• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Genc Pollo: Dy skenarët e zhvillimeve në PD dhe si ringrihet partia

11:52 : 26/03/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Genc Pollo, ish-deputet dhe ish-ministër në qeverinë e PD-së, shprehet se zhvillimet e pritshme në PD mund të kenë dy skenarë.

“Skenari optimal është një bashkim i PD, bazuar në vendimet e marra në Kuvendin e Dhjetorit, por duke marrë parasysh kërkesat e arsyeshme të grupimit të mbështetësve të deritanishëm të Bashës. Skenari negativ është që drejtuesit e lënë nga Basha të frenojnë bashkimin duke paraqitur kushte të pamundura, joparimore, të mbajnë vulën dhe logon e PD dhe të caktojnë kandidatë në zgjedhjet lokale 2023 për të përçarë votën e opozitës”, tha Genc Pollo, në një intervistë për “Deutsche Welle”.

Pollo shtoi se “jemi 100% në hullinë optimiste”.

Për ringritjen e PD, ish-ministri thotë se parakusht është “bashkimi pa rezerva i të gjithëve”.

I pyetur “a i vlen apo e dëmton ringritjen rikthimi i Berishës si kryetar i PD”, Pollo thotë se “pa aksionin e zotit Berisha që nga vjeshta e shkuar, do të ishim me opozitën më moçalore të këtyre tre dekadave”.

Lexo edhe:

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

Intervista

DW: Cilat janë pritshmëritë tuaja për zhvillimet në PD pas dorëheqjes së Bashës? Cili do te ishte skenari optimal dhe ai me pak i dëshiruar?

Genc Pollo: Para vendimit të gjykatës skenari optimal është një bashkim i partisë, bazuar në vendimet e marra nga kuvendi i 11 dhjetorit. Por duke dëgjuar e marrë parasysh kërkesat e arsyeshme të gjithë atyre që deri tani qëndruan afër Bashës. I të tërëve pa dallim. Kurse skenari negativ do të ishte që drejtuesit e lënë nga Basha të frenojnë bashkimin duke paraqitur kushte të pamundura e joparimore dhe me këtë sebep të mbajnë vulën e logon si dhe të caktojnë kandidatë në lokalet 2023 për të përçarë votën e opozitës. Fatmirësisht jemi 100% në hullinë optimiste.

DW: Nëse skenari negativ potencial ndodh, nëse ata që qëndruan deri dje afër Bashës mbajnë logon dhe vulën e PD, a mendoni që Grupit të Rithemelimit i mbetet të krijojë një parti të re demokratike me logon dhe vulën e vet? Kreu i këtij grupimi, ish-kryeministri Berisha e quajti sot “fletushke“ rezolutën e grupimit dhe deputeteve demokratë që mund të jenë autorë të skenarit potencial negativ? Me fjalë të tjera e hodhi poshtë.

Genc Pollo: Mendoj se te tërë demokratët e ndërgjegjshëm duke filluar nga deputetët e shefat e degëve do të synojnë bashkimin; gjithnjë e më të shumtë janë ata që e shohin bashkimin jo vetëm të dëshirueshëm por edhe të paevitueshëm. Po e dëftejnë me fjalë e vepra.

DW: Si mund të ringrihet PD?

Genc Pollo: Bashkimi pa rezerva i të gjithëve është parakusht për ringritjen. Por jo garanci automatike për fitoren zgjedhore kundër PS në pushtet. Kjo fitore është absolutisht e mundshme; siç është i nevojshëm, madje i domosdoshëm, për demokracinë rotacioni i pushtetit. Për të arritur aty duhet përveç riorganizimit edhe një përcaktim programor; si dhe koherencë e konseguencë në qëndrimet politike në vijim. Por fillimisht të pushojmë duke sqaruar publikisht problemet e vetvetes dhe të flasim kryesisht për problemet e publikut. Problemet që shqetësojnë shoqërinë duhet të jenë në fokus të një PD-je të ringritur. Shndërrimi në subjekt Big Brother ushqen disa media por edhe varros partinë. Kjo ka pasoja edhe në qeverisje. Edhe në shtetet më problematike të Ballkanit dhe Europës po të zbulohej se një ministër i falte familjes e vetes truall  shtetëror në bregdet do të kishte pasoja. Tek ne ishte lajm që u harrua ditën tjetër. Një opozitë efektive nuk e lejon këtë.

