është të bëhet indeksimi i të gjitha skemave pensionale e sociale me inflacionin. Së paku për të mbuluar produktet bazike”, tha Hoti.

Lexo edhe:

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

Sipas deputetit të LDK-së, zgjidhje e dytë është subvencionimi në bujqësi.

“Rritja e kostove të imputeve bujqësore shkon edhe qind për qind. Ftoj Qeverinë që të ketë rritje të menjëhershme të subvencionimit në bujqësi. E treta është t’i kthehemi debatit për pagën minimale. Duhet të behet indeksimi i pagave në sektorin publik, te gjitha këto masat janë të përballueshme për buxhetin e shtetit”.

Kurse, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se për tejkalimin e krizës së rritjes së çmimeve në tre muajt e fundit janë ndarë 230 milionë euro.

Murati gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, po ashtu ka njoftuar se fondet e Zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) janë riorientuar.

“Fondet e MCC-së nuk kanë humbur, përkundrazi kemi rifilluar negocimin. Këto fonde janë riorientuar me kapacitete akumuluese të energjisë elektrike që është më tepër për axhendën e gjelbër dhe në anën tjetër për ngritjen e burimeve njerëzore”, tha Murati.

Ai ka shtuar se rritja e çmimeve në import dhe manipulimet e mundshme të tregtareve janë dy faktorët për rritjen e kostos së shportës së qytetarëve.

“Për sa i përket rritjes së çmimeve, janë dy faktorë. Rritja e çmimeve në import, që është fenomen botëror, jashtë çdo kontrolli të çfarëdo qeverie dhe e dyta është nga manipulimet që mund të bëhen në emër të këtij inflacioni nga tregtarët. Vazhdimisht kamë dëgjuar se te Qeveria është problemi e jo tregtarët kanë faj”.

I pari i financave, ka përmendur disa nga vlerat që Qeveria e Kosovës ka ndarë për tejkalimin e krizës ekonomike në vend.

“Deri më tani kemi marr disa masa, pikë së pari subvencionimi i rrymës që mos të ketë rritje të çmimit për prodhuesit dhe amvisëritë që konsumojnë nën 800kWh. Janë 45 milionë euro për subvencionimin e familjeve dhe janë 25 milionë euro shtesë që shkojnë për pensionistët për këtë vit. Janë 10 milionë euro për subvencionimin e skemave të asistencës sociale, gjithashtu janë 10 milionë euro për rritjen e rezervave shtetërore. Po ashtu, janë rreth 20 milionë euro për t’i shtuar subvencionet në bujqësi. Pra, gjithsej janë 230 milionë euro në këto tre-katër muajt e fundit për t’i mbështetur qytetarët karshi rritjes së çmimeve”.

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se muaji mars i rikthen gjithmonë kujtimet e kohës së luftës por edhe të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai deklaroi se veteranët e UÇK-së duhet të përfshihen në ligjin për Paga që të mos ofendohen.

“Përball të gjithë atyre që iu mungojnë të dashurit e vetë, atëherë ata e meritojnë një lajm të mirë prej nesh. Ata nuk e kanë lajmin e mirë që t’u rriten pensionet, por ata nuk i pranojnë as diskutimet se kush është veteranë i vërtetë e kush jo. E dimë që ligji i Pagave është në proces por mos të harrojmë që të fillojmë nga kategoritë më meritore, ato të lirisë. Të paktën të përfshihen në këtë rritje e të mos i ofendojmë këta njerëz”.

Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi potencoi se janë shqetësuese shifrat e të rinjve që duan të largohen nga Kosova.

“Ngritja e çmimit të naftës, produkteve të tjera, janë bërë të padurueshme. E tani kur po debatojmë, janë qindra qytetarë që po presin para ambasadave që të ikin nga vendi, e zemërimi i qytetarëve është i madh me këtë Qeveri”.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, tha se mbrojtja e vendit fillon nga jashtë, derisa theksoi se Qeveria duhet ta vizitojë NATO-n dhe t’i shohë pritjet që janë për anëtarësimin e Kosovës.

“Aplikimi do të mund të bëhej dhe të përmbushej brenda një kohe të shkurtër, sikurse edhe një koordinim me partnerët tanë. Nëse ne kemi pasur prirje se një marrëveshje Kosovë-Serbi, duhet ta sjellë një njohje të ndërsjellë, kjo është shumë e largët duke parë situatën në Ukrainë, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të duhej të ishte prioritet mbi prioritete gjatë 2022”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, potencoi se Qeveria po punon në adresimin e kërkesave.

“Ne si Qeveri po bëjmë që këto kohë t’i adresojmë kërkesat tona edhe të paraqesim situatën. Po bëjmë gjithçka që është e mundur, pajtohem edhe me një thënie të deputetit Hoxhaj se duhet të dëgjojmë e jo vetëm të flasim. Tek rritja e çmimeve është importi që është fenomen global, dhe e dyta manipulimet qe mund të bëhen në emër të këtij inflacioni. Asnjëherë nuk e dëgjova që opozita nuk e tregon problemin ku është aty, por e kemi parë kur në pakot për pandeminë kanë përfituar tregtarët”. /Monitor/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

08:21 : 17/05/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

08:19 : 17/05/2025
AKTUALITET

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e shtunë! Ja sa do të jenë temperaturat

08:09 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
SHOW BIZ

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025
BOTA

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025
Para

Dash Sula: Berisha do të jetë nr 1 në PD sa të ketë jetën

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën në Ferma VIP

08:21 : 17/05/2025

Ngërçi politik në Kosovë, sot përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit

08:19 : 17/05/2025

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e shtunë! Ja sa do të jenë temperaturat

08:09 : 17/05/2025

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025

Pse u largua nga Ferma VIP? Alba zbulon publikisht sekretin e saj dhe Limit

22:52 : 16/05/2025

Alarm në Çikago! 11 të burgosur arratisen nga burgu, policia: Janë të armatosur dhe të rrezikshëm

22:51 : 16/05/2025

Gattuso drejt lamtumirës me Hajdukun: Ndeshja ndaj Rijekës mund të jetë e fundit

22:45 : 16/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com