DW: A ka ardhur koha per nje lidership te ri ne PD qe nuk mbart gabime/mangesi/ stigmatizime negative nga e shkuara?

Genc Pollo: Koncepti i rinovimit të brezave në parti e në çdo organizatë tjetër nuk është i gabuar. Përkundrazi ai është natyror. Por varet se si e se ku, e se me kë bëhet. PD e tentoi një rinovim në udhëheqje në vitin 2013 me rezultatin që kemi parë. Kështu që në këtë fazë partia nuk është në qejf për eksperimente. Koha e zhvillimet do e tregojnë se kur do të kemi procese te tilla.  Ndërkohë që të bën përshtypje se askush nuk flet për rinovim në PS. Edi Rama është aty në nivele të larta prej njëçerek shekulli dhe kryetar prej 17 vitesh. Madje në këtë post prej vitesh nuk votohet më nga socialistët pasi “fiton zgjedhjet” e pushtetit siç na tregojnë p.sh. raportet e  OSBE/ODIHR dhe përgjimet e gazetës Bild. Prandaj fokusimi aktual më duket i njëanshëm.

DW: A i vlen apo e demton ringritjen rikthimi i Berishës si kryetar i PD?

Genc Pollo: Së pari, anëtarët e Partisë Demokratike do e peshojnë këtë pyetje dhe do t’i japin përgjigje me votën e tyre në muajin maj. Së dyti, këshillat në këtë drejtim janë të mirëpritura sidomos kur vijnë nga votues e dashamirës të PD. Së treti, demokracia shqiptare ka nevojë urgjente për një opozitë efektive e cila luan plotësisht rolin e kontrollit e balances ndaj pushtetit qeveritar. Këtë e sheh kushdo; madje po na e kujtojnë edhe zyrtarët e Komisionit Europian, të cilët nuk para përzihen në çështje partie. Së katërti pa aksionin e zotit Berisha që nga vjeshta e shkuar, do të ishim me opozitën më moçalore të këtyre tre dekadave. Sa thashë më lart, mendoj se i jep përgjigje pyetjes tuaj.

DW: Dy grupimet kundershtare ne PD kane baltosur rende njeri-tjetrin. Ku e shihni celesin qe ato te bashkohen?

Genc Pollo: Baltosja është aspekti më i pakëndshëm i gjashtë muajve të fundit. Mbase na ngushëllon fakti që nuk jemi të vetmit; edhe jashtë vendit. Partia Popullore spanjolle në opozitë u përfshi së fundmi nga rivaliteti midis kryetarit të partisë dhe kryebashkiakut të Madridit; madje pati akuza të ndërsjellta për korrupsion e tendera pandemie. Në vijim pasuan dorëheqjet pa kushte. Dhe një kongres përbashkues është planifikuar në prill. Në rastin e PD-së në tërësi fajësimet ishin të përgjithshme pa prova e pa substancë. Por e veçantë duket çështja e Portit Durrës që duhet hulumtuar më tej. Por megjithatë vlen prezumimi i pafajësisë si parim.

DW: A prisni qe figura te PD me kontribute te spikatura, te nxjerra jashte nga Basha do te afrohen tanime per te vene ne sherbim te ringritjes pervojen, vokacionin politik nese nuk jane te stigmatizuar si  të perfshirë në afera korruptive?

Genc Pollo: Janë afruar shumë syresh ndërkohë. Besoj do të aviten në parti dhe do të kontribuojnë në mënyra të ndryshme të tërë ata që duan e që munden. Procesi partiak i filluar në 11 dhjetor e mundëson këtë.

Etiketa: genc polloGenc Pollo: Dy skenarët e zhvillimeve në PD dhe si ringrihet partia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

09:52 : 17/04/2025
AKTUALITET

Marrëveshja mes tre vendeve për mbrojtjen, Pollo: Hap pozitiv! Rama dështoi në politikën e jashtme

21:48 : 26/03/2025
AKTUALITET

A i mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

09:21 : 19/03/2025
AKTUALITET

Primaret dhe kontrasti

12:40 : 08/03/2025
AKTUALITET

Genc Pollo: Nuk kandidoj për deputet, e ndava mendjen katër vjet më parë

11:40 : 21/02/2025
Para
Foto: Postim Instagrami

Atdhe Xharavina tregon si e mori vesh lajmin se nëna e tij ishte me kancer

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com